ALS, vëmendje për VIP-a
Anila Prifti Me ALS (Sklerozë Amiotrofike Laterale), u njoha këtë fillim vere. Nuk kisha dëgjuar më parë për të. Kuptova mungesën e shakasë nga zëri i trishtë i specialistit nurolog në QSUT Altin Kuqi. Po më njoftonte për një realitet të ri. Nuk pata përceptim të saktë për rrezikun, por në imagjinatë një “vrasës” ishte nisur drejt nënës time. Në dispozicion për të shuar kureshtjen e frikësuar ishin vetëm pak orë. Çdo gjë; sikur shfletoje një libër të bardhë dhe dy radhë në fund për mbylljen dramatike. Mjeku u mjaftua me “më vjen keq, e kam të vështirë…” dhe me heshtjen e mëpasshme për të më treguar se ajo çfarë kërkoja të dija në pak minuta, nuk kishte lidhje me naivitetin, frikën, apo mëshirën. ALS është aty me ty! Të merr frymën, gjymtyrët, të shuan të qeshurën dhe të qarën, e gjitha kjo gjatë një procesi turture. Kurse ti, vetëm mund të jesh një dëshmitar i heshtur i dhimbjes së njeriut tënd. Mbaj mend mjekun, i cili u kujdes të më tregonte se sëmundja konsiderohej...