Spital, apo konsulore pensionistesh?

 

ANILA PRIFTI

 

Në 11 Maj 2015, kur kryeministri Edi Rama u kërkoi votën banorëve të Tepelenës për Termet Peçin bëri këtë premtim:

“Nga garantimi i mjekëve të rinj për spitalin e Tepelenës, që janë duke munguar për shkak se ata me më eksperiencë janë drejt pensionit dhe më të rinj nuk ka dhe për këtë arsye, qeveria ka një program të plotësimit të boshllëqeve për mjekë specialistë në një sërë spitalesh të vendit”…

https://ëëë.ps.al/te-reja/termet-peci-drejtimi-i-duhur-per-tepelenen

 Eshtë një prej shumë premtimeve që iu është bërë banorëve të Tepelenës. Para dhe pas tij shumë të tjera. Por në spitalin me 30 mjekë në vitin 2008, sot ka vetëm 4 të tillë dhe plot 84 shtretër bosh si dëshmi e qartë e mungesës së frekuencës.  “Që kur ministër i Shëndetësisë ishte Leonard Solis, këtë gjë mbaj mend por asgjë nuk është bërë, kemi kërkuar mjek dhe nuk kanë sjellë ”, tregon për “Faktoje’ Shahin Meçaj, mjek i vjetër pneumolog që i duhet të bëjë 4 shërbime roje në javë.

Ka mjaft specialistë dhe studentë në Tiranë nga Tepelena të cilët nuk duan të rikthehen në vendlindje për të ushtruar profesionin e tyre, por kërkojnë të punësohen në kryeqytet. Në Ministrinë e Shëndetësisë autorizimi për të folur për cështjen i është kaluar drejtoreshës Suela Selimi. “Shërbimet janë të mbuluara me specialistë një herë në javë nga Gjirokastra”,  thotë ajo për vizitat.

Por dignostikimet me të plota dhe mjekimet spitalore nuk realizohen këtu. “Ato raste i dërgojmë në Gjirokastër”, sqaron Selimi. Më shumë se 10 telefona në ditë në urgjencë kërkojnë ndihmë për mushkëritë. Secili prej tyre së paku kërkon kryerjen e një grafie. “Për grafi, skopi, operacione kirurgjikale etj, të sëmurët drejtohen në Gjirokastër”, sqarojnë Mecaj dhe Selimi.

Salla e operacioneve është një ambjent i konsiderueshëm, por për funksionimin e saj nuk mungojnë vetëm kirurgët. Aty, shikon mure dhe dyshemenë e dezinfektuar nga pastruesja që përsa kohë s’ka të sëmurë, s’ka as shumë punë. Mungojnë tërësisht pajisjet e domosdoshme për ekzaminimin, aparaturat e radiologjisë, pajisjet e reanimacionit.

Mbi 2500 pacientë me sëmundje të ndryshme kanë nevojë që shërbimet ti marrin në këtë godinë, thuhet në një raport dërguar Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2009.

Sot është ky burrë i moshuar që kërkon thjesht ti matin tensionin. Pas tij një tjetër i thotë mjekut ti shikojë pak analizat. Me vete ai solli edhe grafinë që e kishte bërë në një klinikë private dhe jo në spital siç duhet të ndodhte.  

…..

Zyra Sylotaj dëgjon shumë pak dhe mosha i jep mundësi të lëvizë vetëm nëpër shtëpi. Por sot, e premte e 10 tetorit, ka tre orë që pret specialistët nga Gjirokastra. Dhe për të ardhur deri në këtu, Zyraja udhëtoi një orë me makinë. Çdo javë sipas një grafiku ata vijnë në Tepelenë. Është fundjavë dhe specialistët janë me vonesë. Të moshuarve iu thanë se vonesa e specialistëve është për shkak të një operacioni në spitalin e Gjirokastrës. Nga ana tjetër Zyraja pret ulur në stol dhe nuk do të largohet pa u kontrolluar të mjeku, për një dhimbje pas kokës që e mundon shumë dhe i ka ngrirë qafën.

Pranë saj Esma Shehu nga Bença shoqëron bashkëshortin. Ka muaj që e bën rrugën nga fshati në qytetin e Tepelenës. Fatmirësisht ajo nuk mendon se sëmundja nga e cila vuan bashkëshorti është me rrezik për jetën.
….

Në këtë kohë sirenat e ambulancës alarmojnë jo vetëm të sëmurët në shkallët e spitalit. Mjeku pneumolog Shahini, tregon për një burrë tek 60-tat është në gjendje të  rëndë nga Covid-19. Atij i duhet oksigjen dhe ndihmën e parë do e marrë jo në Tepelenë, por në Gjirokastër, më pas do të dërgohet në Tiranë. Kështu proçedohet në të gjithë vendin, tundin kokën ata si të zënë në faj.

Çdo gjë është në rregull, thotë përmes telefonit Drejtori i Spitalit “Omer Nishani” në Qarkun Gjirokastrës, Sokol Ferruni i cili në këtë rast ndodhet në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë. Por vartësi i tij, Drejtori Teknik nuk do të flasë me gazetarët. 

Kur ambulanca nuk kishte dalë akoma nga Tepelena, një tjetër telefonatë njofton për mësuesen e infektuar në Shkollën e Bashkuar me 270 nxënës "Adem Alushi' në fshatin Krahës të Memaliaj. Mësimi u ndërpre menjëherë dhe stafi pedagogjik u vu në pritje të bërjes së tamponit   

 

….
I.H  50 vjeç më shumë se një muaj ishte me Covid bashkë me gruan e tij. “Vetëm një moment mund të ndante jetën nga vdekja.

‘Mu mbyll fyti dhe nuk merrja dot frymë. Natën ndërrohesha 10 herë, rashë 12 kg . Infermierët nuk vinin nga frika, duhet të japësh shumë lekë. Në spitalin e Tepelenës përveçse të flasësh në telefon me pneumologun, asnjë shërbim tjetër nuk merr. Fëmijët me linin lëngjet dhe ushqimin te dera, nuk hynin brenda. S’kisha forcë të shkoja as deri aty për ti marrë. Duhej të flisja në telefon për mjekimin dhe nuk përgjigjesha dot. Kalova një tmerr, njërëzit duhet të besojnë në këtë fakt. Mjekimi është i shtrenjtë. Një tablet hollues gjaku kushton 8 mijë lekë. Për një muaj shpenzuam 3 milion lekë’, tregon burri që edhe më parë respektoi masat anti--covid, por që sot është akoma më i frikësuar. 

“Këtu nuk mund të japim ndihmë për rastet e rënda, dhe të sëmurët kanë frikë të shkojnë në spital”, thotë mjeku. Në shtatë muaj të pandemisë në spitalin e Tepelenës u paraqitën 270 persona më probleme të mushkërive, midis tyre edhe të infektuar më koronavirus, shënohet në regjistrin e Urgjencës. Rastet aktive në 9 Shtator në rang Qarku ishin 37, por në spitalin e Tepelenës çdo ditë ka dhjetra telefonata që kërkojnë Urgjencën për shenjat e virusit. 

……

40 km larg nga Gjirokastra, spitali i Tepelenës po shërben vetëm si një qendër shëndetësore për 80 mijë banorët, bashkë me ata të Permetit dhe të Memaliajt. “Jemi vetëm 4 mjekë, bashkë me mua, një pediatre, radiologu dhe okulisti.”, tregon Shahin Meçja që nga sa duket, i gjithë spitali ka mbetur në dorën e tij. Në vitin 2019 Ministria e Shëndetësisë shpalli tre vakanca për mjekë në spitalin e Tepelenës. Akoma edhe sot është po ky njoftim, por asnjë kandidat mjek nuk i është përgjigjur thirrjes   https://mjeke.shendetesia.gov.al/category/mjekeneparesor/njesia-tepelene

 

“Një mjek nga Fieri që solli ministria u largua pas 6 muaj”, thonë në spital. Kemi dy vajza të reja, ato po vazhdojnë, kurse ai djali i ri iku në Gjermani’, thotë drejtoresha Suela Selimi.

Mungesa e specialistëve kirurgë, ORL, reanimacionit, obstetër etj, është një problem i mbartur prej vitesh. “Të gjitha rastet emergjente që paraqiten në Tepelenë qoftë edhe për një operacion si apandesiti sillen këtu në Gjirokastër”, mësojmë në spital. Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë e njohin këtë gjëndje por pavarësisht kërkesave të shumta për punësimin e specialistëve, situata nuk ka ndryshuar.  I vetmi zhvillim në Tepelenë ishte ai i vitit 2019 me arrestimin e katër ish- zyrtarëve për një tender fitktiv në vitin 2017, për pajisjen me leje mjedisore të spitalit . Tërmet Peçi prej 2011 është kryebashkiak në këtë vend gjysëm fshat, , por nga zyra e tij nuk merr dot përgjigje, jo vetëm për spitalin 

 

https://faktoje.al/cfare-ndodhi-me-premtimin-per-plotesimin-e-stafit-spitalor-te-tepelenes/


Comments

Bella said…
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310
Christy Lyndon said…
Magji e fortë dhe e fuqishme dashurie për të fituar mbrapa ish-in tuaj.. Kam vendosur që do ta kaloj gjithë ditën në internet vetëm për t'u siguruar që shumë njerëz mund ta lexojnë këtë dëshminë time për Dr.Ellen e cila është një magjistar i fuqishëm nga Afrika, Pasi u braktisa nga i dashuri im isha aq i vetmuar atë ditë sa vendosa të kaloja rrjetin për disa këshilla marrëdhëniesh, nuk e dija kurrë se kjo ishte harta e rrugës që do të siguronte kthimin e të dashurit tim. Pasi lexova shumë këshilla se si ta rivendosja marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, zbulova se Dr.Ellen ka shumë rekomandime sesa drejtorët e tjerë, kështu që me këtë vendosa që Dr.Ellen ishte personi i duhur . për punën, Dhe unë kontaktova Dr.Ellen përmes të dhënave të tij që i pashë në internet dhe isha aq i lumtur që zgjodha të punoja me Dr.Ellen sepse puna e tij ishte 100% perfekte dhe magjia ma ktheu të dashurin tim me lehtësim të shpejtë ju gjithashtu mund ta kontaktoni atë për ndihmë tani email.. ellenspellcaster@gmail.com/
Whatsapp/telefononi +2348106541486
Josie said…
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
Rosa Harrison said…
KJO ËSHTË NJË EKSPERIENCE IMJA REAL JETËSORE.

Burri im më la mua dhe djalin për një grua tjetër. Depresioni im filloi dhe jeta ishte e vështirë për mua dhe djalin tim, Muajin e kaluar gjeta kontaktet e DR.OBA në gazetë, pashë një postim ku dikush po vlerësonte punën e tij të mirë gjithashtu, kontaktova me të për ndihmë për të sjellë burrin tim mbrapa. Pas 24 orësh burri im që u largua 3 vite më parë u kthye tek unë dhe tani jemi bashkë me më shumë dashuri çdo ditë. Kontaktoni DR. OBA në numrin e tij WhatsApp: +27 73 714 4115. Dhe Email: obaasolutiontemple@gmail.com.

Rosa Harrison

Nga Belgjika

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV