Posts

Voskopoja e 'dashnoreve' të shtrenjta dhe e kishave të mbyllura

Image
  Anila Prifti Nuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë ‘auuu’. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë.  21 km larg Korçës, 185 km larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon  shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak.  Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun.  Kur  ti ankohesh për pakujdesi në levizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave.  Por atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!   Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në google për Voskopojën. Dhe me një sinqeritet naiv i kërkon ato. Është gati të ecë natë e di...

Une bija

 Une bija Nga dita kur ike, më duhet të bëjë gjysmën e gjerave, ato më pak të bukura, më pak të vërteta. Bëjë gjumë më shumë e shoh më pak endrra që nuk më shërbejnë as si pasqyrë për realitetin tim e as më sinjalizojnë për cfarë do të më ndodhë në të ardhmen, por janë kujtime të harruara që vijnë nga pjesë të largëta të trurit, kushedi sepse. Në të shumtën e neteve të takoj ty; diku të prek e besoj se jam zgjuar, diku ikën e të ndjek nga pas. Kërkoj në atë lloj bote pak gjë të jetë e vertetë. Që kur të zgjohem bashkë të ecim deri në rrugën sipër, ti duke më kujtuar të kem kujdes, si lepurit në strofullën e ujqërve.  Një natë gjysmë zgjuar më dëgjove duke tu lutur dhe prita deri në mëngjes. Nuk pati mrekulli, as kur mbylla derën duke besuar në kthim do të gjej aty. Në mos ty, hijen tënde që nuk di pse herë   vjen fshehurazi kur unë nuk kam më frikë. Në fund të fundit pse duhet të pyesim dhe të kërkojmë përgjigje për cfarë s'kuptojmë?!  Thonë që nëna nuk e ...

Spital, apo konsulore pensionistesh?

Image
  ANILA PRIFTI   Në 11 Maj 2015, kur kryeministri Edi Rama u kërkoi votën banorëve të Tepelenës për Termet Peçin bëri këtë premtim: “Nga garantimi i mjekëve të rinj për spitalin e Tepelenës, që janë duke munguar për shkak se ata me më eksperiencë janë drejt pensionit dhe më të rinj nuk ka dhe për këtë arsye, qeveria ka një program të plotësimit të boshllëqeve për mjekë specialistë në një sërë spitalesh të vendit”… https://ëëë.ps.al/te-reja/termet-peci-drejtimi-i-duhur-per-tepelenen   Eshtë një prej shumë premtimeve që iu është bërë banorëve të Tepelenës. Para dhe pas tij shumë të tjera. Por në spitalin me 30 mjekë në vitin 2008, sot ka vetëm 4 të tillë dhe plot 84 shtretër bosh si dëshmi e qartë e mungesës së frekuencës.   “Që kur ministër i Shëndetësisë ishte Leonard Solis, këtë gjë mbaj mend por asgjë nuk është bërë, kemi kërkuar mjek dhe nuk kanë sjellë ”, tregon për “Faktoje’ Shahin Meçaj, mjek i vjetër pneumolog që i duhet të bëjë 4 shërbime roje në ja...

Covid dhe Puna në Durrës

Image
Fatos Çerenishti, pronar i resort FAFA     ANILA PRIFTI  Biznesi ku punonte Eda Domi në Durrës mbylli aktivitetin me daljen e aktit Normativ të qeverisë që urdhëronte këtë masë, pas shfaqjes se coronavirusit. 30 vjeçarja, nënë e një vajze mbeti e papunë gjatë atyre muajve dhe vetëm me një pagë lufte.  Me rihapjen e dyqanit të fotografive ku punonte, Eda priste të rikthehej në punë, por pronari bëri shkurtime. Ajo iu drejtua zyrës së Punës dhe nga muaji prill ajo i përket kontigjentit të mijëra të papunëve sot në Durrës.   “Isha shitëse në këtë biznes prej shumë vitesh. Shpresoj të gjej një vend pune, por deri tani nuk kam mundur. Përvec Zyrës së Punës po kërkoj edhe vetë.   Eshtë shumë e vështirë, si unë në Durrës shumë njerëz kanë humbur punën nga Covidi. Kam frikë se do të vazhdojë gjatë kështu”- thotë 30 vjeçarja Domi. Rritet numri i punëkërkuesve     “Gjatë muajit mars, si pasojë e pandemisë u deklaruan afro 6 mijë persona që humbën ...

Covid dhe Gjirokastra e lënë

Image
  Qafa e Pazarit Anila Prifti Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO Gjirokastra nuk ka infektim komunitar nga Covid 19.   Deri në fund të korrikut ishin vetëm dy vatra; pjesëtarët e dy familjeve asimopatikë, që pas karantinimit 14 ditorë vazhojnë jetën normalisht, thotë Drejtori i Shendetit Publik Shpëtim Novi. I njohur për arkitekturën fine, otomane, mbijetuar deri në kohët e sotme në rajonin e Ballkanit, ky qytet për shkak të pandemisë ka disa muaj që po përjeton pasoja të rënda ekonomike. Goditjen e fortë e ka marrë turizmi që deri një vit më parë ishte nga shpresat me të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore. “ S hqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të marrin leje përmes një kërkese online drejtuar autoriteteve greke. Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk le...

Covid 19. dhe Durrësi

Image
  Anila PRIFTI Covid 19 ka mbërritur herët në Durrës. Nëpër korridoret e ambjenteve shëndetësore në qytetin bregdetar, emri i virusit u artikulua që kur u shfaqën rastet e para të të infektuarve në Kinë. Ministria e Shëndetësisë udhëzoi informim dhe trajnime për personelin e bluzave të bardha.   “Praktikisht puna jonë për Covidin ka filluar shumë herët këtu tek ne. Ka filluar që kur dolën rastet në Kinë. Ne kemi patur një protokoll të ndryshueshëm, deri tek rasti i parë që u konstatua në Shqipëri”, tha për “Faktoje” Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës,  Aurora Hyka   Por gruaja, e quajtur Drita Ziskoja, nuk është shumë e shqetësuar për pandeminë. Ajo prej ditësh pret në zyrën e gabuar. Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi 24 viktima nga 51 në gjithë vendin, dhe la afro 10 mijë të pastrehë në Durrës u largua tek njerëzit e saj në Greqi.   Është kthyer të gjejë zgjidhje për dëmet në shtëpi dhe në lokal.   Ulur tek shkallët e Bash...