Të mos i besosh Makiavelit!
Mehmet Kraja Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën. Nuk e kemi besuar ndonjëherë se fjala shtet do të merrte këtë kuptim, një sajesë njerëzore gati e pavlerë, e përdorshme vetëm për oligarkët që e sundojnë dhe e poshtërojnë, që e rrjepin dhe e zhbijnë, që përmirën dhe hedhin mbi të pëgërat e tyre krupndjellëse; pra një sajesë që më së paku iu shërben atyre që kanë nevojë për të dhe që e duan më së shumti. Fjala liri nuk e ka kuptimin e plotë ...