Voskopoja e 'dashnoreve' të shtrenjta dhe e kishave të mbyllura
ANILA PRIFTI
https://shqiptarja.com/lajm/voskopoja-e-dashnoreve-te-shtrenjta-dhe-e-kishave-te-mbylluraNuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë ‘auuu’. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë.
21 km larg Korçës, 185 km larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak. Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun. Kur ti ankohesh për pakujdesi në levizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave. Por atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në google për Voskopojën. Dhe me një sinqeritet naiv i kërkon ato. Është gati të ecë natë e ditë të zbulojë fshatin e djegur 3 apo 4 herë . Ka lexuar diku se djegia e parë e Voskopojës ndodhi në 24 qershor 1769 nga fiset shqiptare përreth, që e quanin atë një qendër të ortodokseve filorusë. Ishte një prishje pazari midis fiseve të Dangëllisë për karvanët nga Voskopoja dhe sanxhakbeut të Vlorës, Kurt Ahmet Pashë Ngurresa. Në këtë mes u futën edhe rusët e Greqisë, turqit e që të gjithë bashkë me preteksin e taksës së refuzuar, plaçkitën dhe shkrumbuan qytetin, në atë kohë me 12 mijë banorë.
Sergio është i uritur që dikush t’ia tregojë këtë histori ballë për ballë. Burri sy më sy më të është një ish emigrant ndërtimi për shumë vjet në ishujt grek. Pasi nisi djemtë me shkollë në Angli, bashkë me gruan u rikthyen në themelet e tij.
“Babai i tij ka ditur 7 gjuhë”, thotë Nexhipi, një zotëri me humor dhe urtësi prej babatrimi. Por ish emigranti duket i lumtur jo për këtë fakt. Ai ka zbuluar parajsën. “Kam studiuar shumë në ishujt grek dhe e di çfarë do turizmi”.
Në Voskopojë ka shumë vila të shtrenjta, aq të bukura, saqë mund të qëndrosh tërë ditën duke i parë. Njerëz me para kanë blerë toka dhe kanë ndërtuar në kodrinën mes pyjeve.
“E patë vilën e djalit të Enver Hoxhës? Po të ish ministrit X X X? ”. Të gjitha të mbyllura dhe pse shtatori është në ditët e para .
Në Voskopojë askush nuk shan, askush nuk fyen. Mesa duket kanë një kod, një vend i vogël që po përfiton nga e kaluara.
“Këtu vijnë njerëz që më porositin tavolina 200 mijë lekëshe”. Kur po mendoja se pse duhen gjithë këto mobilje në një fshat, ish emigranti ia plasi : “Një javë me gruan dhe porosisin lakrorin me dy peta, një javë me të dashurën dhe marrin verën 200 euro, ja kjo më duhet mua”!
Djegia e katërt e Vopskopojës thuhet se ndodhi pas 127 vjetësh në mes të luftës së Parë Botërore. Shumë më herët Jean-Claude Faveyrial, autor i librit “Historia e Shqipërisë” shkruante “voskopojarët ia vunë fajin luksit të tepruar të femrave të tyre” .
Deri këtu dukej ok, por Serxhio donte të vizitonte 22 kishat. Në fakt aktualisht janë vetëm 5 dhe një manastir. Kisha lexuar për to, të tipit bazilikë dëshmi të qytetërimit voskopojar, dëshmi e gjithçkaje. Edhe për skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve apo trajtimit diku makabër të tyre. Për arkadën e pikturuar nga vëllezërit Athanas dhe Kostandin nga Korça. Skena të shumta nga cikli i Apokalipsit, etj.
Por ku ti shoh? Asnjë kishë e hapur në Voskopojë. Në një javë, dy herë në ditë kërkoja një derë pa dryn. Dikur tek ajo e kryeengjellëve Grabiel dhe Mihael u futëm. Pas nesh shumë turistë francezë.
Brenda asgjë! Vetëm një prift që nuk i dëgjova tjetër përveçse “open, open, altro, grupo altro”. Një banor tregoi se pas Covidit, prifti nuk ishte mirë. Të pikturuara në fillim të shek. të 18 nga një piktor i panjohur, mbetjet e afreskeve nuk të afronin asnjë nga vlera e tyre.
Udhëtimin tonë do ta mbyllnim me Shën Prodhromin, një manastir ku në themelimin e tij gjatë shekullit 14 janë shkrirë të gjitha kreativitetet artistike, fetare e ato të arkitekturës. Rruga në këmbë për në Shën Prodhrom është një nga ato mrekullitë që të afron vetëm Voskopoja. Pisha të egra pa fund.
Por ajo kishë me trekëndësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë ishte mbyllur me një kyç të shëmtuar. Dhe sikur në kthim drejt fshatit një fëmijë të mos më trembte duke bertitur : Teta vrapo se tani do të lëshoj qenin…., tani do ta zgjidh nga zinxhiri, vrapoooo; do të qëndroja dhe ndoshta dhe shumë ditë... deri kur manastiri të hapej.
Por do të shkoj përsëri në Voskopojë, megjithë tabelën sinjalizuese “Kujdes nga Ujqërit”.
Comments
WhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619