Posts

Showing posts from September, 2009

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV

Image
Anila Prifti Daniel Gazulli Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat më të shquara të shkencës evropiane të shekullit XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidh dy prej epokave më në shenja të kohës: humanizmit dhe Rilindjes Evropiane. Duke marrë parasysh shtrirjen e veprimtarisë së tij: astronomì, matematikë, fizikë, filozofi, diplomacì, arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet. Pa dyshim, dy lëmet ku ai shkëlqeu më shumë janë astronomia dhe diplomacia. Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe veprën e tij, është e domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecias e sidomos të Raguzës (Dubrovniku i sotëm – ku ai jetoi e punoi më gjatë). Janë veçanërisht me vlerë seritë e mëposhtme arkivore: Diversa Notare; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj. Por edhe arkivat private (nëse ruhen ende, e nuk i kanë rrënuar dallgët e mbrapshta të kohëve) kan...

Historia e shqiptarëve dhe “Historia e Shqipërisë”

Image
Nga Anila Prifti Përkimet e ngjarjeve tronditëse, prej kohësh jam munduar t`i emërtoj, herë si mallkim... e herë si rastësi të këqija. Shpeshherë i kam veçuar në mendimin tim, kam ndenjur ngeshëm me to, për të marrë të gjitha sepse-të e mundshme. Mirëpo, më ndodh që, në ngatërrime “themelesh” të më turbullohet mendimi, të më lëshojë arsyeja dhe të më braktisë perceptimi. Këto ditë u pështjellova në vorbullën e Historisë, ndërtuar mjeshtërisht prej pseudohistorianëve, ose historianëve dhe akademikëve, që na ushqejnë me bëmat e skandaleve të tyre shkencore dhe mentale. Ca njerëz të mbyllur, të mykur në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, kanë vendosur të hedhin dritë mbi veten, duke thënë se shqiptarët paskan qenë ardhacakë në tokën e tyre!? Ca hartues librash historie, këtej nga anët tona, seç kanë “mrekulluar” me një libër, që po kthehet në gangrenë. Lëmsh i vërtetë historie, i përzier me histori jetësore puthadorësh e servilësh. Akademikët maqedonas vërtetuan dëshpërimin e radhës, me...

Parlamenti 2009’ në duart e Oligarkëve

Parlamenti i ardhshëm, ka shumë mundësi të jetë pushtet në duart e biznesmenëve, të grupeve të interesit për të qenë të pranishëm me përfaqësues politikë, në ligjbërje, Lobingje etj. Masat për këtë tashmë janë marrë, pritet vetëm finalizimi. Mbi 150 mijë Euro janë vënë në dispozicion për të shënuar emrin e një kandidati në listën e të përzgjedhurve për deputetë, në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit e pazareve tentojnë të kapin elitën e politikës. Paratë afrohen nga bizneset e ligjshme dhe ato të paligjshme. Ky informacion doli së fundi nga burime të besueshme të dy partive kryesore të politikës shqiptare, PD dhe PS. Sipas kësaj skeme, deputetët e ardhshëm do të jenë në shërbim të biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm, duke krijuar kështu pushtetin e oligarkëve shqiptarë. “Gjithçka po realizohet sipas një skeme hartuar, skemë kjo që e posedojnë katër personalitetet më të larta të Partisë Demokratike. Çdo emër kandidati, në listë, do të vendoset në pozicionin e fituesit të mandatit...

Portret

Ecën në atë rrugë së cilës ia di edhe foletë e milingonave. Vite më parë po në atë shteg u ikte shikimeve. Zërat e zogjve kanë pushuar. Zhurma e ndonjë llamarine makine e gërvisht, larg dëgjohen thirrje babëzie, vijnë përtej mureve të rrugicës së saj si klithmë hijena. Eshtë muzg. Ajo kërkon fëshfërimën e pemëve, do të flas me to, por dëgjon dihatjen e bagëtive të vetmuara. Vështron drejt perëndimit, pret shkëlqimin e mikut të saj si dikur, të përshëndet për këtë natë, por zemërimi i natyrës në lot i ndriçon asfaltin që pret të kuqet. Vetëm toka, ajo është më e fortë, e zezë, asaj i dhëmbin këmbët. S’ndjen butësinë poshtë shputës, nuk i duhet të ulet për të pastruar ngadalë baltën e më pas ti japë formë zogjsh, kaproj, shtëpish, të ndërtoi përrallën e saj. Ecën me hapa më të shpejtë, merr frymë thellë, serish thellë, derisa vendos të qetësoj kraharorin që ngrihet e ulet si të njeriut në qeli. Lëviz si një statujë patetike për të treguar legjendën e rremë; koka e ngritur lart në qënd...

Nën pushtetin e energjive negative?!

Agresiviteti, inati, ndjenja e shkatërrimit, instinkti i vdekjes, e që Frojdi në librat e tij me një fjalë të vjetër greke e quante: Tanatos, po mbyt shoqërinë shqiptare. I shfaqur në format e tij të dhunshme individuale, në jetën e përditshme; vëllai urren ose vret vëllain, komshinjtë rrihen me njëri tjetrin, vritet shoferi për parkim, burri rreh gruan, prindërit dhunojnë fëmijët, kafepirësi urren kalimtarin, ekzekutohet për një dele etj. Si një shoqëri e papërpunuar në institucionalizimin e hipokrizisë, në fshehjen e urrejtjes ndaj njeri tjetrit, niveli i agresivitetit shfaqet banal, deri në formën e urrejtjes sy më sy; është i drejtpërdrejtë; një person mund të nxjerrë armën e të vrasë tjetrin pse ai e shikon në sy. Numërohen me dhjetëra raste të tilla akte kriminale që ndodhen vitin e kaluar e që policia i motivoi "krim banal për shkak të konfliktit të çastit". E lartë është dhe shifra e vrasjeve në familje për një fjalë, për një shikim jo normal pa shtuar këtu numrin e r...

Shoqëri që nxit krimin

Në të gjitha shoqëritë paragjykimi është i pranishëm. Në atë shqiptare ka një ndryshim thelbësor: Ai është nxitës direkt i krimit. Kjo shoqëri, të cilën ende nuk mund ta emërtojmë, nxit krim, vrasje, dhunë, që në mënyrën e të shprehurit dhe të komunikuarit. Ambjente të ndryshme në kryeqytet e periferi jo vetëm nuk njohin rregullat me elementare të komunikimit në grup, në shoqëri, familje, profesion, por guxojnë të dalin dhe me mendje kriminale. “Gruaja jote shkon me filanin....gruaja e tij ka atë.., ai është fëmija i atij, etj, etj”, me zhargone të tilla përballen çdo ditë shtresat e shoqërisë sonë shqiptare. Si pasojë e këtij zhargoni vrastar, rritet çdo ditë numri i të vdekurve; me vetëvrasje, vrasje etj. Në botën shqiptare çdo gjë paragjykohet. Nga ato më banalet, deri tek ccwshtjet e rëndësishme, që kanë të bëjnë me jetën e një personi. Kush është ky që flet? I kujt është ky, nga ka ardhur? Ky është djali i .... Më ka folur x për të, ai nuk di të hajë, nëna e tij ka qenë, është...k...

Përmes urisë në qytetin e thesarit...

Image
Udhëtimi për në veri të ngarkon. Pas çdo kilometri, sapo kalon Tiranën, ndjesi të forta, shpesh herë në konflikt, të përfshijnë. Të kaluarën e hershme, të librave, nuk e sheh askund. Figura e burrave të urtë e trima të përzihet me kalimtarë të lodhur, pa dhëmbë, të vrazhdë prej mungesës, kurse bukuria e lartësive është ulur keqas tek e zeza që thyhet me kolorin më dramatik në trupin e femrës. Nuk ka lidhje kjo panoramë e sotme me lashtësinë e sjellë fuqishëm deri tek ne...Nuk dëgjon zë; baladat në vetmi heshtin si pulsi i një të vdekuri. Për të shkuar deri në qytetin minator në veri- lindje, Bulqizë, duhet kohë e qetësi, nerv e durim, edhe harresë... Tek Ura e Milotit, pasi devijon djathtas autostradës Tiranë- Shkodër, pa hyrë në Lezhë, një tabelë e bojatisur të tregon kilometrat, mbi 70-të, të asaj që duhet të përshkosh deri në Bulqizë. Kjo llamarinë nuk tregon asgjë para kilometrave pa fund gropash që kapërcehen duke thithur ajër të pastër. Veriorët e këtyre zonave duken pilotë majë-...

Lazarati, fshati që “lufton me hënën”

Image
Rrënojat e kullës 300 vjeçare, n’skaj të fshatit në pllajë mali, të thërrasin në lashtësi. Lazaratasve, banorëve me fytyrë si të skalitur në gurë, nuk u pëlqen të shohin shenjat e një krishterimi të hershëm. Ata betohen për muslimanizëm dhe si për çdo gjë tjetër ndjehen krenar për të. Betohen edhe se luftuan me grekët në 1854-n..., u pushtuan.... Sot kanë hashashin! Eshtë edhe fat edhe mallkim për ta. E gjelbërta e bimës së drogës gjendet edhe në sytë e tyre, si një shkëlqim kameleoni në xhungël. Këta fshatarë “kokëkrisur” të imunizuar me sirenat e policisë, me zhurmën çjerrëse të helikopterëve, vrapojnë e “luftojnë me hënën” sa herë nuhasin rrezikun...Shumë varre ka në anë të fshatit... Po afron dita e tyre më me fat dhe u duhet të flenë në këmbë, me armë në dorë, ashtu si kolumbianët zbrasin kallshnikovët andej nga dëgjohet deri dhe fëshfërima e një gjarpri. Bima në korrik do të korret, do të shitet...Atëherë, fshatarët e vendit më me emër në Shqipëri, ulen nën hijen e fundgushtit...

Gërdec, mallkim i hershëm

Image
Kohë më parë dikush u ka treguar se emri Gërdec vinte nga një sëmundje e vjetër, që edhe të shëmtonte. Nuk e kishin besuar! As se, Gërdec është një mallkim i vjetër. Sot e besojnë të gjithë banorët e këtij fshati! E tregojnë në netët e lagështa, teksa rënkojnë para mureve të rëna. Kërkojnë të dinë më tepër për të, përbri themeleve -rrënoja, ku derdhën gjak e mund. Ishte një sëmundje, ishte dhe një mallkim. Sa kohë duhet të kenë kaluar, kur thuhej "të ka zënë Gërdeci" dhe sa kohë para të mallkonin "të zëntë Gërdeci"? Askush nuk e mban mend. Mallkimi ishte aty, është me ta, e do t'i ndjekë pas... Kështu besojnë të gjallët, pas tragjedisë së 15 marsit në fshatin Gërdec, ku shpërthimi i një depoje municionesh mori 26 jetë dhe la gjysmë të gjallë me qindra të tjerë. La jashtë pa rrugë e dëshirë me mijëra qenie, deri dje udhëtues në atë të quajtur Jetë. Sot, aty dëgjohen rënkime. Dikush ende thërret nga thellësia e gropës së zezë, hapur si gojë e së keqes. S'dihet...

Në Vain, aty ku kërkohen eshtrat e Remzi Hoxhës...

Image
Të vjetrit, shfletues librash, tregojnë se, Konti Ciano, dhëndrri i Musolinit, gjuetar i zoti ishte i dhënë pas vendit të quajtur Vain, në perëndim të Lezhës. Aq shumë e dëshironte, saqë edhe kur i nevrikosur vraponte për të vrarë insektet e shpifura, mendonte se si të pushtonte Shqipërinë. Edhe sot gjuajnë në këtë vend me 2200 ha, nga të cilat 200 ha janë mbuluar me bimësi pyjore, 1900 ha sipërfaqe ujore dhe 100 ha tokë bujqësore e urbane. Rezervati i Kune-Vainit është cilësuar si rezervati më origjinal, më i bukur dhe një ndër më të pasurit e pellgut të Mesdheut, edhe pse gjahu i rosave ka rënë. Mbase, për të të treguar një tjetër gjueti, atë të njeriut... Tabela, që të lajmëron mirëseardhjen e rezervatit, vazhdon të jetë ndanë ndërtesave të betonuara. Polici i pyllit ngre traun me përtesë. Temperatura e lartë ka filluar. Rruga përmes bimësisë, ku makinat këmbehen me vështirësi dhe shoferët shihen sy më sy nuk është aspak e qetë. Kafzhëzat që lanë pas dimrin janë zgjuar. Specie të za...

Aty ku femra shitej 500 marka

Image
Zona ka vite që është pastruar, nuk ka më femra, na thotë një oficer i antikrimit në Shkodër. "Ajo kohë mendoj se ka ikur. Shumë u vranë, disa u burgosën, të tjerë sot radhiten tek Vipa-at e parave", vazhdon oficeri, një djalë me origjinë nga veriu. Në fakt ai dhjetë vjet më parë ka qenë në bankat e shkollës, por i kanë treguar dhe di për atë çfarë ndodhte në Bajzë, vetëm pak kilometra larg qytetit verior, Shkodër. Historinë e vendit ku, femrat e sjella nga trafikantët këtej kufirit të Shqipërisë, tregtoheshin si bagëtitë, e dinë thuajse të gjithë banorët e këtij vendi me ajër të pastër dhe vila të sistemuara bukur, ndërtuar me herët se në çdo territor tjetër. "Ajo çfarë nuk mund ta mendosh kurrë, ka ndodhur këtu", thotë një grua, banore e komunës së Bajzës. "Femrat viheshin në radhë njëra pas tjetrës dhe detyroheshin të ecnin lakuriq për t'u parë nga blerësit. Iu shikonin gojën, dhëmbët, trupin, këmbët", thotë ajo. Pasi na nguli sytë e ftohtë dhe të a...

Kurthi i torturës

Një gruaje i duhet të lindë djalë për burrin. Një fëmije i duhet t’i bindet babait tiran; një të dënuari t’i ulë kokën policit; opozitarit të ruajë jetën nga shteti; i varfëri t’i nënshtrohet të pasurit... Shoqëria shqiptare është e zënë në kurth nga dhuna dhe tortura. Shembuj më klasikë janë rastet e bëra publike, si rezultat i dhunës shtetërore, si: Torturimi i Remzi Hoxhës dhe shokëve të tij, rrahja e gazetarëve në 97-n, deputetëve etj. Informacionet nga OJQ-të ndryshme, statistikat e organizatave të huaja, të policisë dhe gjykatave tregojnë për dhunë kolektive. Sot, në vendin tonë, në tre gra, njëra torturohet. Me qindra fëmijë rrezikojnë të kthehen në dhunues, për shkak të konflikteve familjare. Një e treta e popullsisë dhunohet për shkak të varfërisë në mbijetesë. 30 vajza në ditë i nënshtrohen kushteve të prostitucionit. Mbi 500 mijë shqiptarë përjetojnë sëmundje mendore, si pasojë e tranzicionit të gjatë. “Problemi i dhunës ndaj grave është një problem serioz, sidomos në Shqipë...

Vizat e shqiptarëve në “kafazin zoologjik” të PS

Anila Prifti Për shkak të trajtimit të problemeve më të errëta, lehtësisht prezentë, ku është përfshirë jo vetëm shoqëria jonë, me politikën dhe politikanët shqiptarë kam marrëdhënie të thjeshta. Në fakt sa herë ndaloj tek kjo çështje, më krijohet ndjesia e neverisë, si pas një darke, ku uria nuk shuhet prej çorbave të yndyrosura keq. Kështu më ndodhi dhe dje... Në transmetimin robotik të mediave elektronike lexova se “asnjë vend i botës nuk do t’i besonte Shqipërisë në lëvizjen e lirë të njerëzve....”. Zëdhënësi i lajmit, si tepër të tjerë, është një i përfshirë në këtë politikë shqiptare, afër kreut të Partisë Socialiste dhe krye-bashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Nuk jam e sigurt, nëse ky i fundit ishte venë në dijeni më parë për deklaratën e lartpërmendur, por gjithsesi kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia asaj çfarë dua të shpreh më poshtë. Padashur të merrem me vogëlsitë e “lajmsit të keq”, dua t’i kujtoj se, për së pari; Evropa nuk shikohet me matësin e një plevice...e as me poli...

edhe nje ligj per prostitucionin..

Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello). Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike…. Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e ci...

Blinishti, fshati ku luten...

Image
Tek ecin lehtë me trup të përkulur, pa rënkime dhe i ngjiten asaj pak tatëpjete për t’u ulur pranë faltores, kupton se ke hyrë në vendin ku njerëzit qetësojnë shpirtin para Zotit. Ata luten çdo ditë, bëjnë kryq sapo bie këmbana dhe prekin bukën. Në krah të djathtë të autostradës, sapo kalon Lezhën në drejtim të Shkodrës, shfaqet kisha e madhe. Dje ajo mori emrin e martirëve të vrarë në 45-ën. At Daniel Dajani dhe Padër Pasti kujtohen nga vendësit ditën e ceremonisë, me rastin e përurimit të kishës së re në fshatin Blinisht të Lezhës. Qendra e fshatit është e populluar, katolikët ngadalë futen në tokën e Zotit. Të urtë që nga lashtësia, këta banorë duket se nuk jetojnë asnjë çast pa besim. Në hyrje të kishës një memorial kujton ngjarje të frikshme. Emrat e gjashtë vajzave të vrara në trotuaret përtej kufijve, janë shënuar në pllakën e mermertë. Don Antoni Sharra është njeriu që në kujtim të atyre vajzave vendosi gurët e parë. Pas kësaj historitë rrjedhin dhimbshëm. Banorët kanë dëgjuar ...

Shkodra në përballje me harresën...

Image
Gropat e shumta në rrugën e vetme që të fut në Shkodër, të bëjnë të ndërrosh krenarinë e saj, me dhimbjen e mosndryshueshmërisë prej kaq kohësh të këtij qyteti. E njëjta pamje, së cilës nuk i kursej gjithë madhështinë që të ofron emri Shkodër, më shfaqet përzier me imazhin ndërtuar gabimisht... që të ngatërrohet në çdo pëllëmbë që shkel këmba...Një "dorë" i mungon qytetit në përballje me egërsinë e harrimit ose "kujtimit" të përgjakshëm, që duket se s'do të shkulet nga ato anë... Askund më shumë se në Shkodër nuk duket e largët dita që; premtimet të realizohen, fjala e dhënë të kthehet në një vepër, çfarëdo, veç të shikohet diçka ndryshe. Para përshëndetjes unike të "shkodranit" që lajmëron hyrjen në vendin e tij, të shfaqet pamja e gërmadhizuar e qytetit. "Kalaja" sërish ka forcën e demonstrimit të qëndresës... Legjenda të imponon domethënien e saj shekullore, por kjo ndodh vetëm në momentin që, nga Buna ngre kokën. Udha e mbarë se erdh pran...

NEXHMIJE HOXHA GENJEN

Djali i Mehmet Shehut komenton librin e te vese se Enver Hoxhes "Miqesi e Tradhtuar" Intervistoi: Anila Prifti 1.- Ka disa dite qe ne gazeten "Shekulli" po botohen pjese nga libri i Nexhmije Hoxhes "Miqesi e tradhtuar". A i keni ndjekur keto? Po i kam ndjekur. Duke u nisur nga titulli mendova se ajo ka hequr dore nga varianti i agjenturave. Por jo, ajo i permbahet variantit se Mehmet Shehu ka qene agjent qe para se te hyje ne parti dhe ne levizje "Nacional-Clirimtare). Po te jete keshtu, atehere Enver Hoxha ka qene subjekt ndaj te cilit ka marre urdher te punoje Mehmet Shehu. Kaq naive eshte Nexhmije Hoxha sa te mendoje se mund te ekzistoje miqesi midis agjentit dhe subjektit? Apo ky eshte nje truk publicistik i saj per te shitur librin? Ne baze te permbajtjes se librit, ai mund te kishte pak a shume titullin "Karriera e nje agjenti ne udheheqjen e larte te Partise". Por me kete titull apo dicka te ngjashme, asaj nuk ia blen njeri librin, ve...