Myzeqaret e lodhur
E lënë mënjanë bri vargut të kodrave në të majtë të autostradës, kur shkon për në jug të vendit, Lushnja duket e harruar. Dikur pikë turistike, "Blerimi" prej të cilit tregohej nga larg edhe qyteti, tashmë nuk ka as pamjen e një lokali fshati. Rrugët zhurmohen nga gjeneratorët apo kërcitja e ndonjë kovaçhani, muzikë kjo që në vitet e hershme. I çorientuar në kalimet pa lidhje, qyteti banohet më tepër nga të ardhurit e zonave të ndryshme. Vendasit janë larguar, kurse ata që janë tregojnë për varfërinë e mbjellë në vite. Nga statistikat mësohet se numri i të punësuarve është mjaft i vogël, ndërkohë që aktualisht aty numërohet rreth 120 mijë banorë si Prefekturë. Të flasësh për atë çka sot ndodh në këtë qytet me histori, duhet kohë... Ai pasohet nga fshatra gati të vdekura, siç thonë vendasit, dhe pse dikur ato rrethonin fushën e Myzeqesë "Hambari i Shqipërisë". Projekti për autostradën Lushnjë-Fier duket sikur i ka ngrohur banorët, por sërish janë dyshues. Ndonëse jan...