Posts

Showing posts from 2017

Nuk kam harruar..

Image
Nuk kam harruar... Ishte një zakon i vjetër mes nesh. Kur diçka nuk shkonte, ti më shkruaje letër.. Në heshtje më prisje mua dhe letrën aty nën jastëk. Nuk ishte gjëja ime te flisja shumë, e ruaja siç mund të ruash diçka të shtrenjtë për një kohë të varfër. Në atë mungesë, të shkruaja dhe unë letër. Ishte ndryshe; kujdesesha të mos hidhëroheshe. Doja të ishe e lumtur, por s'dija si tjetër. Si rregull ndoshta duhej të isha pesimiste, apo të ndjeja se jeta është përvoje e dhembëshme, me ankth dhe e pakuptimtë. Por me kalimin e viteve; une isha me fat. Munda të përdor pasionin, dashurine time për ty dhe ju, në funksion të një dite të bëjshme. Plot me momente të bukura, ka nga to që sot më mungojnë. Sikurse  çaste që kalojnë, për të më rikthyer aty ku jam, ne pjesën e vertetë. Nuk të kam afër, duke më porositur. Por nuk jam e vetmuar, as e frikësuar. Ndoshta për shkakun se skam fëmijë, si ti mua. Sonte kishim Krishtlindjen;  nuk kam harruar.... nise letren nënë ...

Të mos i besosh Makiavelit!

Image
Mehmet Kraja Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën. Nuk e kemi besuar ndonjëherë se fjala shtet do të merrte këtë kuptim, një sajesë njerëzore gati e pavlerë, e përdorshme vetëm për oligarkët që e sundojnë dhe e poshtërojnë, që e rrjepin dhe e zhbijnë, që përmirën dhe hedhin mbi të pëgërat e tyre krupndjellëse; pra një sajesë që më së paku iu shërben atyre që kanë nevojë për të dhe që e duan më së shumti. Fjala liri nuk e ka kuptimin e plotë ...
http://anilaprifti.blogspot.al/2009/10/ne-boten-e-marre.html

Jeta është e mundur vetëm përmes harresës

Image
  Emil Cioran Jeta mund të durohet vetëm falë gjumit.  Sepse jeta është e mundur vetëm përmes harresës. Gjumi të bën të harrosh dhe kjo pastaj i bën iluzionet të mundura. Në mengjes ju e nisni një jetë të re. Ndërsa, pagjumësia ju bën që në vazhdimësi të jeni në gjendje të vetëdijshme dhe të kthjellët. Kjo iu çon në konflikt me secilin. Arrini deri atje sa ta vini në dyshim të qenit tuaj një qënie njerëzore. I vetmi reagim ndaj kësaj është një dinjitet i çmendur; krenaria që mbin nga një fatkeqësi është e vetmja gjë këtu që ju jep kurajo. Sepse dikush mund të thotë: “Fati im nuk është edhe fati i të tjerëve” dhe gjithashtu është edhe ajo ndjenja ngazëllyese se nuk i përket njerëzimit. Në të njejtën kohë, jeni edhe i ngazëllyer edhe i dënuar.  Njëriu është një qënie që është e vetëdijshme, derisa pagjumësia është dënimi për faktin që e zotërojm një instikt të tillë.

I harruar

Image
Mund të jem e paqartë , nga momenti kur nuk mund ti them të gjitha. Më duhet kohë të përgatis veten, ta bind për mungesat.Megjithatë, kjo është pjesë e shënuar.  Asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk është vetëm imazh në kokën time, por nuk dua të ndjehem thjesht e humbur në kohë e hapësirë. E paplotë.Paqërtësia ka të bëjë thjesht me mua, ndërsa ti je nje i harruar
Image
Irvin D. Yalom: Kur vendosa të shkruaja për Niçen, nisa të rishfletoja veprat e tij. Por shumë shpejt e kuptova se aforizmat e tij, apo mendimet e thella nuk do të më shpinin drejt asaj çfarë doja të shkruaja. Më pas e kuptova se duhej ta kapja atë në një moment të dëshpëruar të jetës së tij, pikërisht pas ndarjes që ai pati me Lou Salome më 1882, një aristokrate ruse, e cila më vonë u bë psikoanaliste. Por e kisha të vështirë të gjeja dikë që do të ishte psikoterapisti i tij. Isha në kërkim të një karakteri që i shkonte një libri, kur Breuer u shfaq në mendjen time. Ndoshta ai kishte qenë që në fillim të idesë sime për të shkruar këtë libër. Ndërsa u kërkoja studentëve të mi të lexonin Frojdin (shumë pak e lexonin atë), m’u kujtua libri i tij “Studimi i histerisë”, i cili ishte gjysmë i Breuer-it. Rasti i Anna O. përfshihej në të, kështu që më në fund u duk se e kisha gjetur terapistin për personazhin tim Niçen. Për të shkruar këtë libër më është dashur të rikthehem në Vjenë. Në...
Image
asgje  pas saj  Kur shikojme jo pasqyren Dikur kur dije te qeshje  neper copeza kanavace  Do te kishe dashur ... kryeveprat qe ushqejne shpirtrat shekullore

ne epoka te ndryshme

Image
pertej syrit ne butesine e perhershme te tokes e zhveshur nga ndotja permes dhimbjes ne dhimbje  ne kerkim te identitetit 
Image
E vetmja mënyrë që të jesh i lumtur… Shkruar nga “The Talks” Një bashkëbisedim me Woody Allen - Zoti Allen, besoni vërtet se lumturia në jetë është diçka e pamundur për t’u arritur? Kjo është perspektiva ime dhe ka qenë gjithmonë e tillë. Unë kam një pikëpamje shumë të zymtë, pesimiste mbi jetën. Kam qenë përherë kështu që i vogël; nuk është se kjo ndjesi u përforcua me kalimin e moshës apo si pasojë e ndonjë gjëje tjetër. Unë ndjej se jeta është një përvojë e zymtë, e dhembshme, plot ankthe dhe e pakuptimtë dhe se e vetmja mënyrë që ju mund të jeni të lumtur, është t’i tregoni vetes disa gënjeshtra. - Shumica e njerëzve s’do të binin dakord me këtë që thoni… Por unë nuk jam njeriu i parë që e them këtë dhe as më i dituri. Kjo është deklaruar më herët nga Niçe, Frojdi dhe të tjerë. Cilido ka nevojë për disa iluzione që të mund të jetojë. Nëse e shihni me ndershmëri dhe në mënyrë të qartë, jeta bëhet e padurueshme, pasi ajo është një sipërmarrje tejet e zymtë. - Ngjan...