Posts
itzhak perlman schindler's list; çmund te doje me teper nje zemer =D
- Get link
- X
- Other Apps
Nene duhet te vdesesh !?
- Get link
- X
- Other Apps
Me teper se dy vjet duke lenguar. Kete term dua te perdor per tia bere vetes me te lehte, se ne te vertete ti po vuan dhimbshem dhe padrejtesisht. Nene duhet te vdesesh!? S’kam degjuar gje tjeter qe kur ALS te zoteron ty. E thone te njohurit, te afermit, mjeket. Nder ta, asnje nuk i di dhimbjet e tua. Ne rastin me te mire ndokush pati durimin te degjoje copez rrefimi per cfare ndodh ne shtepine tone. As une nuk i di tmerret ne trupint tend dhe pse aty; deshmitare e syve qe nuk mbyllen asnjehere. Sepse ashtu dyshon se bashkohesh me shpejt me boten tjeter. Ne ate bote ku nuk do te shkosh; andej ku nuk dime çeshte dhe si eshte; me e lehte te durosh deri ne agoni. Do te qendrosh ne shtrat, edhe kur mbytesh me peshtymen tende; edhe kur nuk mund te perfundosh dot as gjysmen e gotes me lengun e sheges. Do te jesh aty, ne ate qe ne besojme se eshte bota e te gjalleve. Nuk jam nga ato qe di te rrefehem, e rrefimi te ndihmoje dike tjeter. Sjam as ajo qe...
ALS, vëmendje për VIP-a
- Get link
- X
- Other Apps
Anila Prifti Me ALS (Sklerozë Amiotrofike Laterale), u njoha këtë fillim vere. Nuk kisha dëgjuar më parë për të. Kuptova mungesën e shakasë nga zëri i trishtë i specialistit nurolog në QSUT Altin Kuqi. Po më njoftonte për një realitet të ri. Nuk pata përceptim të saktë për rrezikun, por në imagjinatë një “vrasës” ishte nisur drejt nënës time. Në dispozicion për të shuar kureshtjen e frikësuar ishin vetëm pak orë. Çdo gjë; sikur shfletoje një libër të bardhë dhe dy radhë në fund për mbylljen dramatike. Mjeku u mjaftua me “më vjen keq, e kam të vështirë…” dhe me heshtjen e mëpasshme për të më treguar se ajo çfarë kërkoja të dija në pak minuta, nuk kishte lidhje me naivitetin, frikën, apo mëshirën. ALS është aty me ty! Të merr frymën, gjymtyrët, të shuan të qeshurën dhe të qarën, e gjitha kjo gjatë një procesi turture. Kurse ti, vetëm mund të jesh një dëshmitar i heshtur i dhimbjes së njeriut tënd. Mbaj mend mjekun, i cili u kujdes të më tregonte se sëmundja konsiderohej...
ZEKTHI -Liria e Fjales ndryshe: Marshi i vdekjes -nga E.Kaceli
- Get link
- X
- Other Apps
Aishja e dashurisë dhe e vdekjes së shëmtuar
- Get link
- X
- Other Apps
Anila Prifti Jo vetëm, sigurisht, por kushdo i informuar sadopak mbi krimin e 80 vjeçarit Shaban Norja në Xhafzotaj të Durrësit; vdekjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dhe historinë e të dyve, përballet me dilemen - edhe dashuri edhe vdekje e shëmtuar. Prej natyrshmërisë së tij, njeriu ka luftuar për të zgjedhur, dashurinë me më të mirin dhe vdekjen më të bukur. Aishja, një përjashtim?! Lehtshëm s’mund t`i përgjigjet kush. Mbase edhe vajza që shkoi, nëse do ti mundësohej një rrëfim në të përtejmen e disa-ve, s’do di të tregojë. Nuk besoj se do mund të fliste se si për katër vjet radhazi ndante aromën e trupit të saj me pulsimet toksike të një udhëtari shumë afër me nëntokën. Sikurse nuk mund të kuptojë se si, dhe sigurisht as s’do mund të na tregonte, si ajo e shihte veten në atë labirinth kundërshtish. Se s’kish si zgjidhte njeherazi prej një skeleti; edhe frytin e dashurisë, edhe dorën e vdekjes. Por, ajo ç`ka la pa...