Posts

Showing posts from 2012

Aishja e dashurisë dhe e vdekjes së shëmtuar

Image
Anila Prifti   Jo vetëm, sigurisht, por kushdo i informuar sadopak mbi krimin e 80 vjeçarit Shaban Norja në Xhafzotaj të Durrësit; vdekjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dhe historinë e të dyve, përballet me dilemen - edhe dashuri edhe vdekje e shëmtuar. Prej natyrshmërisë së tij, njeriu ka luftuar për të zgjedhur, dashurinë me më të mirin dhe vdekjen më të bukur. Aishja, një përjashtim?! Lehtshëm s’mund t`i përgjigjet kush. Mbase edhe vajza që shkoi, nëse do ti mundësohej një rrëfim në të përtejmen e disa-ve, s’do di të tregojë. Nuk besoj se do mund të fliste se si për katër vjet radhazi ndante aromën e trupit të saj me pulsimet toksike të një udhëtari shumë afër me nëntokën. Sikurse nuk mund të kuptojë se si, dhe sigurisht as s’do mund të na tregonte, si ajo e shihte veten në atë labirinth kundërshtish. Se s’kish si zgjidhte njeherazi prej një skeleti; edhe frytin e dashurisë, edhe dorën e vdekjes. Por, ajo ç`ka la pa...