Une bija
Une bija Nga dita kur ike, më duhet të bëjë gjysmën e gjerave, ato më pak të bukura, më pak të vërteta. Bëjë gjumë më shumë e shoh më pak endrra që nuk më shërbejnë as si pasqyrë për realitetin tim e as më sinjalizojnë për cfarë do të më ndodhë në të ardhmen, por janë kujtime të harruara që vijnë nga pjesë të largëta të trurit, kushedi sepse. Në të shumtën e neteve të takoj ty; diku të prek e besoj se jam zgjuar, diku ikën e të ndjek nga pas. Kërkoj në atë lloj bote pak gjë të jetë e vertetë. Që kur të zgjohem bashkë të ecim deri në rrugën sipër, ti duke më kujtuar të kem kujdes, si lepurit në strofullën e ujqërve. Një natë gjysmë zgjuar më dëgjove duke tu lutur dhe prita deri në mëngjes. Nuk pati mrekulli, as kur mbylla derën duke besuar në kthim do të gjej aty. Në mos ty, hijen tënde që nuk di pse herë vjen fshehurazi kur unë nuk kam më frikë. Në fund të fundit pse duhet të pyesim dhe të kërkojmë përgjigje për cfarë s'kuptojmë?! Thonë që nëna nuk e ...