Posts
Showing posts from July, 2016
itzhak perlman schindler's list; çmund te doje me teper nje zemer =D
- Get link
- X
- Other Apps
Nene duhet te vdesesh !?
- Get link
- X
- Other Apps
Me teper se dy vjet duke lenguar. Kete term dua te perdor per tia bere vetes me te lehte, se ne te vertete ti po vuan dhimbshem dhe padrejtesisht. Nene duhet te vdesesh!? S’kam degjuar gje tjeter qe kur ALS te zoteron ty. E thone te njohurit, te afermit, mjeket. Nder ta, asnje nuk i di dhimbjet e tua. Ne rastin me te mire ndokush pati durimin te degjoje copez rrefimi per cfare ndodh ne shtepine tone. As une nuk i di tmerret ne trupint tend dhe pse aty; deshmitare e syve qe nuk mbyllen asnjehere. Sepse ashtu dyshon se bashkohesh me shpejt me boten tjeter. Ne ate bote ku nuk do te shkosh; andej ku nuk dime çeshte dhe si eshte; me e lehte te durosh deri ne agoni. Do te qendrosh ne shtrat, edhe kur mbytesh me peshtymen tende; edhe kur nuk mund te perfundosh dot as gjysmen e gotes me lengun e sheges. Do te jesh aty, ne ate qe ne besojme se eshte bota e te gjalleve. Nuk jam nga ato qe di te rrefehem, e rrefimi te ndihmoje dike tjeter. Sjam as ajo qe...