Shiroka e fëmijëve, e 'gjarpërinjve që pinë ujë në liqen' dhe 'a ke punë me kënd?'

 

ANILA PRIFTI



Shirokën e dua, jo vetëm për erën e saj, që dikur i kanë pas thënë shir ok, që do të thotë; ikë kur vjen….

Por sa herë shkoj atje, pushtohem me emocione të mira. Një qytezë e vogël, dikur e populluar nga familje të shumta të veriut- u thoshin “njerëz të egjen (të egër)!Vendi i rrapeve, qetësisë së liqenit dhe e Patër Anton Harapit, njeriu i Shkodrës dhe një nga të mëdhenjtë e Shqipërisë, frat françeskan që u pushkatua nga regjimi komunist, mbase krenaria e mendimit tonë filozofik, përbuzur e mohuar në dekada, i panjohur as sot !

Kësaj here nuk më afroi negativitet apo si shpesh udhëtarët kanë shumë arsye për të mos u kënaqur, ose ndryshe nga çfarë ndjejnë, shprehin pakënaqësi, dhe e kundërta.

E dua natyrën gjysmë të egër të Shirokës, me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh, dhe sikur mos të ishte pedonalja për të cilën asgjë nuk me bind çfarë çmimi ka fituar, do të ishte më mirë.

Shiroka, 4 km larg Shkodrës, shtrihet deri në kufi me Malin e Zi. Aty gjenden shenjat e postës kufitare të diktaturës, përmes së cilës shumë njerëz tentuan të arratiseshin, e në atë arrati që iu sillte erë lirie edhe u ekzekutuan.

Sot vështirë të futesh deri në atë pikë, rruga kalon përmes shtëpive shkretë dhe askundit; Fiks si dikur!

Një tokë shumë vite më parë e populluar më të krishterë, katolikë, sot dominohet me popullsi që falen në xhami. Por nuk duket aq ekstremizëm; vend që jeton me pushues dhe dashamirë të gatimeve, u interesojnë të ardhurit.

Ashtu tentojnë të presin shumëkënd, edhe pse besoj nuk janë të vetëdijshëm çfarë u ka falur natyra.

E kam thënë shpesh me veten e të tjerë se në vendin tonë, pak kush di të gatuajë. Edhe në Shirokë ndodh e njëjta gjë. Në fund të sezonit, lutesha të gjeja nga pak Shirokë të egër. E kjo nuk ndodh më.

Përballë meje porosinë e merr një fëmijë, nuk është më tepër se 16 vjeç. Pas tij, duke i shërbyer një tjetër tryeze, është akoma më i vogël. Thotë 15, por unë dyshoj, duhet të jetë jo më shumë se 13!

Tre-katër fëmijë janë atë që presin ndoshta në lokalin me tradicional të Shirokës, aty ku mund të shijosh tavën e krapit, çka Shiroka mund të afrojë më mirë se çdo gjë tjetër. Disa herë kërkova të shikoja një të rritur. Ndoshta brenda në kuzhinë, mund të gjendej dikush. Po më erdhi zor. Në fakt me trembi ideja që më stërmundonte në mendje e zemër, një përzierje e frikshme; Unë në kërkim të të rriturve! Të atyre që s`dukeshin, që duhej të ishin  në krye...

Vendi ku bujtëm quhet lokali i Rrokut, edhe pse në tabelën orientuese, ka një tjetër emër: “Nëse don një tavë krapi, veç aty mundesh, është biznes familjar, punojnë me fëmijë e me familje”- më tha djali, sërish me moshë nënmoshë, në qendër të Shirokës. Tregton produktet të çastit por duket të paktën një orientues i mirë për vendin, me gjithë preferencat e tij.

Para lokali të Rrokut, drekova në një tjetër vend. Çmenduri; mish viçi, një gatim që nuk di ta përshkruaj. Miku im, ardhur nga larg për të eksploruar pikërisht Shirokën, u trondit. Për të mos e bërë kaq të madhe, me pak fjalë i tregova se ata megjithatë u përpoqën. Në mungesë të kuzhinierit ishte futur dhe punëtorja e pastrimit. Mish i pjekur në mënyrën më të shpifur të mundshme.

Adriano kërkoi të largohej, dhe “Rroku” ishte mundësia më e mirë. Tava e krapit është e shënuar në librin e kulinarisë tradicionale. Dikur të vjetrit e mi ma mburrnin kaq shumë, saqë shija e saj kohe më vinte në kërkim të saj.

Por nuk është ajo, është një shije e ëmbël e kuzhinës tajlandeze, dhe vendasit harrojnë të hedhin pak piper.

Megjithatë aty flasim me një gjuhë të pasur. Të egër në portrete por brishtësia në komunikimit i karakterizon.

”Mos luaj më atë qen, është tinzar”. Një mesogrua kujdeset të paralajmërojë turisten bashkë me të bijën. Ka shumë qen rruge këtu. Kaq natyrshëm flet, saqë vështirë të kuptosh rrezikun.

Njëjtë si djalin i ri të cilin e pyeta për Malin e Taraboshit, në skajin jugperëndimor të liqenit të Shkodrës me lartësi 595 m, i ashpër me forma karstike.

I rrethuar nga Buna dhe Drini, i prishur nga tektonika, bie pjerrtas mbi liqenin e Shkodrës dhe është një vullkanik i fshehur...

‘Ka shumë gjarpërinj në mal. Natën ata zbresin dhe pinë ujë në liqen’. Për një moment mendova një kolonë gjarpërinjsh duke zbritur  dhe çfarë zhurme mund të bëjnë ata.

Kolegu-mik, Adriano, nuk i besoi; tha është legjendë! Pak pa u fut në Tarabosh, ku ka ca shtëpi, është një tabelë: “Pas 6 apo 7 mrekullive që mund të shikoni prej lartësisë së Taraboshit, prej malit të Mnelës dhe Kishës më madhështore në Shkodër, në verë kujdesuni nga gjarpërinjtë, kurse në dimër nga vetëtimat.

Liqeni i Shkodrës, më i madh në Gadishullin Ballkanik, prej 368 km²,llogaritet një nga më të vjetrit në botë. Temperatura është 35 gradë dhe uji fantastik, i pastër. Kanoet nuk pushojnë duke lundruar, të rinj, vajza e djem kushedi prej ku. Pa frikë dhe natyrshëm duke eksploruar.

Ngaqë me kishin mbetur në mend gjarpërinjtë e etshëm të natës në liqen, nuk arrija të dalloja bajukën, zhuten e ushqehen me peshk dhe i shikon gjithkund në sipërfaqe të ujit.

Një shpend i bukur elegant. Më tej, zogj të bardhë të Shirokës. Pronari i lokalit bri nuk ua dinte emrin asnjërit. Në menynë e tij ishin prodhimet e deti dhe jo të liqenit.

1.20 minuta në këmbë larg Shirokës është Zogaj. Një fshat ku dikur duhej të futeshe me pasaportë. Rruga në anë malit dhe në atë të bregut të liqenit shoqërohej me pemë të vogla të egra!

Çezma në qendër ishte nga mrekullitë e ditëve të nxehta, kurse pas një banor që mallkon lopën e larguar prej territorit të saj.

Aty s`ka shumë njerëz që mund të takosh. Një burrë në moshë, ndalet dhe të afron disa fiq nga Zogajt. Dikur ato kanë qenë me nam, sot as mund t`i prekje më dorë. ‘Është nga thatësira’-thotë!

Monumenti më i madh është një xhami. Aty pushojnë turistët. Është

dhe vajza në foto, me biçikletë. Nga Uruguai. S`ka frikë dhe eksploron natyrën e egër.

Njësoj do të doja unë sikur të mos u bombardoja përditë më lajme të rënda. Ajo më afron pozitivitet. Darka ishte fantastike në një lokal me dhjetëra të rinj. Muzika po aq mirë në anë të liqenit.

Por në hotel duhet të kapërcesh tjetër pengesë. Dikush vjen dhe me ultimatumin e ‘errësirës’, thotë: Keni bllokuar hyrjen, dua paratë tani. Nuk kisha frikë për vetën por për miqtë e mi që nuk e njohin vendin. Dola nga vetja, duke i kërkuar rojës së natës: Mos mu afro!

Aty mua kujtua nata e parë, kur pata pak frikë. “A ke punë me kënd?”, më tha djali që shërbente darkën.

“Ende punë me kënd...“, shpesh e mendoj.

 Megjithatë udhëtimi natën për në Shirokë është nga ato dashuritë e francezit Baudelaire; “Sa e vogël është bota në dritën e llambës dhe sa e madhe është ajo në kujtime...”

Comments

Daniela said…
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619

1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV