Covid 19. dhe Durrësi

 


Anila PRIFTI

Covid 19 ka mbërritur herët në Durrës. Nëpër korridoret e ambjenteve shëndetësore në qytetin bregdetar, emri i virusit u artikulua që kur u shfaqën rastet e para të të infektuarve në Kinë. Ministria e Shëndetësisë udhëzoi informim dhe trajnime për personelin e bluzave të bardha.  “Praktikisht puna jonë për Covidin ka filluar shumë herët këtu tek ne. Ka filluar që kur dolën rastet në Kinë. Ne kemi patur një protokoll të ndryshueshëm, deri tek rasti i parë që u konstatua në Shqipëri”, tha për “Faktoje” Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës, Aurora Hyka 

Por gruaja, e quajtur Drita Ziskoja, nuk është shumë e shqetësuar për pandeminë. Ajo prej ditësh pret në zyrën e gabuar. Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi 24 viktima nga 51 në gjithë vendin, dhe la afro 10 mijë të pastrehë në Durrës u largua tek njerëzit e saj në Greqi.  Është kthyer të gjejë zgjidhje për dëmet në shtëpi dhe në lokal.  Ulur tek shkallët e Bashkisë bregdetare  kërkon të dëmshpërblehet për ambjentet e saj në pallatin 11 katesh në lagjen 13, Plazh, i vlerësuar me DS3. Por kjo zyrë  është kthyer vetëm për pritje të kërkesave me shkrim, dhe nuk të mundëson asnjë takim me titullarë të Bashkisë.

“Nëse një qytetar më parë trokiste te dera e nënkryetarit, tani për shkak të COVID 19, i kemi centralizuar të gjitha tek zyra e pritjes së popullit. Eshte reduktuar kontakti i drejtëpërdrejtë me të gjithë administratën. Qytetarët duhet të bëjnë kërkesën dhe do presin përgjigje me shkrim” , thotë nënkryetari i Bashkisë Florian Tahiri.  Ziskoja e ka mësuar këtë fakt dhe ka vendosur maskë, kurse dorezat i janë grisur. Emri i saj nuk do të shënohet në listat e përfituesve nga Programi i Përfitimit sepse ajo zotëron më tepër se një çertifikatë pronësie. “ Nuk e kuptoj këtë gjë, lokali doli jashtë funksionit. Unë me atë ushqehesha, mbaja familjen. Pse nuk duhet të ndihmohem unë. Nuk përfitova as pagën e luftës sepse kryetarja e Njësisë Bashkiake më tha mbylle liçensën ”, tregon gruaja.  Në këtë Qark me më shumë se  400 mijë banorë, me 220 pozitivë dhe 17 viktima nga virusi, “hallet e Dritës janë luks”.

Dyndje në sportelet e aplikimit

50 metra larg nga Bashkia në një tjetër ndertesë ka dyndje njerëzish. E Merkura e 15 Korrikut, ishte dita e fundit e aplikimit të rihapur për dëmet nga tërmeti dhe pranë Zyrës së Rindërtimit tek Prefektura ka rradhë. Nuk respektohen distancat fizike për tu mbrojtur nga infektimi i Covid 19, dhe pse u është shpërndarë një numër aplikimi. Policia bashkiake herë pas here u bëri thirrje dhe u përpoq të shmangë turmat e të shpërndajë qytetarët.  “Natën e kaluar është punuar deri vonë. Prefektura po ndihmon bashkinë me ambjente dhe me punonjës, pasi për shkak të situatës së Covid ka vonesa në kohë për proçedurat e dëmshpërblimeve. Këtu janë hapur 4 zyra të aplikimit. Ne po mundohemi që cdo gjë të zhvillohet normalisht” thotë Prefekti i Qarkut të Durrësit Roland Nasto.  “Kam tre ditë që zë rradhë në ora 5 të mengjezit, për të dorëzuar dokumentet, nuk kemi më afat. Ne presim pranë sporteleve, këta shpërndajnë numra në rrugë”, tregon Vjollca Domi, banore e Durrësit, shtëpia e së cilës është vlerësuar me dëmtime të mëdha.

 Në korridorin e zyrave të aplikimit qytetarët qendrojnë ngjitur me njeri tjetrin. Ka shumë tension mes tyre, por nuk bëjnë asgjë për tu mbrojtur nga virusi. “Kjo që po ndodh këtu është skandal. Pse duhet të vendosin afate kur nuk janë respektuar ato të mëparshmet”,  proteston Agron Rrapo. Ai është i frikësuar nga afërsia e njërëzve në radhë. Por nga ana tjetër i duhet të dorëzojë dosjen për banesën e tij. Edhe punonjësit  janë të panikosur përballë turmës së njerëzve. Një prej tyre u largua duke protestuar për tu rikthyer pas pak disi më e qetë. “Si mund të punojë kështu. Është stres, mund të infektohem e kam fëmijë e prindër të moshuar në shtëpi. Pse u la e gjithë kjo ngarkesë për ditën e fundit”, ankohet zytari që kërkon të mos i bëhet publik emri, sepse mund ta largojnë nga puna pse flet pa lejen e eprorëve.

Bashkia e Durrësit deri në fund të muajit Qershor  kishte marrë më shumë se 13 mijë aplikime në kuadër të programit të Rindërtimit. Shqyrtimi i dosjeve të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 –të cilat përfshijnë dëmet e lehta deri tek mesataret, sipas titullarëve të bashkisë është bërë. Por procesi i vlerësimit të dëmeve është ende larg së përfunduari.  “Për shkak të situatës nga Covid kemi pasur problematika përsa i përket cështjes së rindërtimit. Qytetarët duhet të paraqiteshin pranë njesive administrative për dokumentat e caktuara por nga ana tjetër ata nuk lejoheshin të grumbulloheshin.  Kjo gjë ndikoi në vonimin e proçesit dhe ne si staf i bashkisë lamë menjanë punët tona parësore në këtë drejtim dhe u angazhuam në menaxhimin e situatës së Covid sidomos për tu ardhur në ndihmë me ushqime e shërbim familjeve të varfra, atyre në nevojë, të moshuarëve  dhe atyre të infektuarve.  Që do të thotë se për afro dy muaj proçesi për dëmet nga tërmeti u pezullua. ”, thotë nënkryetari i Bashkisë Florian Tahiri

Për objektet që do të prishen të kategorisë DS4 dhe DS5, Bashkia e Durrësit ka dërguar për ekspertiza të thelluara në Institutin e Ndërtimit 1050 objekte, nga të cilat 260 janë pallate dhe 790 janë objekte individuale. “Dëmshpërblimet u vonuan . Tani janë duke u lidhur kontratat për dëmet e vogla dhe të mesme kurse për DS4 dhe DS5 duhet akoma  më tepër kohë pasi si proçedurë është më e ndërlikuar sepse kemi të bëjmë me shëmbje banesash dhe rindërtim”, thotë Tahiri

Covid ul përformancën e pushtetit vendorë

Në Durrës duket sikur pasojat e tërmetit ia marrin vëmendjen Pandemisë. Këtu nuk ka alarm.  Në farmaci maskat shiten gjithnjë e më pak. “Ka ulje të numrit të atyre që kërkojnë të blejnë një mbrojtëse”, thotë Alma, famacistja në qendër të qytetit.  Lokalet janë të populluara, po ashtu edhe rrugët.  Prefekti Nasto tregoi për “Faktoje” se jo në pak raste kërkojnë ndihmë nga policia për dasmat. Në përiferi traditat vazhdojnë si para kohës së Pandemisë dhe në gëzime të tilla bashkohen më shumë se 300  vetë.  Noterët janë ata që nuk pushojnë. Brenda 30 minutave në studion ligjore Noteri – Avokat Brunilda Ceka përballë zyrave të Hipotekës, u paraqiten njëri pas tjetrit më shumë se 20 qytetarë. Kryesisht nga bashkia, lagjet dhe insitucionet e tjera të pushtetit vendor u kërkohen dokumente të noterizuara edhe atëherë kur nuk është nevoja.  “Kam ardhur të noterizojë hipotekën e shtëpisë të aplikojë në Bashki për dëmshpërblimi nga tërmeti. Por duhet edhe akt noterial nga bashkëshortja ime. Nuk e kuptojë këtë gjë, kur lehtësisht të zgjidhet me ligjin përkatës ”, thotë Gëzim Hoxha.  

“ Jemi duke punuar me orare të zgjatura, kryesisht me punonjës burra. Eshtë sezon turistik dhe duhet të merremi jo vetëm me problemet e tërmetit por edhe me plazhet. Këtu kemi vendosur rregulla të forta për Covid. Nuk lejojmë asnjë pishinë , ekipet janë në terren deri vonë”, thotë prefekti Nasto.

 “Covid ka ndikuar në përformancën e punonjësve të Bashkisë për shkak të panikut dhe të ndikimit psikologjik. U mor vendimi që nënat me fëmijë të punonin nga shtëpia. Kjo ka patur ndikim të drejtëpërdrejtë në mardheniet me qytetarët. Ata vinin dhe pjesa më e madhe e zyrave ishin të mbyllur. Me vonë patëm rastin e infektimit të dy punonjësve të Urbanistikës dhe kjo e veshtirësoi akoma më shume rolin tonë. Administrata u përfshi në panik”, tregon për “Faktoje” numri dy bashkisë së Durrësit.  Në zyrën e hipotekës nuk ka shumë njerëz por nga këtu hapet rruga për cdo fazë të procesit të rindertimit. Zyra duhet të konfirmojë statusin juridik për cdo pasuri kërkuar nga bashkitë e qarkut Durrës. Po ashtu duhet të ofrojë informacion për pasuritë e subjekteve që përfitojnë grantin e rindërtimit, procedurë që do kohë të përfundojë.

Pandemia në zyrën tonë ka ndikuar mjaftushëm. Nga data 10 mars deri në 15 Qershor kemi punuar me staf të reduktuar. Ne dt 1 Qershor rezultuan dy punonjëse me Covid për të cilën u karantinuan 20 specialistë që kishin kontakt të afërt me specialistët e infektuar. Kemi patur dhe familjarë të specialistëve me Covid për të cilët është dashur të karantinohen dhe vetë specialistët e zyrës. Dy javët e para të Korrikut është punuar jashtë oratit zyrtar, të shtunë dhe të dielë deri në orët e vona të natës”, thotë për “Faktoje” Shefja e Zyrës së Hipotekës në Durrës, Albana Hyseni.

 

Tamponë vetëm për të infektuarit me shenjat klinike

Çdo mëngjes Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës, Aurora Hyka njihet me numrin e personave që pas testit të Covid rezultojnë pozitivë. Një listë me emrat e të infektuarëve dërgohet në Drejtorinë e Policisë dhe sipas protokollit ajo duhet të mbështesë kërkesat nga ky shërbim. “Pjesa dërrmuese ndiqen në kushte shtëpie. Më pas fillojmë gjurmimin për zinxhirin e infektimit, duke nisur me rrezen më të vogël të kontaktit që kanë pasur, me familjen. Protokolli përveç personave pozitivë që duhet të karantinohen përfshin dhe karantinimin e personave të kontaktit, pavarësisht ka apo nuk ka shenja. Ata konsiderohen pozitiv potencial dhe pse mund të jenë negativë”, thotë Hyka. Personeli mjekësorë në Durrës ka nisur të trajnohet herët që kur në Kinë u bënë publike rastet e para me Covid. Dhe për dy ekipet e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor puna duket më e lehtë pavarësisht numrit të lartë të telefonatave apo të referimeve nga mjekët e familjes. Aty ku besohej se do të kishte vertet të infektuar, në rradhët e personave që qendrojnë në çadra për shkak se shtepitë u janë dëmtuar nga tërmeti, sipas Hykës nuk ka patur raste positive.  Në Durrës tampon u bëhet vetëm atyre që shfaqin shenja klinike,kurse për personat e kontaktit është proceduar me karantinimin 14 ditësh. Njësoj është vepruar edhe me rastet në institucioneve. Vetë Hyka nuk ka bërë test. As edhe pjesa tjetër e personelit mjeksorë pavarësisht se tek ky institucion ka patur persona të prekur. “Bërja e një tamponi nuk të bën imunë”, thotë Hyka.  Por jo cdo gjë është e parashikuar dhe realizohet sipas protokollit. Kur ajo po fliste për “Faktoje” u paraqit një rast urgjent për kryerje të testit. Psikiatri i spitalit të Durrësit e njoftoi për një të sëmurë mendorë shumë të axhituar i cili duhej të dërgohej në spitalit psikiatrik në Elbasan. Personeli mjekësor atje nuk pranon të shtrojnë personin në krizë nëse nuk i është bërë testi për Covid. Në këtë rast Hykës i duhet të telefonojë eprorët e saj në Ministrinë e Shendetësisë.

Policët shërbim 24 orësh

Eshtë i lartë numri i efektivëve të policisë që bëjnë shërbim 24 orësh në ditë të nxehta Korriku. Telefonatat në sallën operative nuk pushojnë. “Janë me qindra të tilla, sidomos në fundjavë me popullimin e plazheve”, thotë punonjësja operative. Telefonojnë për cdo gjë; nga rradhët nëpër dyqane e zyra deri tek distanca e shezlloneve. “Vetëm fundjavën e shkuar ishin afro një milionë njerëz në Durrës”, tregon një drejtues i Policisë së Durrës.  Sirenat nuk ndalen dhe frika nga infektimi me Covid i punonjësve është një sfidë më vete. “Nëse sëmuren policët, kalojmë në kaos. Nuk do dimë kujt ti japim prioritet, mbrojtjes së qytetarëve nga kriminelët, kundravajtjeve, zgjidhjes së koflikteve, luftës kundër drogës , kontrollit të të infektuarve nga virusi, mbarëvajtjes së turizmit…”, rendit detyrat një nga oficerët madhor. “Punonjësit janë në shërbim natë e ditë, të gjithë në gadishmëri. Tirana na ka sjellë forca shtesë për turizmin”, tregon Drejtori i Policisë së Durrës, Lorenc Shehu. “Në polici dërgojmë jo vetëm emrat e atyre qe pas testimit dalin pozitivë, por edhe emrat e personave të kontaktit të cilët vendosen 14 ditë në karantinë”, thotë shefja e Operatorit të Kujdesit Shendetësor Aurora Hyka. Për të monitoruar këtë kontigjent duhen policë të cilët sigurohen nga Sektori i rendit Publik. Dikush telefonon se një person që ka rezultuar me Covid nuk bindet dhe nuk do të qendrojë në shtëpi.  ”Njoftoni policinë ta marrë forcërisht..” u thotë Hyka vartësve të saj. “Për shkak të pandemisë në varrime duhet të jenë vetëm familjarët, ashtu edhe në dasma apo ditëlindje. Ka shumë që nuk i respektojnë këto rregulla, ne njoftojmë policinë”, thotë prefekti Ronald Nasto.  Në hyrje të godinës së policisë ka shumë njerëz. Të gjithë të shqetësuar që kërkojnë të zgjidhin problemet. Polici roje nuk mund tu japë sqarime pa pushim dhe herë pas here mbyll portën. Brenda një tjetër police sherbimi merret me qytetarët. Ajo nuk pushon së kërkuari, qendroni larg njeri tjetrit, respektoni distancat. Nga shkallët e katit të dytë dy  burra zbresin me shpejtësi.  Hipin në mjet dhe largohen. Pas tyre edhe  furgoni me policë. Një telefonatë në sallë njoftoi për sherr në zonën e plazhit….

Megjithatë vizitorët i marin më të mirën Durrësit.  Në mbrëmje pranë Adriatikut pak kush kujtohet për tërmetin dhe Covidin 19. Për tre muaj këtu askush nuk pagoi taksa… 

 


https://faktoje.al/durresi-me-papunesi-te-larte-nga-shterimi-i-turisteve/?fbclid=IwAR35Pqs0QofmgxlZSUWQYwV3RikqWSS2fMmERBFZjjCoeF6HcwtXG4q3b1M


 

Comments

Anonymous said…
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310
Josie said…
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
July Sector said…
Sektori i ditës së mirë të korrikut:
Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: +27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV