Aishja e dashurisë dhe e vdekjes së shëmtuar

Anila Prifti 


 Jo vetëm, sigurisht, por kushdo i informuar sadopak mbi krimin e 80 vjeçarit Shaban Norja në Xhafzotaj të Durrësit; vdekjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dhe historinë e të dyve, përballet me dilemen - edhe dashuri edhe vdekje e shëmtuar. Prej natyrshmërisë së tij, njeriu ka luftuar për të zgjedhur, dashurinë me më të mirin dhe vdekjen më të bukur. Aishja, një përjashtim?! Lehtshëm s’mund t`i përgjigjet kush. Mbase edhe vajza që shkoi, nëse do ti mundësohej një rrëfim në të përtejmen e disa-ve, s’do di të tregojë. Nuk besoj se do mund të fliste se si për katër vjet radhazi ndante aromën e trupit të saj me pulsimet toksike të një udhëtari shumë afër me nëntokën. Sikurse nuk mund të kuptojë se si, dhe sigurisht as s’do mund të na tregonte, si ajo e shihte veten në atë labirinth kundërshtish. Se s’kish si zgjidhte njeherazi prej një skeleti; edhe frytin e dashurisë, edhe dorën e vdekjes. Por, ajo ç`ka la pas kjo 18-vjeçare; më rëndë se makthin, realitetin - atë që jetoi dhe atë që jetojnë. Eshtë ky Përbindëshi të cilit i kanë shpallur luftë, por jo për ta vrarë, por për të vdekur; ca më keq - për të lotuar, frustruar, friguar, viktimizuar. Ca më bukur kur është fjala për të demostruar inteligjencë, debatuar a diskutuar, fajësuar apo shfajësuar. Megjithatë ai është aty; është si një udhëtar që vetëm ndalet e pushon, për të vazhduar sërish… Ka një strehë që s’do ta humbasë asnjëherë; mendjen njerëzore! Në të thjeshtën, dua të them, prej kohës kur erdhëm në këtë planet, njerëzit lindin dhe vdesin. Bukur apo shëmtuar, kjo është mënyra si ne i afrohemi tokës; nuk të shpëton askush nga ajo; është një rrugë e nisur. Gjeneza e problemit; modeli. Aishe quhej edhe vajza 11 vjeçe që u martua me Muhametin për Medinën. Në kurriz të saj u bënë pazaret e një vendi që asokohe e sot e kësaj dite rivalizon kohësinë dhe njerëzinë. Të mundet që vajza ka studiuar pikërisht këtë model dhe e ka përvetësuar?! Jo rrallë kemi dëshmuar se jemi popull që i praktikojme dhe i përqafojmë lehtësisht modelet aq me tepër kur në themel kanë bestytni; bestytni që na i transmetojnë si frymë pavdekshmërie që në të vërtet nis pikërisht nga vdekja. Cak dhe shkak s`ka dhe s`duket fare e nevojshme të konstatohen; duam përfundimin?! Ja; marrim tronditjen e vetes dhe të unit deri në mosmundësinë e ringritjes. Aishe po rritej pa nënë, e rrethuar nga një turmë grash të paditura e t’vetmuara, me burra e fëmijë në emigrim, mes njerëzve që veç moshës, mënyra e jetesës i ka moleps në figurantë të frikshëm. Larg vëmendjes së një të riu, udhëtare e një kohe pa kohë, frymëzueshëm aq sa është e mundshme nga një shkolle medreseje, zgjedh modelin e saj - të marrë dashurinë dhe vdekjen e të vetmit që mund t`ia japë të dyja, njëra pas tjetrës; madje edhe në formën e besuar. A nuk është kjo rruga që kërkojnë njerëzit? Ç’tjetër bëjnë femrat në Shqipëri, përveçse janë pak me më fat dhe nuk takohen me çastin kur duhet të thonë: - Më vrit tani! Apo edhe me më pak fat më tepër; nuk kanë takuar ende mostrën e rreckosur në jetën e tij, që më një të ngritur të dorës të përplas sëpatën mbi eshtra. Në të vertetë Monstra është i kudondodhur. Aty thjesht u shfaq prej lodhjes së vet…! Ndonëse pa finalizuar një akt makabër, dhunojnë, përdhunojnë, presin koka; vrasin e presin përditë ARSYE; Aishja nuk është viktima e vetmuar..!

Comments

Anonymous said…
Nuk keni frik nga mallkimi?

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV