A u kthye Himara në shembullin e mirëmbajtjes mjedisore, siç premtoi kryeministri në 2015?
FORCIMI I GAZETARISË FACT-CHECKING ANILA PRIFTI Në Himarë, perlën turistike të jugut ku llogariten të pushojnë rreth 80 mijë turistë, gjatë sezonit veror qyteti gjendet me grumbuj mbeturinash kudo. Në nëtor 2021 ose gjashtë vite pas premtimit se Himara do kthehej në shembull të mirëmbajtjes mjedisore, kryeministri Rama pranoi se situata mbetet problematike. Ekspertët sugjerojnë si zgjidhje të kësaj krize të përsëritur me mbetjet, ndarjen e tyre në burim dhe riciklimin. Bashkia e Himarës pranon se i mungojnë të ardhurat e mjaftueshme financiare, ndërkohë që dërgimi i mbetjeve në landfillimin e Bajkajt rezultoi të mos ishte zgjidhje për këtë situatë. —- “Qëllimi i parë është që të pastrohen të gjitha vatrat e infektuara nga vendgrumbullimet pa asnjë standard dhe nga plehrat e mbledhura kuturu nëpër vite dhe pastaj të garantohet që i gjithë sistemi i mbledhjes në gjithë njësitë vendore në Himarë, në Sarandë dhe në Konispol të funksionojë, në mënyrë që ky investim të kthehet në...