Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës, viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë! 20 vjeçarit jetim në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë
Ne foto- Musaen Zeneli
ANILA PRIFTI
Musaen Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Edhe ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim! Nga Bahçallëku i Shkodrës 20 vjeçari me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve.
Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës.
Për Musaenin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t'iu buzëqeshte të gjithëve.
Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua. As i njohu, por nxitoi ty tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz!
Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël. Edhe ai si Musaeni pranë ‘të vetëve” për një të ardhme.
Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë po luftonin njëri-tjetrin. Musaen ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, armët krisën. Musaeni duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shemb në rërë, pas trupave të tjerë të gjakosur.
Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës!
Unë po shkruaj për të, kështu nxitimthi, që ai të mos fshihet mes numrit të vdekjes, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re. Një ditë do ti trokas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?
https://www.youtube.com/watch?v=AuK5udCKJm8&t=1s
https://www.youtube.com/watch?v=AuK5udCKJm8&t=1s
Comments
WhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619