Historia e zinxhirëve dhe modeli presidencial
Nga Anila Prifti Shqiptarët janë nevrikë. Irritohen njësoj: si kur marrin pjesë në kortezhin e gjatë të një ceremonie varrimi, ashtu edhe pas dyerve të maternitetit, në pritje të lindjes së fëmijës... Portreti i tij sa është i ekzaltuar aq edhe ka mllef. Kështu, dy ditë më parë, pasi historia e familjes nga Peshkopia bëri xhiro në të gjitha mediet e botës, doli edhe Presidenti Bamir Topi. I irrituar për mbajtjen lidhur për 20 vjet me radhë të dy vajzave të sëmura në Peshkopi, po aq i shqetësuar u tregua për femrën shqiptare, e cila, sipas tij, tashmë duhet të emancipohet, por edhe të ketë fizionominë e misionares Nënë Tereza. Këtë të fundit po e lëmë ta diskutojmë njëherë tjetër, atëherë kur edhe Presidenti të kujtojë se shoqëria shqiptare, në përqindje më të madhe i përket besimit mysliman e më këtë tezë të Presidentit të tyre, mund të ndiheshin të fyera. Sikurse po anashkalojmë paralelizmin e tij, midis emancipimin të femrës shqiptare dhe dy femrave në zinxhir(!) Ndaj, këtë her