Anila Prifti Pesë vite më parë, Kris Sueker, asistent-drejtori i FBI-së për Hetimet Kriminale, dha alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Lajmi u përcoll në CNN, ndërsa theksohej se, pas goditjeve të fundit ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e "La Cosa Nostra", e cila konsiderohej si kryemafia në SHBA. Sueker tha se, duke vepruar në Nju-Jork dhe në qytetet lindore të SHBA-së, "Mafia e re" është e sofistikuar dhe e dhunshme, aq sa konkurron mafien ruse. Një vit më parë, një raport i CIA-s për kriminalitetin e shqiptarëve, vuri në dukje se llogariteshin 2 500 padrino shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ku dhe ushtronin aktivitetin e tyre mafioz. Një raport tronditës hartuar nga investiguesit ndërkombëtarë do dalë së shpejti për “Mafian e Re” e cila shikohet si kërcenim real. Dje, një goditje u bë në Itali. Policia e Padovas sulmoi një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të drejtuar nga një familje shqiptare. Ban...