Covid dhe Gjirokastra e lënë
Anila
Prifti
Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO Gjirokastra nuk
ka infektim komunitar nga Covid 19. Deri
në fund të korrikut ishin vetëm dy vatra; pjesëtarët e dy familjeve
asimopatikë, që pas karantinimit 14 ditorë vazhojnë jetën normalisht, thotë
Drejtori i Shendetit Publik Shpëtim Novi. I njohur për arkitekturën fine,
otomane, mbijetuar deri në kohët e sotme në rajonin e Ballkanit, ky qytet për
shkak të pandemisë ka disa muaj që po përjeton pasoja të rënda ekonomike.
Goditjen e fortë e ka marrë turizmi që deri një vit më parë ishte nga shpresat
me të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë
unikale kulturore, historike dhe arkitekturore. “Shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe
minoritarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para
udhëtimit të marrin leje përmes një kërkese online drejtuar autoriteteve greke.
Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë
kufirin. Transporti i mallrave vazhdon”, thotë shefi i policisë kufitare në
Kakavijë.
…
Numërohen
me gishta vizitorët në kala. Të huajt prej nga dhe gjenerojnë të ardhurat për familjet gjirokastrite mungojnë. “Turizmi në Gjirokastër ka shkuar në
zero. Kishim parashikuar që këtë vit të arrinim maksimalet përmes kësaj fushe
dhe të vilnim investimet që kemi bërë, por përfunduam keq”, thotë Maks Hoxha
biznesmen. “Sikundër bota u vendos përpara sfidës së
veshtirë të bllokimit të levizshmërisë civile, si pasojë dhe në Gjirokastër kjo
solli shifra të ulëta turistësh dhe pritshmëri të papërmbushura për bumin
turistik të 2020. Nëse e paralelizojmë periudhën Janar Korrik me vitin 2019
vetëm për këtë periudhë kishim pritur gjysmën e totalit të turistëve që
llogaritet në 120 mijë turistë. Sivjet sipas statistikave të vizitave në muze
numri përmblidhet në 1200 turistë për muajin Qershor dhe Korrik”, tregon për
“Faktoje” Loena Bakuli, Drejtore e
Drejtorisë së Koordinimit të Integrimit Evropian dhe Turizmit.
Para 400 vjetësh Gjirokastra
kishte 2 200 shtëpi, nga të cilat 200 në
kështjellë; 280 dyqane, 9 xhami, 3 teqe, 3 kisha, 5 kroje dhe mijëra depo uji.
Nga viti në vit e nga shekulli në shekull qyteti rritej e forcohej dhe mori
rolin e trashëgimtarit të qytetërimeve
të lashta të luginës dhe trojeve përrreth. “Gjirokastra është
dashuri me shikim të pare/ Si vendi i lindjes së shkrimtarit shqiptar me famë
botërore Ismail Kadare, por dhe i diktatorit famëkeq Enver Hoxha, qyteti është
aq intrigues dhe kontravers, pasi ruan mirë gjithë fazat e historisë. Ka shumë
për të parë, jo vetëm në këtë qytet unik, por në gjithë rajonin”, shkruhet në
hyrjen e faqes web për Turizmin në qytetin me afro 60 mijë banorë. “Ky është qytet që jeton me turizmin e
huaj dhe përsa kohë kufijtë janë mbyllur dhe nuk ka asnjë turistë, Gjirokastra
është dramë. Ato çfarë fliten deri tani si ndihmë për turizmin janë propogandë”,
thotë Maksim Hoxha kryetar i Dhomës së Tregtisë për Gjirokastrën.
Prefekti Astrit Aliaj është nga të paktët
optimist, dhe nuk mendon se këtu situata është e rëndë -“Kemi bërë thirrje që
turistët shqiptarë të vijnë në Gjirokastër. Ky është vit ku janë rritur
kapacitete jo vetëm në qytet por edhe në fshat. Për këtë gjë kemi komunikuar me
kryetarët e bashkive të tjera, po mundohemi të joshim të rinj e të reja duke
treguar resurset. D.m.th të nxisim turistin vendas, të pijmë kafenë te njeri
tjetri”.
Banorët këtu hodhën kursimet për rritur cilësinë e investimeve në pronat
e tyre, me qellim për të pritur më shumë turistë për 2020-n. “ Të huajt kanë
qënë më shumë vizitorë për pak orë, kanë shpenzuar pak para, por kjo ka
ndihmuar gjirokastritët të mbijetojnë. Sot turisti i huaj mungon,çka do të
thotë më pak frymëmarrje për biznesin e hotelerisë , kryesisht për biznesin
familjarë që u këshilluan të shtonin kapacitete duke investuar edhe ato pak
para që kishin ruajtur”, thotë gazetarja Orjana Çenko në të njëjtën kohë dhe administrator e nje
televiozioni lokal. Sot qendra historike mbulon një
sipërfaqe prej 1.2 km katrorë, përfshirë kalanë dhe strukturat e ndërtuara deri
në shekullin XIX. Zona e mbrojtur si një vend i trashëgimisë së UNESCO-s
përfshin 1400 ndërtesa. Vitin e kaluar sipas shifrave të bashkisë këtë territor
e vizituan afro 300 mijë turistë. “ Vjet në këtë kohë në dyqanin tim hynin më
shumë se 250 vetë në ditë. Sot ke ardhur vetëm ti:, thotë Sedat Çani tregtarë
në Qafën e Pazarit. Qyteti ka mbi 800 ndërtesa historike. Pjesë e kësaj bashkie
është edhe Parku Arkeologjik i Antigonesë-Adrianapol, i cili u krijua në vitin
2005 me një sipërfaqe prej 92 hektarësh.
Goditet Hoteleria dhe tregëtia
Pazari i
Gjirokastrës i ndërtuar në shekullin XIX me një stil oriental, është një nga
atraksionet turistike dhe qendër e bizneseve turistike, nga më uniket në rajon.
Gjatë rijetëzimit të tij u restauruan fasada, mure, çati, vetrata, taraba,
ndriçuesit e kompleksit karakteristik, duke i dhënë nisje pozitive tregtisë,
zejtarisë, artizanatit, hotelerisë, haneve, bujtinave të lëna pas dore. Sot aty nuk as blerës e as pushues. Tregtarët
kalojnë më orë dhe me ditë të tëra në pritje të një klienti.
“ Gjendja
është shumë e keqe. Ne presim stinën e verës për xhiron por po të tregoj se dje
p.sh ishim zero, nuk shitëm asgjë. Sot shpresojmë të blesh ti. Këtu punojmë
burrë e grua”, tregon Kastriot Adrami, tregtarë tek Gjashtëkatëshi në Qafën e
Pazarit. Gruaja e tij Alma të tregon
pusin 400 vjeçar në mes të dyqanit të saj. Për shkak të ligjeve në zonën
muzeale, ai ujë nuk mund të pihet dhe pse është i pijshëm. “Nuk ka një
sinjalistikë të tregojë që ky pus ndodhet këtu”, ajo shpreson në ndërrimin e situatës. Këta janë
të paktët tregtarë që takon në Qafën e Pazarit. Një pjesë e bizneseve të shërbimit,
artizanatit, qendrat e përgatitjes dhe tregëtimit të suvenireve në zonën
muzeale kanë mbyllur aktivitetet.
“ Dhe pse nuk
po fitoj asgjë nga dyqani, mua më mbajnë djemtë që i kam me punë të mirë.
Problemi është për ata që skanë asnjë mundësi. Disa tregtarë kanë ikur, nuk i
kanë hapur dyqanet”, thotë Sedat Çani. “Gjirokastra që është ndërtuar nga të pasur sot mbahet
nga të varfërit që nuk dinë si do të ecin më tej pasi as me “kursim” nuk mund
të ecet kur të gjitha sektorët janë në një paralizë ekstreme”, thotë gazetarja
Orjana Çenko.
Në qytetin e
gurtë ushtojnë aktivitetetin rreth 90 biznese për akomodimin e turistëve. Por
sipas të dhënave të pushtetit vendorë disa nga to nuk janë në funksion. “Nga anketimet
e realizuara rezulton që
një 10% strukturash
akomoduese të ketë pezulluar aktivitetin dhe pse në
korrik kemi patur grupet vizituese nga Bjellorusia”, thotë Loena Bakuli zyrtare e Bashkise.
“Në hotelin tim nuk kam asnjë dhomë të zënë. Në këto kushte isha i
detyruar që nga 25 punëtorë të bëjë shkurtime dhe të mbajë vetëm 8 prej tyre,
nuk mund ti paguaj. Xhiron në lokal po e shikoni , vetëm dy vetë po pinë kafe.
Shumë biznese kanë vepruar kështu, ose i kanë mbyllur dyert”, thotë kryetati i
Dhomës së Tregtisë Maksim Hoxha.
Nga ana
tjetër mosrespektimi i masave anti covid në Gjirokastër është një tjetër kosto.
“Verejmë se bizneset e vogla dhe
qytetarë nuk por ndërgjegjësohen për tu mbrojtur. Kemi vendosur gjoba nga 5
milionë lekë të reja deri në një milionë lekë të vjetra. Me hyrjen e aktit
normativ, vetëm këto tre ditë kemi marrë 73 masa nga dy mijë lekë të reja për
qytetarët që nuk respektojnë rregullat anticovid dhe bëhen rrezik për pjesën
tjetër të popullatës”, thotë Edi Sinojmeri, kryeinspektori I ISHSH në
Gjirokastër.
Covid, emigracioni dhe firmat e mëdha
Për prefektin
e Gjirokastrës, gjëndja ekonomia e dobët për vendasit nuk ka ardhur vetëm
nga Covid. “ Ky është një faktor që nuk lidhet shumë me
pandeminë. Largimi i vazhdueshëm i njerëzve e ka çuar Gjirokastrën në një
gjëndje të tillë. Edhe para pandemisë kanë lënë tokën pa punuar, edhe para
pandemisë këtu në qytet nuk janë bërë shumë gjëra”, thotë për “Faktoje”
Prefekti Astrit Aliaj. Në Gjirokastër popullsia pritet të zvogëlohet me
rreth 30 % deri në vitin 2031”, thuhet në raportin e para dy viteve të INSTAT.
Lidhjet më të ngushta janë me
Greqinë. Për gjirokastritët, Janina
është qyteti ku kryejnë shumë punë . Vetëm 30 km larg dhe asnjë qendër tjetër
shqiptare nuk është kaq afër. “Tani që u mbyllën kufijtë është problem, familja
ime bënë pazar në Janinë. Për qejf aty dua ta pi dhe kafen më shpesh”, tregon
Flori Sinoimeri. Ka banorë që thonë se po presin hapjen e kufijve për tu
larguar drejt Greqisë. “Nëse do të
përgjigjem c’farë goditi më shumë pandemia? Gjithçka, dhe nuk mund të
rikuperohet me fushata pa sens “unë pushoj në Shqipëri”. Sot mendoj të iki. Pandemia nuk bëri gjë
tjetër vetëm theksoi problemet që kishin nisur nga largimi masiv . Frika ndali
çdo investim dhe të menaxhosh një televizion ku askush nuk reklamon më
asnjë gjë, bëhët mission i pamundur, thotë Çenka administratorja e një televizioni
local.
Gjirokastra është një nga qytetet që shpesh njihet si qytet i pasur,
edhe për shkak sepse në zonë janë duke operuar prej vitesh biznese të mëdha,
ato të ambalazhimit të ujit, të pijeve, fabrika të përpunimit të qumështit dhe
prodhimit te djathrave, fabrika të tregtimit dhe përpunimit të drurit, të
prodhimit të inerteve dhe ndërtimit, reparte të prodhimit te veshjeve dhe
këpucëve për tregjet e huaja, punishte të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit për
ndërtim dhe dekorativ etj. Por vendorët përvecse janë të kenaqur me
respektimitn e masave Anti Covid nga ana e tyre, janë të kënaqur që nuk ka
patur largim të punonjësve.
“Kontrollet e Task
Forcës janë të përditshme kryesisht aty ku ka dhe prezence të punëtorëve më
shume ku dhe mund të na krijohej një vatër e madhe infeksioni. Por falë punës
së drejtuesve të firmave të mëdha, të cilët me të vertetë janë lider në të
gjitha drejtimet, edhe në respektimin e protokollit Anti Covid janë model. Punëtorët janë ndihmuar me ndihma dhe me
kujdes shëndetësor edhe gjatë kohës së izolimit. Nuk kanë bërë asnjë reduktim të punonjësve po
janë në kërkim të punëtorëve”, thotë prefekti Aliaj.
Dëmet nga
pandemia janë zinxhirë, pavarësisht se një biznes është prekur më pak se një
tjetër. Por pavarësisht se nuk kanë larguar punëtorë përfaqësuesit e kompanive
të mëdha tregojnë se pasojat janë ndjerë edhe tek ta. “ Më ndikim ka tek
bizneset e vogla, ose tek ato firma që janë me kredi të mëdha. Ndaj dhe shumë
nga ata kanë larguar punëtorë sepse nuk fitojnë dhe nuk kanë me çfarë ti
paguajnë. Ne nuk kemi bërë shkurtime dhe po punojmë me kapacitetet tona
ekonomike –financiare. Nuk kemi kredi dhe kjo na ndihmon në periudha të tilla.
Por nëse në fund të muajit duhej të paguanim shuma të mëdha në banka, atëherë
do dorëzoheshim”, thotë Koço Sotiri ZV. President i Agna Grup. Sotiri arsyeton
se kjo është një situatë botërore ndaj biznese apo kompani të niveleve të tilla
duhet të shfrytëzojnë kapacitetet e tyre për të minimizuar dëmet në ekonomi.
Nga ana tjetër vetë semundja e Covid 19 ka ndikuar në psikologjinë e njerëzve
të kësaj fushe. “ Eshtë e pashmangshme, Covidi së pari ka ndikuar nga ana
psikologjike, tek ne drejtuesit por edhe tek punëtorët. Të gjithë jemi të
shqetësuar. Nuk dimë sa do zgjasë kjo situatë dhe se deri ku shkojnë pasojat si
në shëndet ashtu edhe në ekonomi” thotë Koço Sotiri, një nga sipërmarrësit më
të mëdhenj në vend. Por a funksion Garancia Sovrane dhe a ka zgjidhje se si të
mbrohesh ekonomikisht në këtë situatë? “Ne nuk kemi nevojë për kredi, jemi të
zhytur në kredi. Nëse nuk subvencionohen paketat turistike, të huajt do ti
shikojmë në këtë vend ndoshta vetëm pas katër vitesh. Nuk ka shpresë..” thotë
biznesmeni Maksim Hoxha.
Comments
Whatsapp/telefononi +2348106541486
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
Ai është WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com