Covid dhe Gjirokastra e lënë

 

Qafa e Pazarit


Anila Prifti


Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO Gjirokastra nuk ka infektim komunitar nga Covid 19.  Deri në fund të korrikut ishin vetëm dy vatra; pjesëtarët e dy familjeve asimopatikë, që pas karantinimit 14 ditorë vazhojnë jetën normalisht, thotë Drejtori i Shendetit Publik Shpëtim Novi. I njohur për arkitekturën fine, otomane, mbijetuar deri në kohët e sotme në rajonin e Ballkanit, ky qytet për shkak të pandemisë ka disa muaj që po përjeton pasoja të rënda ekonomike. Goditjen e fortë e ka marrë turizmi që deri një vit më parë ishte nga shpresat me të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore. “Shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të marrin leje përmes një kërkese online drejtuar autoriteteve greke. Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin. Transporti i mallrave vazhdon”, thotë shefi i policisë kufitare në Kakavijë.

Numërohen me gishta vizitorët në kala. Të huajt prej nga dhe gjenerojnë të ardhurat  për familjet gjirokastrite mungojnë. “Turizmi në Gjirokastër ka shkuar në zero. Kishim parashikuar që këtë vit të arrinim maksimalet përmes kësaj fushe dhe të vilnim investimet që kemi bërë, por përfunduam keq”, thotë Maks Hoxha biznesmen.  “Sikundër bota u vendos përpara sfidës së veshtirë të bllokimit të levizshmërisë civile, si pasojë dhe në Gjirokastër kjo solli shifra të ulëta turistësh dhe pritshmëri të papërmbushura për bumin turistik të 2020. Nëse e paralelizojmë periudhën Janar Korrik me vitin 2019 vetëm për këtë periudhë kishim pritur gjysmën e totalit të turistëve që llogaritet në 120 mijë turistë. Sivjet sipas statistikave të vizitave në muze numri përmblidhet në 1200 turistë për muajin Qershor dhe Korrik”, tregon për “Faktoje” Loena Bakuli,  Drejtore e Drejtorisë së Koordinimit të Integrimit Evropian dhe Turizmit.

 Para 400 vjetësh Gjirokastra kishte  2 200 shtëpi, nga të cilat 200 në kështjellë; 280 dyqane, 9 xhami, 3 teqe, 3 kisha, 5 kroje dhe mijëra depo uji. Nga viti në vit e nga shekulli në shekull qyteti rritej e forcohej dhe mori rolin e trashëgimtarit  të qytetërimeve të lashta të luginës dhe trojeve përrreth. “Gjirokastra është dashuri me shikim të pare/ Si vendi i lindjes së shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare, por dhe i diktatorit famëkeq Enver Hoxha, qyteti është aq intrigues dhe kontravers, pasi ruan mirë gjithë fazat e historisë. Ka shumë për të parë, jo vetëm në këtë qytet unik, por në gjithë rajonin”, shkruhet në hyrjen e faqes web për Turizmin në qytetin me afro 60 mijë banorë.   Ky është qytet që jeton me turizmin e huaj dhe përsa kohë kufijtë janë mbyllur dhe nuk ka asnjë turistë, Gjirokastra është dramë. Ato çfarë fliten deri tani si ndihmë për turizmin janë propogandë”, thotë Maksim Hoxha kryetar i Dhomës së Tregtisë për Gjirokastrën.

 Prefekti Astrit Aliaj është nga të paktët optimist, dhe nuk mendon se këtu situata është e rëndë -“Kemi bërë thirrje që turistët shqiptarë të vijnë në Gjirokastër. Ky është vit ku janë rritur kapacitete jo vetëm në qytet por edhe në fshat. Për këtë gjë kemi komunikuar me kryetarët e bashkive të tjera, po mundohemi të joshim të rinj e të reja duke treguar resurset. D.m.th të nxisim turistin vendas, të pijmë kafenë te njeri tjetri”.  

Banorët këtu hodhën kursimet për rritur cilësinë e investimeve në pronat e tyre, me qellim për të pritur më shumë turistë për 2020-n. “ Të huajt kanë qënë më shumë vizitorë për pak orë, kanë shpenzuar pak para, por kjo ka ndihmuar gjirokastritët të mbijetojnë. Sot turisti i huaj mungon,çka do të thotë më pak frymëmarrje për biznesin e hotelerisë , kryesisht për biznesin familjarë që u këshilluan të shtonin kapacitete duke investuar edhe ato pak para që kishin ruajtur”, thotë gazetarja Orjana Çenko në të njëjtën kohë dhe administrator e nje televiozioni lokal. Sot qendra historike mbulon një sipërfaqe prej 1.2 km katrorë, përfshirë kalanë dhe strukturat e ndërtuara deri në shekullin XIX. Zona e mbrojtur si një vend i trashëgimisë së UNESCO-s përfshin 1400 ndërtesa. Vitin e kaluar sipas shifrave të bashkisë këtë territor e vizituan afro 300 mijë turistë. “ Vjet në këtë kohë në dyqanin tim hynin më shumë se 250 vetë në ditë. Sot ke ardhur vetëm ti:, thotë Sedat Çani tregtarë në Qafën e Pazarit. Qyteti ka mbi 800 ndërtesa historike. Pjesë e kësaj bashkie është edhe Parku Arkeologjik i Antigonesë-Adrianapol, i cili u krijua në vitin 2005 me një sipërfaqe prej 92 hektarësh.

 

Goditet Hoteleria dhe tregëtia

 

Pazari i Gjirokastrës i ndërtuar në shekullin XIX me një stil oriental, është një nga atraksionet turistike dhe qendër e bizneseve turistike, nga më uniket në rajon. Gjatë rijetëzimit të tij u restauruan fasada, mure, çati, vetrata, taraba, ndriçuesit e kompleksit karakteristik, duke i dhënë nisje pozitive tregtisë, zejtarisë, artizanatit, hotelerisë, haneve, bujtinave të lëna pas dore.  Sot aty nuk as blerës e as pushues. Tregtarët kalojnë më orë dhe me ditë të tëra në pritje të një klienti.

“ Gjendja është shumë e keqe. Ne presim stinën e verës për xhiron por po të tregoj se dje p.sh ishim zero, nuk shitëm asgjë. Sot shpresojmë të blesh ti. Këtu punojmë burrë e grua”, tregon Kastriot Adrami, tregtarë tek Gjashtëkatëshi në Qafën e Pazarit.  Gruaja e tij Alma të tregon pusin 400 vjeçar në mes të dyqanit të saj. Për shkak të ligjeve në zonën muzeale, ai ujë nuk mund të pihet dhe pse është i pijshëm. “Nuk ka një sinjalistikë të tregojë që ky pus ndodhet këtu”, ajo  shpreson në ndërrimin e situatës. Këta janë të paktët tregtarë që takon në Qafën e Pazarit. Një pjesë e bizneseve të shërbimit, artizanatit, qendrat e përgatitjes dhe tregëtimit të suvenireve në zonën muzeale kanë mbyllur aktivitetet.

“ Dhe pse nuk po fitoj asgjë nga dyqani, mua më mbajnë djemtë që i kam me punë të mirë. Problemi është për ata që skanë asnjë mundësi. Disa tregtarë kanë ikur, nuk i kanë hapur dyqanet”, thotë Sedat Çani.  Gjirokastra që është ndërtuar nga të pasur sot mbahet nga të varfërit që nuk dinë si do të ecin më tej pasi as me “kursim” nuk mund të ecet kur të gjitha sektorët janë në një paralizë ekstreme”, thotë gazetarja Orjana Çenko.

Në qytetin e gurtë ushtojnë aktivitetetin rreth 90 biznese për akomodimin e turistëve. Por sipas të dhënave të pushtetit vendorë disa nga to nuk janë në funksion. “Nga anketimet e realizuara rezulton që një 10% strukturash akomoduese të ketë pezulluar aktivitetin dhe pse në korrik kemi patur grupet vizituese nga Bjellorusia”, thotë Loena Bakuli zyrtare e Bashkise.

 “Në hotelin tim nuk kam asnjë dhomë të zënë. Në këto kushte isha i detyruar që nga 25 punëtorë të bëjë shkurtime dhe të mbajë vetëm 8 prej tyre, nuk mund ti paguaj. Xhiron në lokal po e shikoni , vetëm dy vetë po pinë kafe. Shumë biznese kanë vepruar kështu, ose i kanë mbyllur dyert”, thotë kryetati i Dhomës së Tregtisë Maksim Hoxha. 

Nga ana tjetër mosrespektimi i masave anti covid në Gjirokastër është një tjetër kosto. “Verejmë se bizneset e vogla  dhe qytetarë nuk por ndërgjegjësohen për tu mbrojtur. Kemi vendosur gjoba nga 5 milionë lekë të reja deri në një milionë lekë të vjetra. Me hyrjen e aktit normativ, vetëm këto tre ditë kemi marrë 73 masa nga dy mijë lekë të reja për qytetarët që nuk respektojnë rregullat anticovid dhe bëhen rrezik për pjesën tjetër të popullatës”, thotë Edi Sinojmeri, kryeinspektori I ISHSH në Gjirokastër.

Covid, emigracioni dhe firmat e mëdha

Për prefektin e Gjirokastrës, gjëndja ekonomia e dobët për vendasit nuk ka ardhur vetëm nga  Covid.  “ Ky është një faktor që nuk lidhet shumë me pandeminë. Largimi i vazhdueshëm i njerëzve e ka çuar Gjirokastrën në një gjëndje të tillë. Edhe para pandemisë kanë lënë tokën pa punuar, edhe para pandemisë këtu në qytet nuk janë bërë shumë gjëra”, thotë për “Faktoje” Prefekti Astrit Aliaj.  Në Gjirokastër popullsia pritet të zvogëlohet me rreth 30 % deri në vitin 2031”, thuhet në raportin e para dy viteve të INSTAT.

 Lidhjet më të ngushta janë me Greqinë. Për gjirokastritët,  Janina është qyteti ku kryejnë shumë punë . Vetëm 30 km larg dhe asnjë qendër tjetër shqiptare nuk është kaq afër. “Tani që u mbyllën kufijtë është problem, familja ime bënë pazar në Janinë. Për qejf aty dua ta pi dhe kafen më shpesh”, tregon Flori Sinoimeri. Ka banorë që thonë se po presin hapjen e kufijve për tu larguar drejt Greqisë.  “Nëse do të përgjigjem c’farë goditi më shumë pandemia? Gjithçka, dhe nuk mund të rikuperohet me fushata pa sens “unë pushoj në Shqipëri”.  Sot mendoj të iki. Pandemia nuk bëri gjë tjetër vetëm theksoi problemet që kishin nisur nga largimi masiv . Frika ndali çdo investim dhe të menaxhosh një televizion  ku askush nuk reklamon më asnjë gjë, bëhët mission i pamundur, thotë Çenka administratorja e një televizioni local.  

Gjirokastra është një nga qytetet që shpesh njihet si qytet i pasur, edhe për shkak sepse në zonë janë duke operuar prej vitesh biznese të mëdha, ato të ambalazhimit të ujit, të pijeve, fabrika të përpunimit të qumështit dhe prodhimit te djathrave, fabrika të tregtimit dhe përpunimit të drurit, të prodhimit të inerteve dhe ndërtimit, reparte të prodhimit te veshjeve dhe këpucëve për tregjet e huaja, punishte të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit për ndërtim dhe dekorativ etj. Por vendorët përvecse janë të kenaqur me respektimitn e masave Anti Covid nga ana e tyre, janë të kënaqur që nuk ka patur largim të punonjësve.

Kontrollet e Task Forcës janë të përditshme kryesisht aty ku ka dhe prezence të punëtorëve më shume ku dhe mund të na krijohej një vatër e madhe infeksioni. Por falë punës së drejtuesve të firmave të mëdha, të cilët me të vertetë janë lider në të gjitha drejtimet, edhe në respektimin e protokollit Anti Covid janë model.  Punëtorët janë ndihmuar me ndihma dhe me kujdes shëndetësor edhe gjatë kohës së izolimit.  Nuk kanë bërë asnjë reduktim të punonjësve po janë në kërkim të punëtorëve”, thotë prefekti Aliaj.

Dëmet nga pandemia janë zinxhirë, pavarësisht se një biznes është prekur më pak se një tjetër. Por pavarësisht se nuk kanë larguar punëtorë përfaqësuesit e kompanive të mëdha tregojnë se pasojat janë ndjerë edhe tek ta. “ Më ndikim ka tek bizneset e vogla, ose tek ato firma që janë me kredi të mëdha. Ndaj dhe shumë nga ata kanë larguar punëtorë sepse nuk fitojnë dhe nuk kanë me çfarë ti paguajnë. Ne nuk kemi bërë shkurtime dhe po punojmë me kapacitetet tona ekonomike –financiare. Nuk kemi kredi dhe kjo na ndihmon në periudha të tilla. Por nëse në fund të muajit duhej të paguanim shuma të mëdha në banka, atëherë do dorëzoheshim”, thotë Koço Sotiri ZV. President i Agna Grup. Sotiri arsyeton se kjo është një situatë botërore ndaj biznese apo kompani të niveleve të tilla duhet të shfrytëzojnë kapacitetet e tyre për të minimizuar dëmet në ekonomi. Nga ana tjetër vetë semundja e Covid 19 ka ndikuar në psikologjinë e njerëzve të kësaj fushe. “ Eshtë e pashmangshme, Covidi së pari ka ndikuar nga ana psikologjike, tek ne drejtuesit por edhe tek punëtorët. Të gjithë jemi të shqetësuar. Nuk dimë sa do zgjasë kjo situatë dhe se deri ku shkojnë pasojat si në shëndet ashtu edhe në ekonomi” thotë Koço Sotiri, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në vend. Por a funksion Garancia Sovrane dhe a ka zgjidhje se si të mbrohesh ekonomikisht në këtë situatë? “Ne nuk kemi nevojë për kredi, jemi të zhytur në kredi. Nëse nuk subvencionohen paketat turistike, të huajt do ti shikojmë në këtë vend ndoshta vetëm pas katër vitesh. Nuk ka shpresë..” thotë biznesmeni Maksim Hoxha. 

 

https://faktoje.al/gjirokastra-pasoja-nga-emigracioni-dhe-pandemia-e-covid-19/


https://lapsi.al/2020/08/16/gjirokastra-pasoja-nga-emigracioni-dhe-pandemia-e-covid-19/?fbclid=IwAR1QYCDyFFMbVf9Dxcx-of6yPxqYLbqsRoHX7bMdiwBSVgcY8KBIaabeO3E



Comments

Christy Lyndon said…
Magji e fortë dhe e fuqishme dashurie për të fituar mbrapa ish-in tuaj.. Kam vendosur që do ta kaloj gjithë ditën në internet vetëm për t'u siguruar që shumë njerëz mund ta lexojnë këtë dëshminë time për Dr.Ellen e cila është një magjistar i fuqishëm nga Afrika, Pasi u braktisa nga i dashuri im isha aq i vetmuar atë ditë sa vendosa të kaloja rrjetin për disa këshilla marrëdhëniesh, nuk e dija kurrë se kjo ishte harta e rrugës që do të siguronte kthimin e të dashurit tim. Pasi lexova shumë këshilla se si ta rivendosja marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, zbulova se Dr.Ellen ka shumë rekomandime sesa drejtorët e tjerë, kështu që me këtë vendosa që Dr.Ellen ishte personi i duhur . për punën, Dhe unë kontaktova Dr.Ellen përmes të dhënave të tij që i pashë në internet dhe isha aq i lumtur që zgjodha të punoja me Dr.Ellen sepse puna e tij ishte 100% perfekte dhe magjia ma ktheu të dashurin tim me lehtësim të shpejtë ju gjithashtu mund ta kontaktoni atë për ndihmë tani email.. ellenspellcaster@gmail.com/
Whatsapp/telefononi +2348106541486
Anonymous said…
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Josie said…
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
. said…
Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
Ai është WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV