Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës, viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë! 20 vjeçarit jetim në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë
Ne foto- Musaen Zeneli ANILA PRIFTI Musaen Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Edhe ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim! Nga Bahçallëku i Shkodrës 20 vjeçari me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve. Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës. Për Musaenin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t'iu buzëqeshte të gjithëve. Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua. As i njohu, por nxitoi ty tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz! Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël. Edhe ai si Musaeni pranë ‘të vetëve” për një të ardhme....