Voskopoja e 'dashnoreve' të shtrenjta dhe e kishave të mbyllura

 

Anila Prifti


Nuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë ‘auuu’. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë. 
21 km larg Korçës, 185 km larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon  shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak.  Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun.  Kur  ti ankohesh për pakujdesi në levizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave.  Por atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!  
Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në google për Voskopojën. Dhe me një sinqeritet naiv i kërkon ato. Është gati të ecë natë e ditë të zbulojë fshatin e djegur 3 apo 4 herë . Ka lexuar diku se djegia e parë e Voskopojës ndodhi në 24 qershor 1769 nga fiset shqiptare përreth, që e quanin atë një qendër të ortodokseve filorusë. Ishte një prishje pazari midis fiseve të Dangëllisë për karvanët nga Voskopoja dhe  sanxhakbeut të Vlorës, Kurt Ahmet Pashë Ngurresa. Në këtë mes u futën  edhe rusët e Greqisë, turqit e që të gjithë bashkë me preteksin e taksës së refuzuar, plaçkitën dhe shkrumbuan qytetin, në atë kohë me 12 mijë banorë.  
Sergio është i uritur që dikush t’ia tregojë këtë histori ballë për ballë. Burri  sy më sy më të është një ish emigrant ndërtimi për shumë vjet në ishujt grek. Pasi nisi djemtë me shkollë në Angli, bashkë me gruan u rikthyen në themelet e tij. 
“Babai i tij ka ditur 7 gjuhë”, thotë  Nexhipi, një zotëri me humor dhe urtësi prej babatrimi.  Por ish emigranti duket i lumtur jo për këtë fakt. Ai ka zbuluar parajsën. “Kam studiuar shumë në ishujt grek dhe e di çfarë do turizmi”. 
Në Voskopojë ka shumë vila të shtrenjta, aq të bukura, saqë mund të qëndrosh tërë ditën duke i parë. Njerëz me para kanë blerë toka dhe kanë ndërtuar në kodrinën mes pyjeve.  
“E patë vilën e djalit të Enver Hoxhës? Po të ish ministrit X X X? ”.  Të gjitha të mbyllura dhe pse shtatori është në ditët e para . 
Në Voskopojë askush nuk shan, askush nuk fyen. Mesa duket kanë një kod, një vend i vogël që po përfiton nga e kaluara. 
“Këtu vijnë njerëz që më porositin tavolina 200 mijë lekëshe”. Kur po mendoja se pse duhen gjithë këto mobilje në një fshat, ish emigranti ia plasi : “Një javë me gruan dhe porosisin lakrorin me dy peta, një javë me të dashurën dhe  marrin verën 200 euro, ja kjo më duhet mua”! 
Djegia e katërt e Vopskopojës thuhet se  ndodhi pas 127 vjetësh në mes të luftës së Parë Botërore.  Shumë më herët Jean-Claude Faveyrial, autor i librit “Historia e Shqipërisë” shkruante “voskopojarët ia vunë fajin luksit të tepruar të femrave të tyre” .  
Deri këtu dukej ok, por Serxhio donte të vizitonte 22 kishat. Në fakt aktualisht janë vetëm 5 dhe një manastir. Kisha lexuar për to, të tipit bazilikë dëshmi të qytetërimit voskopojar, dëshmi e gjithçkaje.  Edhe për skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve apo trajtimit diku makabër të tyre. Për arkadën e pikturuar nga vëllezërit Athanas dhe Kostandin nga Korça. Skena të shumta nga cikli i Apokalipsit, etj.
Por ku ti shoh? Asnjë kishë e hapur në Voskopojë.  Në një javë, dy herë në ditë kërkoja një derë pa dryn. Dikur tek ajo e kryeengjellëve Grabiel dhe Mihael u futëm. Pas nesh shumë turistë francezë. 
Brenda asgjë! Vetëm një prift që nuk i dëgjova tjetër përveçse “open, open, altro, grupo altro”. Një banor tregoi se pas Covidit, prifti nuk ishte mirë. Të pikturuara në fillim të shek. të 18 nga një piktor i panjohur, mbetjet e afreskeve  nuk të afronin asnjë nga vlera e tyre.  
Udhëtimin tonë do ta mbyllnim me Shën Prodhromin, një manastir ku në themelimin e tij gjatë shekullit 14 janë shkrirë të gjitha kreativitetet artistike, fetare e ato të arkitekturës. Rruga në këmbë për në Shën Prodhrom është një nga ato mrekullitë që të afron vetëm Voskopoja. Pisha të egra pa fund. 
Por ajo kishë me trekëndësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë ishte mbyllur me një kyç të shëmtuar. Dhe sikur në kthim drejt fshatit një fëmijë të mos më trembte duke bertitur : Teta vrapo se tani do të lëshoj qenin…., tani do ta zgjidh nga zinxhiri, vrapoooo;  do të qëndroja dhe ndoshta dhe shumë ditë... deri kur manastiri të hapej.
Por do të shkoj përsëri në Voskopojë, megjithë tabelën sinjalizuese “Kujdes nga Ujqërit”.


https://shqiptarja.com/lajm/voskopoja-e-dashnoreve-te-shtrenjta-dhe-e-kishave-te-mbyllura

Comments

Josie said…
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
Daniela said…
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619

1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV