Covid dhe Puna në Durrës
ANILA PRIFTI
Biznesi ku punonte Eda Domi në Durrës mbylli aktivitetin me daljen e aktit Normativ të qeverisë që urdhëronte këtë masë, pas shfaqjes se coronavirusit. 30 vjeçarja, nënë e një vajze mbeti e papunë gjatë atyre muajve dhe vetëm me një pagë lufte. Me rihapjen e dyqanit të fotografive ku punonte, Eda priste të rikthehej në punë, por pronari bëri shkurtime. Ajo iu drejtua zyrës së Punës dhe nga muaji prill ajo i përket kontigjentit të mijëra të papunëve sot në Durrës. “Isha shitëse në këtë biznes prej shumë vitesh. Shpresoj të gjej një vend pune, por deri tani nuk kam mundur. Përvec Zyrës së Punës po kërkoj edhe vetë. Eshtë shumë e vështirë, si unë në Durrës shumë njerëz kanë humbur punën nga Covidi. Kam frikë se do të vazhdojë gjatë kështu”- thotë 30 vjeçarja Domi.
Rritet numri i punëkërkuesve
“Gjatë muajit mars, si pasojë e pandemisë u deklaruan afro 6 mijë persona që humbën vendin e punës, por shumë pak prej tyre i janë drejtuar Zyrës së Punës.”- thotë Drejtori i këtij institucioni në në Durrës, Indrit Buka. “Nuk kam pse shkoj të regjistrohem, se nuk gjen punë aty”- thotë Ilir Krasniqi, që vitin e shkuar punonte kamerier në një nga restorantet në plazh. Krahasuar me muajin Mars të 2019-s numri i punëkërkuesvetë regjistruar në Durrës, ishte disa herë me i vogël dhe i përkisnin grupmoshave 40 deri në 60 vjeç, thotë sepcialistja e Zyrës së Punës
Viti 2019 – Mars – 1200 punëkërkues
Viti 2020 -
Mars – 6000 të papunë
“Të papunët nga Covid nuk janë trajtuar me pagesë papunesie për shkak se kanë përfituar nga paketa e Qeverisë. Pagesa e papunësisë do të fillojë në muajin korrik” -sqaron Indrit Buka. Nga të dhënat e kësaj zyre largimet më të mëdha janë bërë nga bizneset dhe ndërrmarjet e vogla, të produkteve dhe shërbimeve. “Aktualisht që po flasim punojmë me 20 përqind të kapaciteteve dhe me stafe të reduktuara, 40-50 përqind. Çfarë është më e keqja ne parashikojmë që në muajin shtator do të jetë një valë tjetër e krizës. Mbas mbylljes së sezonit turistik do të shtohet numri i të papunëve në të gjithë sektorët. Sot kemi 25 mijë persona të papunë në Durrës, sidmos nga bizneset e vogla të cilat kanë mbyllur qepenin apo bizneset e mëdha të cilat kanë reduktuar stafin apo janë ridimensionuar në aktivitetin e tyre”-tregon për “Faktoje” kryetari i Dhomës së Tregtisë në Durrës Alban Isteri.
Një vit më parë Durrësi, kryesisht sektori i turizmit
ishte në krizë për fuqi punëtore. Kjo detyroi bizneset të rrisnin pagat mujore
dhe të ofronin kushte më të mira për të joshur punëmarrësit. Nga politikat
nxitëse për thithjen e krahut të punës, tani zona bregdetare po përjeton fazën
e saj më të keqe.
“Nuk gjeja kamerierë për të punuar në lokal për shkak se
shkonin pas ofertave më të mira, ose largoheshin jashtë vendit. Sot jam i
detyruar që shpesh të shërbej edhe vetë, sepse nuk mund t’i paguaj, nuk ka
xhiro.”- tregon pronari i një lokali të vogël në zonën e Currilave.
“Në bazë të parashikimeve tona, tkurrja ekonomike në vend do të jetë me dy
shifra dhe këtu po tregohem optimist. Kriza ka krijuar ulje të konsumit, ulje
të xhiros”-thotë Isteri.
Bizneset e
mëdha përgjysmojnë personelin
Shkurtim të punonjësve nuk
kanë bërë vetëm bizneset e vogla apo ndërrmarjet me fitime të pakta. Në Durrës
më shumë se 80 perqind e resorteve, bar - restoranteve më me emër kanë
përgjysmuar numrin e punëtorëve.
“Kemi investuar pesë vjet për të trajnuar
personelin dhe këtë sezon kemi në punë 50 përqind të atyre që kanë qenë vitin e
kaluar.” -thotë për “Fktoje” Fatos Çerenishti, pronari i një prej resorteve më
të mëdha në bregdet.
Çerenishti thotë se nuk i ka ulur pagat për ata që ka
mbajtur në punë, por i vjen keq për largimin e gjysmës së personelit, jo vetëm
për faktin se ka investuar në trajnimin tij, por edhe sepse e di që papunësia
do t’u vështirësojë mbijetesën atyre dhe familjeve.
“Sektori kryesor që është prekur më shumë nga pandemia
është ai i hoteleri-turizmit, i cili mori një goditje të rëndë financiare, jo
aq nga tërmeti sesa nga pandemia e virusit Covid-19” -thotë zëdhënësi i
Bashkisë Dorian Agolli.
Mbyllja e kufijve
‘shterroi’ turistët
Durrësi i cilësuar që para
2070 vjetësh nga romakët si “Taverna e Adriatikut”, deri shtatë muaj më parë
ishte destinacioni më i madh turistik në Shqipëri. Në “Platformën
multifunksionale e informacionit” hartuar nga Bashkia në janar të 2019, “gjatë pikut të sezonit turistik numri i turistëve që vizitojnë
qytetin është mbi 500 000 vetë”,
Disa sektorë, ai i prodhimit, fasoneria, industria, pas fazës
së kufizimeve deri diku po kalojnë në një lloj normaliteti, përsa i përket
zhvillimit të aktivitetit; po rehabilitohen gradualisht, shënon Dhoma e Tregëtisë
në raportin e saj. Kurse sektori i turizmit dhe ai i transportit po
shfaqin problematika të mëdha për shkak të mungesës së turistëve.
“Ky është sezoni turistik nga më të vështirët në të gjithë kohët. Avantazhi i vetëm është fakti që nuk na kanë braktisur kosovarët. Kemi bërë oferta me 30 përqind ulje për të thithur pushues, por përsëri numri i tyre është i ulët”- tregon sipërmarrësi Fatos Çerenishti.
Njohësit e çështjeve të turizmit thonë se situata do të
vijë në përkeqësim, sepse në muajin gusht e më pas parashikohet rënie drastike e numrit të
vizitorëve dhe i turistëve.
Sipas statistikave të Autoritetit
Portual Durrës, që nga janari i vitit 2019 mbi 110 jahte turistike nga vende të
ndryshme të botës përfshinë Durrësin si destinacion në guidat e tyre turistike.
Me nisjen e sezonit shifrat tejkaluan pritshemrite dhe në port u ankoruan 19 kroçiera dhe veliera me 4,503 turistë, si dhe 430
jahte të madhësive të ndryshme.
Në 2019-n risia e sezonit
ishte ardhja në masë e turistëve hungarezë, ukrainas dhe gjermanë, ndryshe nga
vera e 2018-s kur të shumtë ishin norvergjezët dhe suedezët. Turistët italianë dhe polakë frekuentojnë
Durrësin prej shumë kohësh. Në tri javët e para
të qershorit vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, hynë 431 293 vizitorë të
huaj ose 78 800 më shumë se për të njëjtën periudhë të 2018-s. Kjo dyndje e
turistëve ndodhi në një kohë që zhvilloheshin
protestat e opozitës dhe raportohej se situata mund të ndikonte në
frenimin e turistëve.
Mbyllen bizneset
Një pjesë
e mirë e ambjenteve të biznesit u dëmtuan nga tërmeti, por kur mbërriti Covid
dhe pas rihapjes tregtarët thonë se nuk kishte blerës. Shumë pak njerëz ishin
të interesuar për të blerë dhe shitjet ranë në mënyrë drastike.
Në mesin e muajit maj u
miratua nga qeveria garancia e dytë sovrane në
vlerën e 150 milionë dollarëve. Ndryshe nga ajo e para ku kredia do të shkonte
për pagat e punonjësve, kredia e dytë do të përdoret për investime. Kjo garanci
e dytë sovrane do të ketë një normë interesi 5%.
“Kjo kredi
nuk na ndihmon, pasi ështe më e shtrenjtë se ajo që na afron banka. Ne
marrim kredi me 4.4 përqind interes, Qeveria e ofron me 5 përqind.”- thotë
pronari i resortit “Fafa” në bregdetin e Durrësit.
Comments
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: +27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.
(zhgënjim nga puna)
(Përparim martesor)
(Çdo lloj trashësie) (kthimi i pronës suaj)
magji për të marrë mbrapsht atë që keni humbur ose keni nevojë, kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e këtij drejtuesi të shkëlqyeshëm të magjisë, ju lutemi këtu është numri i tij WhatsApp: +2347042191323
Email: drgideon611@gmail.com