Në Prishtinën e Vlorës



Anila Prifti


Prishtina, mes heronjve të Remarkut dhe dy lumenjve të fshehur. 
Emër që mund të vijë nga një gjuhë e lashtë indoevropiane. E kuptimi lidhet me diçka që i përket së kaluarës. 
Për herë të parë shkroi për të Johan Kantakuzen, perandori bizantin, në vitin 1342. Ai e përshkroi Prishtinën si një fshat, shënohet në arkivat historike. Sot është kryeqyteti i Kosovës me rreth 600 mijë banorë. Dy lumenj që flenë nën asfalt nga koha e Serbisë, duket si mundësia e vetme për t’u afruar prishtinalive ndjesinë e mallit. 
Dilema; qytet me lumë apo pa lumë, edhe pse rrugët janë të mbushura me heronj të papunë, si në veprat e Remarkut.
Njësoj si në Tiranë: me militantë të dëshpëruar dhe shtetarë ambiciozë. Kurse ata, idealet e të cilëve qëndrojnë fshehur si lumenjtë, në sarkazëm bisedojnë me vetveten. 
Edhe dielli ndriçon e nxeh njëlloj  Muzika prezantohet ndryshe, nga çka serviret e njohur në Tiranë me tallava; dëgjohet rock, jazz, house, ritme e tinguj në përzgjedhje
Vlora është personazhi ynë në udhëtim, për të përshkruar sado pak Prishtinën sot. Prishtinën në histori dhe në enigma ballkanike.
Qyteti im është i bukur, thotë paqshëm e bija e ideatorit të ndryshimeve të mëdha të pozitës shqiptare në Kosovë dhe ideatorit të demonstratave të 68-s, patriotit Ismail Dumoshi. Këtë emër mban edhe rruga në lindje të Prishtinës, afër Gërmisë. 
Në të djathtë të saj, një shkollë 9-vjeçare mban emrin “Gjergj Fishta”. Prishtina shfaqet larg bashkëbisedimit të këtyre dy figurave të historisë shqiptare, por Vlora, e ushqyer me shpirtin e besimit, thotë se vjen një ditë e atyre çka kërkuan këta burra. 
Prej këtu nuk të merr malli për Tiranën, por po aq larg është edhe Prishtina e mendimeve. Dy kryeqytete shqiptare të ngërthyera në kultura të murosura, shpeshherë ushqim për anekdotë-treguesit e folësve shqip. Pas kësaj, portrete të vrenjtura, tipike shqiptare, ecejake kulturash ndryshe. 
Për shumë gjë e për asgjë u paraprin statuja e Skënderbeut dhe dilemat midis të kaluarës dhe së ardhmes n’modernitet.
 300 kilometra midis Tiranës dhe Prishtinës e sërish në distancë. Edhe kur në 30 minuta kap kufijtë e dy qendrave, lëvizja bëhet me shumë ankth;  avioni i linjës është njësoj siç janë këto dy qytete. Ke ndjesinë e kaosit.
Edhe këtu në Prishtinë, tentohet për elitë. “De Rada” është vendi i preferuar i kryeministrit Hashim Thaçi, si elita në Tiranë e cila ngjit tash e parë kthinat e Sheraton a Bulevard. Ata që levizin nëpër këto shkallë kanë shpallur parinë. Pse jo, një mbrëmje galà i vëtëpozicion në “aristokratë”. Kështu ndodh, sa këtej e sa andej ose e kundërta: turma njërëzish në rrugëtim orar pa orar, me punë pa punë, varg makinash, bashkëbiseduesish në kafenetë kolektive a skutave periferike e pas tyre një fëmijë lyp duke i fishkëllyer burrit që ka përballë dhe mban zgjatur dorën. 
Të gjithë flasin për papunësinë, ashtu si në Tiranë, por kjo nuk i pengon aspak të rritur e të rinj të tjerrin biseda nëpër kafenetë e qytetit. Të shumtët flasin për korrupsion, ashtu si në Tiranë, por kjo nuk i pengon t’i japin një nëpunësi diçka nën dorë. .
S’ka ndryshime: ulërasin për padijen, por nuk prekin libra me dorë. Flasin për moral e zakone, por vrapojnë të fshihen periferive. 
Edhe në Tiranë numërohen me dhjetëra “shtëpi publike”-bordello; ashtu si në Prishtinë. Askush nuk i pengon, s’ka problem për ligj. Gazetat shkruajnë për një ngjarje pak ditë më parë: një nxënës u vra në shkollë. Ashtu gjimnazistët në Shqipëri sulmohen çdo ditë
Peizazhi urban i Prishtinës tregon historinë intensive të Kosovës, ndërsa flamuri kaltëreverdhë valëvitet gjithkund pranë shqiponjës kuqezi të Shqipërisë. Nënshkrimet në ‘Newborn’ për turistët e huaj cilësohen simbole të forta të Rilindjes. 
“Grandi” ende është vendtakimi kryesor në kryeqytet, por njerëzit ankohen.  Prishtina po kalon kaosin urbanistik. Ashtu si Tirana, ndodhet larg tendencave për t’u ngjarë metropoleve evropiane. Edhe këtu ndërtesat po bëhen kolektive, por ende fasadat nuk janë flakëruar në ngjyra. “Pejton” është rruga e freskët, e preferuar, e dëshirueshme si “Myslym Shyri” apo si ish-Blloku në Tiranë. Ka shumë xhami, kurse në qendër po ngrihet një kishë. Qytetarët nuk shfaqin entuziazëm - nën zë mendojnë sido - ndihen të panjohur nga "vërshimi i fshatarëve". 
Për herë të parë, në vitin 1344 këtu ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe për priftërinj përmenden edhe emra, ai i shqiptarit Don Lasio, por deri në kohën e pushtimit osman arkivat tregojnë se Prishtina nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm. Në shek. XIV dhe XV kryeqyteti i sotëm i Kosovës filloi të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare. 
Vlora po përgatitet për një takim. Është e emocionuar. Për të është ditë e shënuar. Pas 25 vitesh takohet me shokët e shoqet e maturës ‘84. Ky është momenti më interesant që takojmë në Prishtinë. Lokal “Papilloni” merr vëmendjen. Vajza me sy domethënës ndihet e plotësuar, por edhe me krenari për brezin e saj : “Është gjenerata që ka bërë diçka, çdonjëri prej tyre është dikush.” 
Ora ecën, por ajo me shokët Besniku dhe Samiri nuk pushojnë së treguari për këtë brez që u formua në kohën kur rinia në Kosovë gëzonte mundësitë e një individi në privilegje.
Gjithsesi nuk duan të besojnë në kohë e në fat, por pa marrë frymë riprezantojnë vlerat. Fundja ata ishin në ato vite e nuk u intereson filozofia mbi epokat. Një rikthim në pafajësi dhe në të shkuarën po i mbledh këta njerëz. Kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës, për t’u parë me njëri-tjetrin e për t’u ballafaquar me vetveten. Janë orë të gëzueshme, festive, me ritëm të shpejtë, që s’mjaftojnë kurrë për t’u shprehur, edhe pse malli shuhet. Flasin thjesht, ngacmojnë njëri-tjetrin, bëjnë shaka, po me atë stil 18- vjeçar, por me tingull të së sotmes. Disa i fshehin me finesë emocionet, ndonjëri edhe përlotet. Kjo është natë e bukur për vajzën e Dumoshëve, ndaj ajo kujdeset ta respektojë atë, duke vendosur portretin e saj në atë të një princeshe. E, ç’rëndësi ka ç’ndodh tjetër në Prishtinë.  Kjo është një natë e mrekullueshme. e pafajshme!

Arkivat për Prishtinë 

Me këtë emër Prishtina përmendej në Mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth saj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë. 6 000-vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, statueta e ulur - që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës - dhe figura të tjera me qeramikën plastike. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në Rrethin e Prishtinës. Në afërsi, ka qenë një nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë, pas një tërmeti që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në Mesjetën e hershme, me emrin “Justiniana sekonda”. Këtë e ka ngritur perandori i madh romano-bizantin Justiniani, në shek. VI. Ndërsa në Mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelle kufitare të Bizantit me Serbinë. Vendgjetja e parë arkeologjike me kulturë materiale sllave në Kosovë (shek. X-XI) është gjetur në fshatin pranë Prishtinës, në Matiçanin. Ndër vizitorët e rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin Joan Kantakuzeni. Më vonë, Prishtinën e vizitoi edhe Feliks Petançiqi, diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mbretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shek. XVI thotë se Prishtina është vend i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare, sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmenden edhe lojërat kalorësiake mesjetare. Më pas Prishtinën, si një vendbanim me 8 mijë banorë, e përmendi edhe udhëpërshkruesi Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez Antoan Bas, më 1812-n, tregon se në Prishtinë mbahen dy panagjyre vjetore, në të cilat marrin pjesë tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Edrenja, Shkodra etj., që sillnin prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet gjermane. Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me nja 12 mijë banorë. Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe i ndërruan shumëçka, nga karakteri i mëparshëm, dy luftërat ballkanike, si dhe Lufta e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe se si Prishtina, më se një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Që nga viti 1809, kjo familje kishte organizuar, si një lloj ekspozite familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912-n. Do përmendur këtu se bërthama e vjetër e qytetit, me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën Katolike, Sinagogën dhe Çarshinë e vjetër, u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist, në vitet 50 të shekullit të kaluar.

Libertas

Comments

Anonymous said…
Hello! I know this is kinda off topic however , I'd figured I'd ask.
Would you be interested in exchanging links or maybe guest
writing a blog post or vice-versa? My blog covers a lot
of the same subjects as yours and I believe we
could greatly benefit from each other. If you happen to be interested feel free to shoot
me an e-mail. I look forward to hearing from you! Terrific blog by the way!


Here is my web blog :: flash - -
Anonymous said…
What's up to all, how is everything, I think every one is getting more from this web site, and your views are pleasant in favor of new viewers.

Feel free to visit my blog post - locrose
Anonymous said…
Great post.

Also visit my web-site prosthetic
Anonymous said…
Quality posts is the important to invite the viewers to go to see the
site, that's what this web site is providing.

Also visit my web page - saucer ()
Anonymous said…
Amazing! This blog looks just like my old one! It's on a entirely different subject but it has pretty much the same page layout and design. Superb choice of colors!

Feel free to visit my homepage; wetleads
Anonymous said…
Howdy! I just would like to give you a big thumbs up for your excellent info you've got right here on this post. I am returning to your website for more soon.

Stop by my web site: nahon
Anonymous said…
Very good post. I'm dealing with many of these issues as well..

Stop by my website ... barndance
Anonymous said…
I've been browsing online greater than three hours nowadays, but I by no means discovered any attention-grabbing article like yours. It's lovely price enough for me.
In my view, if all site owners and bloggers made just right content as you did,
the internet shall be a lot more helpful than ever before.


Check out my web-site: locataires
Anonymous said…
Magnificent beat ! I would like to apprentice at the same time
as you amend your web site, how can i subscribe for a blog web site?
The account aided me a applicable deal.
I were tiny bit acquainted of this your broadcast provided vibrant transparent concept

Have a look at my homepage educadores

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV