Nuk kam harruar... Ishte një zakon i vjetër mes nesh. Kur diçka nuk shkonte, ti më shkruaje letër.. Në heshtje më prisje mua dhe letrën aty nën jastëk. Nuk ishte gjëja ime te flisja shumë, e ruaja siç mund të ruash diçka të shtrenjtë për një kohë të varfër. Në atë mungesë, të shkruaja dhe unë letër. Ishte ndryshe; kujdesesha të mos hidhëroheshe. Doja të ishe e lumtur, por s'dija si tjetër. Si rregull ndoshta duhej të isha pesimiste, apo të ndjeja se jeta është përvoje e dhembëshme, me ankth dhe e pakuptimtë. Por me kalimin e viteve; une isha me fat. Munda të përdor pasionin, dashurine time për ty dhe ju, në funksion të një dite të bëjshme. Plot me momente të bukura, ka nga to që sot më mungojnë. Sikurse çaste që kalojnë, për të më rikthyer aty ku jam, ne pjesën e vertetë. Nuk të kam afër, duke më porositur. Por nuk jam e vetmuar, as e frikësuar. Ndoshta për shkakun se skam fëmijë, si ti mua. Sonte kishim Krishtlindjen; nuk kam harruar.... nise letren nënë ...
Une bija Nga dita kur ike, më duhet të bëjë gjysmën e gjerave, ato më pak të bukura, më pak të vërteta. Bëjë gjumë më shumë e shoh më pak endrra që nuk më shërbejnë as si pasqyrë për realitetin tim e as më sinjalizojnë për cfarë do të më ndodhë në të ardhmen, por janë kujtime të harruara që vijnë nga pjesë të largëta të trurit, kushedi sepse. Në të shumtën e neteve të takoj ty; diku të prek e besoj se jam zgjuar, diku ikën e të ndjek nga pas. Kërkoj në atë lloj bote pak gjë të jetë e vertetë. Që kur të zgjohem bashkë të ecim deri në rrugën sipër, ti duke më kujtuar të kem kujdes, si lepurit në strofullën e ujqërve. Një natë gjysmë zgjuar më dëgjove duke tu lutur dhe prita deri në mëngjes. Nuk pati mrekulli, as kur mbylla derën duke besuar në kthim do të gjej aty. Në mos ty, hijen tënde që nuk di pse herë vjen fshehurazi kur unë nuk kam më frikë. Në fund të fundit pse duhet të pyesim dhe të kërkojmë përgjigje për cfarë s'kuptojmë?! Thonë që nëna nuk e ...
Anila Prifti Një grup gazetarësh dje hoqën këpucët e me to qëlluan muret e gurta të godinës së Kryeministrisë. Protesta, nga sa kuptova, ishte ndaj Kryeministrit Sali Berisha ose, më saktë, ndaj ish-mikut e mikut të shumë prej atyre që dolën në shesh e flisnin në emër të fjalës së lirë, apo në mbrojtje të gazetarit Mero Baze. Ky i fundit u sulmua nga një milioner shqiptar emocionalisht i pa kultivuar. Kur u njoftova për protestën e këtyre gazetarëve që si në çdo rast tjetër të kaluar, vendimet i marrin në zyra partiake apo, akoma më keq, në bare miqsh, mendova se mos do të marrin ndonjë tank nga ato të mbetura nga `97-a e fuqishëm e do të shembnin muret e qeverisë apo atë zyrën e “armikut” të tyre Kryeministër. Siç vijnë vegimet, ashtu edhe mendja ime dukej se po ndriçohej nga pak në këtë mugëtirë hipokrizie. Nuk ndodhi kështu, vetëm disa këpucë të panevojshme të tyre fluturuan që sipas po këtyre protestuesve simbolizonin protestë ndaj fjalës së lirë(!) Sa humor bëhet në ...
Comments