Posts

Showing posts from 2010

Kur natyra nuk fal!

Image
Anila Prifti U çmend natyra!!! Po çmendet e do të çmendet. E ka zënë keq me ne e fatin tonë të kudondodhjes. Vazhdon të bëjë presion me ujë duke na kërcënuar ekzistencën tonë dhe të sendeve tona. Tashmë përballë saj duket se jo vetëm që bie pesha e racionales për të mundësuar qëndrim, por edhe pesha e besimit të madh se natyra i fal lehtë gjërat e saj. Në të vërtetë edhe fal, e ndoshta më shumë se ndër ne e me ne s`ka falur gjëkundi. Kursimet e saj na kanë ngrehur shkretinave të mendjes se gjithçka është e jona, se duhet përderisa edhe kundra ligjeve të saj ne mund ta ngremë. Mund të fuqizojmë ngrehinën tonë në kohëpakohën e gjithçkasë që duhet të na përkasë me çdo kusht. E njëherë, kur ndoshta edhe vetë asaj (natyrës) i dalin kundër edhe ligjësitë e veta, atëherë mbetemi ne dhe ajo, si përballje të marra për të cilat s`ka gjykim, të gjykuar dhe gjykues. Kjo është ajo c`ka lehtë mendoj teksa shoh litarët e gjatë e të egërsuar të ujit në kërkim të shtratit të hershëm, e që ne njerëzit p...