Covid dhe Puna në Durrës
Fatos Çerenishti, pronar i resort FAFA ANILA PRIFTI Biznesi ku punonte Eda Domi në Durrës mbylli aktivitetin me daljen e aktit Normativ të qeverisë që urdhëronte këtë masë, pas shfaqjes se coronavirusit. 30 vjeçarja, nënë e një vajze mbeti e papunë gjatë atyre muajve dhe vetëm me një pagë lufte. Me rihapjen e dyqanit të fotografive ku punonte, Eda priste të rikthehej në punë, por pronari bëri shkurtime. Ajo iu drejtua zyrës së Punës dhe nga muaji prill ajo i përket kontigjentit të mijëra të papunëve sot në Durrës. “Isha shitëse në këtë biznes prej shumë vitesh. Shpresoj të gjej një vend pune, por deri tani nuk kam mundur. Përvec Zyrës së Punës po kërkoj edhe vetë. Eshtë shumë e vështirë, si unë në Durrës shumë njerëz kanë humbur punën nga Covidi. Kam frikë se do të vazhdojë gjatë kështu”- thotë 30 vjeçarja Domi. Rritet numri i punëkërkuesve “Gjatë muajit mars, si pasojë e pandemisë u deklaruan afro 6 mijë persona që humbën ...