Posts
Showing posts from 2009
“Mafia e Re” , kriminelët shqiptarë kërcënim për botën
- Get link
- X
- Other Apps
Anila Prifti Pesë vite më parë, Kris Sueker, asistent-drejtori i FBI-së për Hetimet Kriminale, dha alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Lajmi u përcoll në CNN, ndërsa theksohej se, pas goditjeve të fundit ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e "La Cosa Nostra", e cila konsiderohej si kryemafia në SHBA. Sueker tha se, duke vepruar në Nju-Jork dhe në qytetet lindore të SHBA-së, "Mafia e re" është e sofistikuar dhe e dhunshme, aq sa konkurron mafien ruse. Një vit më parë, një raport i CIA-s për kriminalitetin e shqiptarëve, vuri në dukje se llogariteshin 2 500 padrino shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ku dhe ushtronin aktivitetin e tyre mafioz. Një raport tronditës hartuar nga investiguesit ndërkombëtarë do dalë së shpejti për “Mafian e Re” e cila shikohet si kërcenim real. Dje, një goditje u bë në Itali. Policia e Padovas sulmoi një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të drejtuar nga një familje shqiptare. Ban...
Këpucë-hedhësit e medies
- Get link
- X
- Other Apps
Anila Prifti Një grup gazetarësh dje hoqën këpucët e me to qëlluan muret e gurta të godinës së Kryeministrisë. Protesta, nga sa kuptova, ishte ndaj Kryeministrit Sali Berisha ose, më saktë, ndaj ish-mikut e mikut të shumë prej atyre që dolën në shesh e flisnin në emër të fjalës së lirë, apo në mbrojtje të gazetarit Mero Baze. Ky i fundit u sulmua nga një milioner shqiptar emocionalisht i pa kultivuar. Kur u njoftova për protestën e këtyre gazetarëve që si në çdo rast tjetër të kaluar, vendimet i marrin në zyra partiake apo, akoma më keq, në bare miqsh, mendova se mos do të marrin ndonjë tank nga ato të mbetura nga `97-a e fuqishëm e do të shembnin muret e qeverisë apo atë zyrën e “armikut” të tyre Kryeministër. Siç vijnë vegimet, ashtu edhe mendja ime dukej se po ndriçohej nga pak në këtë mugëtirë hipokrizie. Nuk ndodhi kështu, vetëm disa këpucë të panevojshme të tyre fluturuan që sipas po këtyre protestuesve simbolizonin protestë ndaj fjalës së lirë(!) Sa humor bëhet në ...
Historia e zinxhirëve dhe modeli presidencial
- Get link
- X
- Other Apps
Nga Anila Prifti Shqiptarët janë nevrikë. Irritohen njësoj: si kur marrin pjesë në kortezhin e gjatë të një ceremonie varrimi, ashtu edhe pas dyerve të maternitetit, në pritje të lindjes së fëmijës... Portreti i tij sa është i ekzaltuar aq edhe ka mllef. Kështu, dy ditë më parë, pasi historia e familjes nga Peshkopia bëri xhiro në të gjitha mediet e botës, doli edhe Presidenti Bamir Topi. I irrituar për mbajtjen lidhur për 20 vjet me radhë të dy vajzave të sëmura në Peshkopi, po aq i shqetësuar u tregua për femrën shqiptare, e cila, sipas tij, tashmë duhet të emancipohet, por edhe të ketë fizionominë e misionares Nënë Tereza. Këtë të fundit po e lëmë ta diskutojmë njëherë tjetër, atëherë kur edhe Presidenti të kujtojë se shoqëria shqiptare, në përqindje më të madhe i përket besimit mysliman e më këtë tezë të Presidentit të tyre, mund të ndiheshin të fyera. Sikurse po anashkalojmë paralelizmin e tij, midis emancipimin të femrës shqiptare dhe dy femrave në zinxhir(!) Ndaj,...
Zinxhirët e një shoqërie në verbëri
- Get link
- X
- Other Apps
Anila Prifti Një kasolle dje mbeti bosh. Mysafiri i vetëm i saj e braktisi. Mbërritën aty gjuetarët, e prej saj nxorën “egërsirën” nën zinxhirë. Të parët, ata që e lidhën me hekura, ishin të një gjaku me mikun e kolibes. Per te mos u turperuar, për të mos bërë zhurmë ose, meqenëse ngjasonte me një “bishë”, duhej lidhur dhe mbajtur larg nga njerëzit. Të dytët ishin “vrasësit” e zhurmës. Ia zgjidhën zinxhirët e trashë e të keqpërdredhur - për të mos dëgjuar për pak çaste ulërimën e tij - e për ta degdisur te një palë “zinxhirë” të rinj. Fatkeqi 25-vjeçar u bë preja e frymëzimit të tyre. Sot kasollja është bosh, por errësira ende aty; ashtu si te “Minjtë” e Dino Buxattit, që i detyruan Fisnikët të bëheshin Shërbëtorë e të vlonin qull në kazanë, ndërsa kacavirreshin në trupin gjysmë të zhulosur. Janë gjurmët e një shoqërie në verbëri, që nuk do të gjejë dot shpëtim. U tha se zgjidhen zinxhirët e një të sëmuri mendor në Fier, ashtu sikurse u tha se ishte i tillë, prandaj edhe ia ...
Pse dyshoj te shqiptarët...
- Get link
- X
- Other Apps
Anila Prifti Pse dyshoj, se shqiptarët janë të paaftë, për të qenë pjesëmarrës në Procesin e Ndryshimit? Mos kjo më ndodh, për shkak të vetëmosbesimit apo për shkak të frikës ndaj të panjohurës? Apo nga vetëvlerësimi i tepër kam frikë të besoj te të tjerët? Në fakt, nuk eshtë kështu. Kjo, për shkak se çdo ditë, në 19 vitet e fundit pas diktaturës, për mua ishte e panjohur, e re, e frikshme ose e bukur, me ngjyrë ose pangjyrë. Por edhe rezultatet, në marrëdhëniet e mija profesionale, më kanë treguar të kundërtën. Sikurse nuk jam mosbesuese, derisa transmetoj optimizëm e vullnet apo kërkoj ndihmë e delegoj detyra në çdo sferë të jetës. Nuk dua në këtë shkrim të injoroj bashkëqytetarët e mi. Mospasja i një ideje, për t’u larguar prej këtej, për shkak të këtij dyshimi, apo prejardhja dhe lidhjet e gjakut me shqiptarët e mëdhenj: Fishta e Gazullorët, asesi nuk më orientojnë drejt fyerjes për racën, së cilës i përkas edhe unë. Dyshoj, sepse, si reportere prej 16 vitesh, në ...
Në botën e marrë...
- Get link
- X
- Other Apps
Ti s'je veç një vizitor i trishtuar në këtë tokë të marrë. Vargu i famshëm i Gëtes, për imazhin e ekzistencës së njeriut, godet frikshëm sot. Vrulli, me të cilën vijnë lajmet e ditës, ngjajnë me zhuzhutë e lodhshme në një urban, i cili, për 45 minuta i bie rreth e qark Tiranës. Kaq është metropoli i vendit, me dy milionë e gjysmë banorë të këtushëm. Në kaq pak kohë, dëgjon thjesht gjithçka ndodh në një vend për Kryeministrin, që kërkon central nuklear; për Presidentin, i cili pushon në mesditë në banesën e tij rrëzë Dajtit; për "Dosjet"; për vizitat "investiguese" në Gjermani; për Kodin... dhe... trillet e Daun Braën; për "Fazlliç" e për "Basha". Të gjithë flasin kudo dhe sido që t’u vijë për mbarë. Në këtë vend, fjala është e lidhur me ASGJË-në. Një mik shkruan... Recipienti ynë budallallepset me lirinë e fjalës së shndërruar në pallavër të mërzitshme, të fjalës që nuk hyn më në luftë me të keqen e që nuk bëhet asnjëherë vepër... Ekranet...
Vermoshi, aty ku lutemi të mos shkelin “barbarët”
- Get link
- X
- Other Apps
Nga Anila Prifti Njeriu i sotëm, me përformancën e një dordoleci - trembës i shpendëve - ka shpirt shkatërrues dhe bën të lotojnë në dhimbje edhe malet. Por ende ekziston një “ishull” i kristianizmit, ku “barbari” s’ka mbërritur ende. Shfaqet madhështor një amfiteatër natyror, që të fal mrekullinë e qytetërimit tremijëvjeçar, që gjendet ende në një gjumë magjik! ...Ky është Vermoshi. Të mbërrish deri aty, nga Malësia e Madhe duhen ca orë rrugë nëpër male e leqe, ku të shumtën e kohës mbyll sytë të mos shohësh thellësinë, për të cilën vendasit të tregojnë se ka ende fantazma legjendash. E, nëse i referohesh ndonjë ndalese në rrëfim, prej tyre mëson se në vitin 1890, një familje dimëroi aty për arsye shëndetësore, porse nuk u largua më. Pesë vite më vonë këtu u ngritën 12 shtëpi dhe më 1909-n Vermoshi bëhet kryeqendra e Bajrakut të Selcës. Kështu shpjegohet fillesa e këtij vendi... Me firmosjen e Protokolli më 1925, katër vjet pas diskutimeve në Konferencën e Parisit, Vermoshi i mbeti pl...
Të punësuar në Facebook
- Get link
- X
- Other Apps
Nga Anila Prifti Prej kohësh, media po shfaqet e pangjyrë, asgjë nuk ndodh. Por orët për lajme të bukura e ato pozitive duket se kanë mbërritur. Numri i të papunëve në Shqipëri është ulur!- kështu njoftonte një nga televizionet që ndihet i afërt me qeverinë. Dhe natyrisht, vijon informacioni, kjo falë programit të Partisë Demokratike, e cila në fushatë premtoi përgjysmimin e të papunëve, por edhe të LSI-së, që u premtoi ithtarëve të tij 180 mijë vende pune. Një lajm i tillë duket sikur e ka kthyer entuziazmin edhe te partiakët e të dyja kaheve, të cilët ndihen më të qetë e nuk do u gjëmojnë veshët nga zhurma e të papunëve, si lukunia e ujqërve të uritur. Po lajmet duket se mbërrijnë me vonesë në zyrën e kreut të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Robert Bosch, tek ambasadori gjerman Bernard Borchard, apo tek ambasadorët e tjerë në Tiranë, të cilët prej ditësh paraqiten publikisht, duke i kërkuar opozitës futjen në Parlament, sepse, në të kundërtën, është kosto politike për ta ...
DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit
- Get link
- X
- Other Apps
Unë kam ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, në vendin e quajtur "Disko e shtetasit A.Zeneli", e cila ndodhet tek "Sheratoni". Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t'iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona për të më eliminuar. Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Në Itali kam mësuar se kishin dërguar njerëz për të më eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulzim Berisha si dhe të afërmit e viktimës. I gjendur në këto kushte, vendosa që me vullnetin tim të lirë të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë kam qenë pjesëmarrës. U nisa nga Italia dhe shkova në Au...