Posts

Kohë që nuk ndodh gjë

Image
Pikture e Millet 1870, Nudo dhe patat Veç ndryshimeve globale të klimës, çdo gjë tjetër duket e njëjtë. Je dëshmitar i përsëritjeve të bezdisura, si bisedat apo lëvizjet në faqet e Internetit; merr informacion të bollshëm për botën por nuk mban mend fjalet e tua. Vetem malli për letrën te rritet; bardhësia e së cilës ndriçonte imagjinaten. Pjesa tjetër është njësoj: si një garë midis së mirës dhe së keqes, idiotësisë dhe urtësisë, humbësve dhe fitimtarëve. Ashtu si recetat e barnave, si viruset për njeriun dhe për kompjuterët. Duket sikur gjithçka ecën në një drejtim, s'ka me kthim. Njeriu di gjithçka për botën, tej kufijve të inteligjencës së tij, por, më shumë se kurrë i manipuluar. I rrethuar me frikë për mosndryshueshmërinë e asgjëje, ngre kështjella vetmie. Çdo gjë shkon sipas një rendi të kaluar. Njerëz te zhytur në panik.

Vit tjeter

Lame pas nje vit per nje tjeter ;) Dhe meqe  koha shkon, do te kete gjithnje nje te ardhme, qe do te mbaje te mirën dhe te keqen, pasi bota eshte bazuar ne kete model te perzier.

Nuk kam harruar..

Image
Nuk kam harruar... Ishte një zakon i vjetër mes nesh. Kur diçka nuk shkonte, ti më shkruaje letër.. Në heshtje më prisje mua dhe letrën aty nën jastëk. Nuk ishte gjëja ime te flisja shumë, e ruaja siç mund të ruash diçka të shtrenjtë për një kohë të varfër. Në atë mungesë, të shkruaja dhe unë letër. Ishte ndryshe; kujdesesha të mos hidhëroheshe. Doja të ishe e lumtur, por s'dija si tjetër. Si rregull ndoshta duhej të isha pesimiste, apo të ndjeja se jeta është përvoje e dhembëshme, me ankth dhe e pakuptimtë. Por me kalimin e viteve; une isha me fat. Munda të përdor pasionin, dashurine time për ty dhe ju, në funksion të një dite të bëjshme. Plot me momente të bukura, ka nga to që sot më mungojnë. Sikurse  çaste që kalojnë, për të më rikthyer aty ku jam, ne pjesën e vertetë. Nuk të kam afër, duke më porositur. Por nuk jam e vetmuar, as e frikësuar. Ndoshta për shkakun se skam fëmijë, si ti mua. Sonte kishim Krishtlindjen;  nuk kam harruar.... nise letren nënë ...

Të mos i besosh Makiavelit!

Image
Mehmet Kraja Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën. Nuk e kemi besuar ndonjëherë se fjala shtet do të merrte këtë kuptim, një sajesë njerëzore gati e pavlerë, e përdorshme vetëm për oligarkët që e sundojnë dhe e poshtërojnë, që e rrjepin dhe e zhbijnë, që përmirën dhe hedhin mbi të pëgërat e tyre krupndjellëse; pra një sajesë që më së paku iu shërben atyre që kanë nevojë për të dhe që e duan më së shumti. Fjala liri nuk e ka kuptimin e plotë ...
http://anilaprifti.blogspot.al/2009/10/ne-boten-e-marre.html

Jeta është e mundur vetëm përmes harresës

Image
  Emil Cioran Jeta mund të durohet vetëm falë gjumit.  Sepse jeta është e mundur vetëm përmes harresës. Gjumi të bën të harrosh dhe kjo pastaj i bën iluzionet të mundura. Në mengjes ju e nisni një jetë të re. Ndërsa, pagjumësia ju bën që në vazhdimësi të jeni në gjendje të vetëdijshme dhe të kthjellët. Kjo iu çon në konflikt me secilin. Arrini deri atje sa ta vini në dyshim të qenit tuaj një qënie njerëzore. I vetmi reagim ndaj kësaj është një dinjitet i çmendur; krenaria që mbin nga një fatkeqësi është e vetmja gjë këtu që ju jep kurajo. Sepse dikush mund të thotë: “Fati im nuk është edhe fati i të tjerëve” dhe gjithashtu është edhe ajo ndjenja ngazëllyese se nuk i përket njerëzimit. Në të njejtën kohë, jeni edhe i ngazëllyer edhe i dënuar.  Njëriu është një qënie që është e vetëdijshme, derisa pagjumësia është dënimi për faktin që e zotërojm një instikt të tillë.

I harruar

Image
Mund të jem e paqartë , nga momenti kur nuk mund ti them të gjitha. Më duhet kohë të përgatis veten, ta bind për mungesat.Megjithatë, kjo është pjesë e shënuar.  Asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk është vetëm imazh në kokën time, por nuk dua të ndjehem thjesht e humbur në kohë e hapësirë. E paplotë.Paqërtësia ka të bëjë thjesht me mua, ndërsa ti je nje i harruar