Covid 19. dhe Durrësi
Anila PRIFTI
Covid 19 ka mbërritur herët në Durrës. Nëpër korridoret e
ambjenteve shëndetësore në qytetin bregdetar, emri i virusit u artikulua që kur
u shfaqën rastet e para të të infektuarve në Kinë. Ministria e Shëndetësisë udhëzoi
informim dhe trajnime për personelin e bluzave të bardha. “Praktikisht puna jonë për Covidin ka filluar
shumë herët këtu tek ne. Ka filluar që kur dolën rastet në Kinë. Ne kemi patur
një protokoll të ndryshueshëm, deri tek rasti i parë që u konstatua në
Shqipëri”, tha për “Faktoje” Drejtuesja e Operatorit të
Kujdesit Shëndetësor Durrës, Aurora Hyka
Por gruaja, e quajtur Drita Ziskoja, nuk është shumë e
shqetësuar për pandeminë. Ajo prej ditësh pret në zyrën e gabuar. Pas tërmetit
të 26 nëntorit i cili shkaktoi 24 viktima nga 51 në gjithë vendin, dhe la afro
10 mijë të pastrehë në Durrës u largua tek njerëzit e saj në Greqi. Është kthyer të gjejë zgjidhje për dëmet në
shtëpi dhe në lokal. Ulur tek shkallët e
Bashkisë bregdetare kërkon të
dëmshpërblehet për ambjentet e saj në pallatin 11 katesh në lagjen 13, Plazh, i
vlerësuar me DS3. Por kjo zyrë është
kthyer vetëm për pritje të kërkesave me shkrim, dhe nuk të mundëson asnjë takim
me titullarë të Bashkisë.
“Nëse një qytetar më parë trokiste te dera e nënkryetarit,
tani për shkak të COVID 19, i kemi centralizuar të gjitha tek zyra e pritjes së
popullit. Eshte reduktuar kontakti i drejtëpërdrejtë me të gjithë
administratën. Qytetarët duhet të bëjnë kërkesën dhe do presin përgjigje me
shkrim” , thotë nënkryetari i Bashkisë Florian Tahiri. Ziskoja e ka mësuar këtë fakt dhe ka vendosur
maskë, kurse dorezat i janë grisur. Emri i saj nuk do të shënohet në listat e përfituesve
nga Programi i Përfitimit sepse ajo zotëron më tepër se një çertifikatë pronësie.
“ Nuk e kuptoj këtë gjë, lokali doli jashtë funksionit. Unë me atë ushqehesha,
mbaja familjen. Pse nuk duhet të ndihmohem unë. Nuk përfitova as pagën e luftës
sepse kryetarja e Njësisë Bashkiake më tha mbylle liçensën ”, tregon gruaja. Në këtë Qark me më shumë se 400 mijë banorë, me 220 pozitivë dhe 17 viktima
nga virusi, “hallet e Dritës janë luks”.
Dyndje në sportelet e
aplikimit
50 metra larg nga Bashkia në një tjetër ndertesë ka dyndje
njerëzish. E Merkura e 15 Korrikut, ishte dita e fundit e aplikimit të rihapur
për dëmet nga tërmeti dhe pranë Zyrës së Rindërtimit tek Prefektura ka rradhë.
Nuk respektohen distancat fizike për tu mbrojtur nga infektimi i Covid 19, dhe
pse u është shpërndarë një numër aplikimi. Policia bashkiake herë pas here u bëri
thirrje dhe u përpoq të shmangë turmat e të shpërndajë qytetarët. “Natën e kaluar është punuar deri vonë. Prefektura
po ndihmon bashkinë me ambjente dhe me punonjës, pasi për shkak të situatës së
Covid ka vonesa në kohë për proçedurat e dëmshpërblimeve. Këtu janë hapur 4
zyra të aplikimit. Ne po mundohemi që cdo gjë të zhvillohet normalisht” thotë
Prefekti i Qarkut të Durrësit Roland Nasto. “Kam tre ditë që zë rradhë në ora 5 të
mengjezit, për të dorëzuar dokumentet, nuk kemi më afat. Ne presim pranë
sporteleve, këta shpërndajnë numra në rrugë”, tregon Vjollca Domi, banore e
Durrësit, shtëpia e së cilës është vlerësuar me dëmtime të mëdha.
Në korridorin e
zyrave të aplikimit qytetarët qendrojnë ngjitur me njeri tjetrin. Ka shumë
tension mes tyre, por nuk bëjnë asgjë për tu mbrojtur nga virusi. “Kjo që po
ndodh këtu është skandal. Pse duhet të vendosin afate kur nuk janë respektuar
ato të mëparshmet”, proteston Agron
Rrapo. Ai është i frikësuar nga afërsia e njërëzve në radhë. Por nga ana tjetër
i duhet të dorëzojë dosjen për banesën e tij. Edhe punonjësit janë të panikosur përballë turmës së njerëzve.
Një prej tyre u largua duke protestuar për tu rikthyer pas pak disi më e qetë.
“Si mund të punojë kështu. Është stres, mund të infektohem e kam fëmijë e prindër
të moshuar në shtëpi. Pse u la e gjithë kjo ngarkesë për ditën e fundit”,
ankohet zytari që kërkon të mos i bëhet publik emri, sepse mund ta largojnë nga
puna pse flet pa lejen e eprorëve.
Bashkia e Durrësit deri në fund të muajit Qershor kishte marrë më shumë se 13 mijë aplikime në
kuadër të programit të Rindërtimit. Shqyrtimi i dosjeve të kategorive DS1, DS2
dhe DS3 –të cilat përfshijnë dëmet e lehta deri tek mesataret, sipas titullarëve
të bashkisë është bërë. Por procesi i vlerësimit të dëmeve është ende larg së
përfunduari. “Për shkak të situatës nga
Covid kemi pasur problematika përsa i përket cështjes së rindërtimit. Qytetarët
duhet të paraqiteshin pranë njesive administrative për dokumentat e caktuara
por nga ana tjetër ata nuk lejoheshin të grumbulloheshin. Kjo gjë ndikoi në vonimin e proçesit dhe ne
si staf i bashkisë lamë menjanë punët tona parësore në këtë drejtim dhe u
angazhuam në menaxhimin e situatës së Covid sidomos për tu ardhur në ndihmë me
ushqime e shërbim familjeve të varfra, atyre në nevojë, të moshuarëve dhe atyre të infektuarve. Që do të thotë se për afro dy muaj proçesi
për dëmet nga tërmeti u pezullua. ”, thotë nënkryetari i Bashkisë Florian Tahiri
Për objektet që do të prishen të kategorisë DS4 dhe DS5,
Bashkia e Durrësit ka dërguar për ekspertiza të thelluara në Institutin e
Ndërtimit 1050 objekte, nga të cilat 260 janë pallate dhe 790 janë objekte
individuale. “Dëmshpërblimet u vonuan . Tani janë duke u lidhur kontratat për
dëmet e vogla dhe të mesme kurse për DS4 dhe DS5 duhet akoma më tepër kohë pasi si proçedurë është më e
ndërlikuar sepse kemi të bëjmë me shëmbje banesash dhe rindërtim”, thotë Tahiri
Covid ul përformancën
e pushtetit vendorë
Në Durrës duket sikur pasojat e tërmetit ia marrin vëmendjen
Pandemisë. Këtu nuk ka alarm. Në farmaci
maskat shiten gjithnjë e më pak. “Ka ulje të numrit të atyre që kërkojnë të
blejnë një mbrojtëse”, thotë Alma, famacistja në qendër të qytetit. Lokalet janë të populluara, po ashtu edhe rrugët.
Prefekti Nasto tregoi për “Faktoje” se
jo në pak raste kërkojnë ndihmë nga policia për dasmat. Në përiferi traditat
vazhdojnë si para kohës së Pandemisë dhe në gëzime të tilla bashkohen më shumë
se 300 vetë. Noterët janë ata që nuk pushojnë. Brenda 30
minutave në studion ligjore Noteri – Avokat Brunilda Ceka përballë zyrave të
Hipotekës, u paraqiten njëri pas tjetrit më shumë se 20 qytetarë. Kryesisht nga
bashkia, lagjet dhe insitucionet e tjera të pushtetit vendor u kërkohen
dokumente të noterizuara edhe atëherë kur nuk është nevoja. “Kam ardhur të noterizojë hipotekën e shtëpisë
të aplikojë në Bashki për dëmshpërblimi nga tërmeti. Por duhet edhe akt noterial
nga bashkëshortja ime. Nuk e kuptojë këtë gjë, kur lehtësisht të zgjidhet me
ligjin përkatës ”, thotë Gëzim Hoxha.
“ Jemi
duke punuar me orare të zgjatura, kryesisht me punonjës burra. Eshtë sezon
turistik dhe duhet të merremi jo vetëm me problemet e tërmetit por edhe me
plazhet. Këtu kemi vendosur rregulla të forta për Covid. Nuk lejojmë asnjë
pishinë , ekipet janë në terren deri vonë”, thotë prefekti Nasto.
“Covid ka ndikuar në përformancën e punonjësve
të Bashkisë për shkak të panikut dhe të ndikimit psikologjik. U mor vendimi që
nënat me fëmijë të punonin nga shtëpia. Kjo ka patur ndikim të drejtëpërdrejtë
në mardheniet me qytetarët. Ata vinin dhe pjesa më e madhe e zyrave ishin të mbyllur.
Me vonë patëm rastin e infektimit të dy punonjësve të Urbanistikës dhe kjo e
veshtirësoi akoma më shume rolin tonë. Administrata u përfshi në panik”, tregon
për “Faktoje” numri dy bashkisë së Durrësit. Në zyrën e hipotekës nuk ka shumë njerëz por
nga këtu hapet rruga për cdo fazë të procesit të rindertimit. Zyra duhet të
konfirmojë statusin juridik për cdo pasuri kërkuar nga bashkitë e qarkut Durrës.
Po ashtu duhet të ofrojë informacion për pasuritë e subjekteve që përfitojnë
grantin e rindërtimit, procedurë që do kohë të përfundojë.
“ Pandemia në zyrën tonë ka ndikuar mjaftushëm.
Nga data 10 mars deri në 15 Qershor kemi punuar me staf të reduktuar. Ne dt 1
Qershor rezultuan dy punonjëse me Covid për të cilën u karantinuan 20
specialistë që kishin kontakt të afërt me specialistët e infektuar. Kemi patur
dhe familjarë të specialistëve me Covid për të cilët është dashur të
karantinohen dhe vetë specialistët e zyrës. Dy javët e para të Korrikut është
punuar jashtë oratit zyrtar, të shtunë dhe të dielë deri në orët e vona të
natës”, thotë për “Faktoje” Shefja e Zyrës së Hipotekës në Durrës, Albana
Hyseni.
Tamponë vetëm për të infektuarit me shenjat
klinike
Çdo mëngjes Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës, Aurora Hyka njihet
me numrin e personave që pas testit të Covid rezultojnë pozitivë. Një listë me
emrat e të infektuarëve dërgohet në Drejtorinë e Policisë dhe sipas protokollit
ajo duhet të mbështesë kërkesat nga ky shërbim. “Pjesa dërrmuese ndiqen në kushte
shtëpie. Më pas fillojmë gjurmimin për zinxhirin e infektimit, duke nisur me
rrezen më të vogël të kontaktit që kanë pasur, me familjen. Protokolli përveç
personave pozitivë që duhet të karantinohen përfshin dhe karantinimin e
personave të kontaktit, pavarësisht ka apo nuk ka shenja. Ata konsiderohen
pozitiv potencial dhe pse mund të jenë negativë”, thotë Hyka. Personeli mjekësorë
në Durrës ka nisur të trajnohet herët që kur në Kinë u bënë publike rastet e
para me Covid. Dhe për dy ekipet e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor puna
duket më e lehtë pavarësisht numrit të lartë të telefonatave apo të referimeve
nga mjekët e familjes. Aty ku besohej se do të kishte vertet të infektuar, në
rradhët e personave që qendrojnë në çadra për shkak se shtepitë u janë dëmtuar
nga tërmeti, sipas Hykës nuk ka patur raste positive. Në Durrës tampon u bëhet vetëm atyre që
shfaqin shenja klinike,kurse për personat e kontaktit është proceduar me
karantinimin 14 ditësh. Njësoj është vepruar edhe me rastet në institucioneve.
Vetë Hyka nuk ka bërë test. As edhe pjesa tjetër e personelit mjeksorë pavarësisht
se tek ky institucion ka patur persona të prekur. “Bërja e një tamponi nuk të bën
imunë”, thotë Hyka. Por jo cdo gjë është
e parashikuar dhe realizohet sipas protokollit. Kur ajo po fliste për “Faktoje”
u paraqit një rast urgjent për kryerje të testit. Psikiatri i spitalit të Durrësit
e njoftoi për një të sëmurë mendorë shumë të axhituar i cili duhej të dërgohej
në spitalit psikiatrik në Elbasan. Personeli mjekësor atje nuk pranon të shtrojnë
personin në krizë nëse nuk i është bërë testi për Covid. Në këtë rast Hykës i
duhet të telefonojë eprorët e saj në Ministrinë e Shendetësisë.
Policët shërbim 24 orësh
Eshtë i lartë numri i efektivëve të policisë që bëjnë shërbim
24 orësh në ditë të nxehta Korriku. Telefonatat në sallën operative nuk pushojnë.
“Janë me qindra të tilla, sidomos në fundjavë me popullimin e plazheve”, thotë
punonjësja operative. Telefonojnë për cdo gjë; nga rradhët nëpër dyqane e zyra
deri tek distanca e shezlloneve. “Vetëm fundjavën e shkuar ishin afro një
milionë njerëz në Durrës”, tregon një drejtues i Policisë së Durrës. Sirenat nuk ndalen dhe frika nga infektimi me
Covid i punonjësve është një sfidë më vete. “Nëse sëmuren policët, kalojmë në
kaos. Nuk do dimë kujt ti japim prioritet, mbrojtjes së qytetarëve nga kriminelët,
kundravajtjeve, zgjidhjes së koflikteve, luftës kundër drogës , kontrollit të të
infektuarve nga virusi, mbarëvajtjes së turizmit…”, rendit detyrat një nga
oficerët madhor. “Punonjësit janë në shërbim natë e ditë, të gjithë në
gadishmëri. Tirana na ka sjellë forca shtesë për turizmin”, tregon Drejtori i Policisë
së Durrës, Lorenc Shehu. “Në polici dërgojmë jo vetëm emrat e atyre qe pas
testimit dalin pozitivë, por edhe emrat e personave të kontaktit të cilët
vendosen 14 ditë në karantinë”, thotë shefja e Operatorit të Kujdesit
Shendetësor Aurora Hyka. Për të monitoruar këtë kontigjent duhen policë të cilët
sigurohen nga Sektori i rendit Publik. Dikush telefonon se një person që ka
rezultuar me Covid nuk bindet dhe nuk do të qendrojë në shtëpi. ”Njoftoni policinë ta marrë forcërisht..” u
thotë Hyka vartësve të saj. “Për shkak të pandemisë në varrime duhet të jenë
vetëm familjarët, ashtu edhe në dasma apo ditëlindje. Ka shumë që nuk i
respektojnë këto rregulla, ne njoftojmë policinë”, thotë prefekti Ronald
Nasto. Në hyrje të godinës së policisë
ka shumë njerëz. Të gjithë të shqetësuar që kërkojnë të zgjidhin problemet.
Polici roje nuk mund tu japë sqarime pa pushim dhe herë pas here mbyll portën.
Brenda një tjetër police sherbimi merret me qytetarët. Ajo nuk pushon së
kërkuari, qendroni larg njeri tjetrit, respektoni distancat. Nga shkallët e
katit të dytë dy burra zbresin me
shpejtësi. Hipin në mjet dhe largohen.
Pas tyre edhe furgoni me policë. Një
telefonatë në sallë njoftoi për sherr në zonën e plazhit….
Megjithatë vizitorët i marin më të mirën Durrësit. Në mbrëmje pranë Adriatikut pak kush kujtohet
për tërmetin dhe Covidin 19. Për tre muaj këtu askush nuk pagoi taksa…
Comments
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: +27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.