Ndoc Partia- 'O Edi Rama' Unë dhe gjarpri…
ANILA PRIFTI https://shqiptarja.com/lajm/ndoc-partia-o-edi-rama-une-dhe-gjarpri Të darkosh në shtëpinë e dajës tim, një katolik i mirë që s’ka gjë me priftat, por nuk i dëgjon, burrë që u ngjason të moçmeve, është sa aventurë e rrezikëshme për çka do të nxjerrësh nga goja, aq edhe relaks. Nga fiset më me emër, Gazullorët, në Dajç të Zadrimës, dikur territor i Shkodër, nën ndikimin e austriakëve, sot në administrimin e Lezhës, njera shtëpi është aty ku unë nuk rresht së shkuari. Jo vetëm për tu mbushur me oksigjen e për të fjetur gjumë pa u zgjuar natën, por për të luajtur mes batutash e bisedash të këndëshme. Në këtë hapësirë shfaqet edhe Ndoc Partia, mengjesin tjetër, pas një nate të zhurmëshme në shtëpinë e dajës tim. Kam përshtypjen akoma nuk isha zgjuar mirë, kur ai erdhi. Me vete kishte edhe të shoqen, një grua e urtë mirditore, qellimi i së cilës ka të bëjë më Ndocin:- Ai të jetë mirë. Ndoc Partinë e kisha degjuar që fëmijë, dhe nuk mu desh shumë kohë ta kujtoja. Eshtë...