Posts

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV

Image
Anila Prifti Daniel Gazulli Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat më të shquara të shkencës evropiane të shekullit XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidh dy prej epokave më në shenja të kohës: humanizmit dhe Rilindjes Evropiane. Duke marrë parasysh shtrirjen e veprimtarisë së tij: astronomì, matematikë, fizikë, filozofi, diplomacì, arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet. Pa dyshim, dy lëmet ku ai shkëlqeu më shumë janë astronomia dhe diplomacia. Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe veprën e tij, është e domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecias e sidomos të Raguzës (Dubrovniku i sotëm – ku ai jetoi e punoi më gjatë). Janë veçanërisht me vlerë seritë e mëposhtme arkivore: Diversa Notare; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj. Por edhe arkivat private (nëse ruhen ende, e nuk i kanë rrënuar dallgët e mbrapshta të kohëve) kan...

Historia e shqiptarëve dhe “Historia e Shqipërisë”

Image
Nga Anila Prifti Përkimet e ngjarjeve tronditëse, prej kohësh jam munduar t`i emërtoj, herë si mallkim... e herë si rastësi të këqija. Shpeshherë i kam veçuar në mendimin tim, kam ndenjur ngeshëm me to, për të marrë të gjitha sepse-të e mundshme. Mirëpo, më ndodh që, në ngatërrime “themelesh” të më turbullohet mendimi, të më lëshojë arsyeja dhe të më braktisë perceptimi. Këto ditë u pështjellova në vorbullën e Historisë, ndërtuar mjeshtërisht prej pseudohistorianëve, ose historianëve dhe akademikëve, që na ushqejnë me bëmat e skandaleve të tyre shkencore dhe mentale. Ca njerëz të mbyllur, të mykur në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, kanë vendosur të hedhin dritë mbi veten, duke thënë se shqiptarët paskan qenë ardhacakë në tokën e tyre!? Ca hartues librash historie, këtej nga anët tona, seç kanë “mrekulluar” me një libër, që po kthehet në gangrenë. Lëmsh i vërtetë historie, i përzier me histori jetësore puthadorësh e servilësh. Akademikët maqedonas vërtetuan dëshpërimin e radhës, me...

Parlamenti 2009’ në duart e Oligarkëve

Parlamenti i ardhshëm, ka shumë mundësi të jetë pushtet në duart e biznesmenëve, të grupeve të interesit për të qenë të pranishëm me përfaqësues politikë, në ligjbërje, Lobingje etj. Masat për këtë tashmë janë marrë, pritet vetëm finalizimi. Mbi 150 mijë Euro janë vënë në dispozicion për të shënuar emrin e një kandidati në listën e të përzgjedhurve për deputetë, në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit e pazareve tentojnë të kapin elitën e politikës. Paratë afrohen nga bizneset e ligjshme dhe ato të paligjshme. Ky informacion doli së fundi nga burime të besueshme të dy partive kryesore të politikës shqiptare, PD dhe PS. Sipas kësaj skeme, deputetët e ardhshëm do të jenë në shërbim të biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm, duke krijuar kështu pushtetin e oligarkëve shqiptarë. “Gjithçka po realizohet sipas një skeme hartuar, skemë kjo që e posedojnë katër personalitetet më të larta të Partisë Demokratike. Çdo emër kandidati, në listë, do të vendoset në pozicionin e fituesit të mandatit...

Portret

Ecën në atë rrugë së cilës ia di edhe foletë e milingonave. Vite më parë po në atë shteg u ikte shikimeve. Zërat e zogjve kanë pushuar. Zhurma e ndonjë llamarine makine e gërvisht, larg dëgjohen thirrje babëzie, vijnë përtej mureve të rrugicës së saj si klithmë hijena. Eshtë muzg. Ajo kërkon fëshfërimën e pemëve, do të flas me to, por dëgjon dihatjen e bagëtive të vetmuara. Vështron drejt perëndimit, pret shkëlqimin e mikut të saj si dikur, të përshëndet për këtë natë, por zemërimi i natyrës në lot i ndriçon asfaltin që pret të kuqet. Vetëm toka, ajo është më e fortë, e zezë, asaj i dhëmbin këmbët. S’ndjen butësinë poshtë shputës, nuk i duhet të ulet për të pastruar ngadalë baltën e më pas ti japë formë zogjsh, kaproj, shtëpish, të ndërtoi përrallën e saj. Ecën me hapa më të shpejtë, merr frymë thellë, serish thellë, derisa vendos të qetësoj kraharorin që ngrihet e ulet si të njeriut në qeli. Lëviz si një statujë patetike për të treguar legjendën e rremë; koka e ngritur lart në qënd...

Nën pushtetin e energjive negative?!

Agresiviteti, inati, ndjenja e shkatërrimit, instinkti i vdekjes, e që Frojdi në librat e tij me një fjalë të vjetër greke e quante: Tanatos, po mbyt shoqërinë shqiptare. I shfaqur në format e tij të dhunshme individuale, në jetën e përditshme; vëllai urren ose vret vëllain, komshinjtë rrihen me njëri tjetrin, vritet shoferi për parkim, burri rreh gruan, prindërit dhunojnë fëmijët, kafepirësi urren kalimtarin, ekzekutohet për një dele etj. Si një shoqëri e papërpunuar në institucionalizimin e hipokrizisë, në fshehjen e urrejtjes ndaj njeri tjetrit, niveli i agresivitetit shfaqet banal, deri në formën e urrejtjes sy më sy; është i drejtpërdrejtë; një person mund të nxjerrë armën e të vrasë tjetrin pse ai e shikon në sy. Numërohen me dhjetëra raste të tilla akte kriminale që ndodhen vitin e kaluar e që policia i motivoi "krim banal për shkak të konfliktit të çastit". E lartë është dhe shifra e vrasjeve në familje për një fjalë, për një shikim jo normal pa shtuar këtu numrin e r...

Shoqëri që nxit krimin

Në të gjitha shoqëritë paragjykimi është i pranishëm. Në atë shqiptare ka një ndryshim thelbësor: Ai është nxitës direkt i krimit. Kjo shoqëri, të cilën ende nuk mund ta emërtojmë, nxit krim, vrasje, dhunë, që në mënyrën e të shprehurit dhe të komunikuarit. Ambjente të ndryshme në kryeqytet e periferi jo vetëm nuk njohin rregullat me elementare të komunikimit në grup, në shoqëri, familje, profesion, por guxojnë të dalin dhe me mendje kriminale. “Gruaja jote shkon me filanin....gruaja e tij ka atë.., ai është fëmija i atij, etj, etj”, me zhargone të tilla përballen çdo ditë shtresat e shoqërisë sonë shqiptare. Si pasojë e këtij zhargoni vrastar, rritet çdo ditë numri i të vdekurve; me vetëvrasje, vrasje etj. Në botën shqiptare çdo gjë paragjykohet. Nga ato më banalet, deri tek ccwshtjet e rëndësishme, që kanë të bëjnë me jetën e një personi. Kush është ky që flet? I kujt është ky, nga ka ardhur? Ky është djali i .... Më ka folur x për të, ai nuk di të hajë, nëna e tij ka qenë, është...k...

Përmes urisë në qytetin e thesarit...

Image
Udhëtimi për në veri të ngarkon. Pas çdo kilometri, sapo kalon Tiranën, ndjesi të forta, shpesh herë në konflikt, të përfshijnë. Të kaluarën e hershme, të librave, nuk e sheh askund. Figura e burrave të urtë e trima të përzihet me kalimtarë të lodhur, pa dhëmbë, të vrazhdë prej mungesës, kurse bukuria e lartësive është ulur keqas tek e zeza që thyhet me kolorin më dramatik në trupin e femrës. Nuk ka lidhje kjo panoramë e sotme me lashtësinë e sjellë fuqishëm deri tek ne...Nuk dëgjon zë; baladat në vetmi heshtin si pulsi i një të vdekuri. Për të shkuar deri në qytetin minator në veri- lindje, Bulqizë, duhet kohë e qetësi, nerv e durim, edhe harresë... Tek Ura e Milotit, pasi devijon djathtas autostradës Tiranë- Shkodër, pa hyrë në Lezhë, një tabelë e bojatisur të tregon kilometrat, mbi 70-të, të asaj që duhet të përshkosh deri në Bulqizë. Kjo llamarinë nuk tregon asgjë para kilometrave pa fund gropash që kapërcehen duke thithur ajër të pastër. Veriorët e këtyre zonave duken pilotë majë-...