Posts

Ndoc Partia- 'O Edi Rama' Unë dhe gjarpri…

Image
 ANILA PRIFTI  https://shqiptarja.com/lajm/ndoc-partia-o-edi-rama-une-dhe-gjarpri Të darkosh në shtëpinë e dajës tim, një katolik i mirë që s’ka gjë me priftat, por nuk i dëgjon, burrë që u ngjason të moçmeve, është sa aventurë e rrezikëshme për çka do të nxjerrësh nga goja, aq edhe relaks. Nga fiset më me emër, Gazullorët, në Dajç të Zadrimës, dikur territor i Shkodër, nën ndikimin e austriakëve, sot në administrimin e Lezhës, njera shtëpi është aty ku unë nuk rresht së shkuari. Jo vetëm për tu mbushur me oksigjen e për të fjetur gjumë pa u zgjuar natën, por për të luajtur mes batutash e bisedash të këndëshme. Në këtë hapësirë shfaqet edhe Ndoc Partia, mengjesin tjetër, pas një nate të zhurmëshme në shtëpinë e dajës tim. Kam përshtypjen akoma nuk isha zgjuar mirë, kur ai erdhi. Me vete kishte edhe të shoqen, një grua e urtë mirditore, qellimi i së cilës ka të bëjë më Ndocin:- Ai të jetë mirë. Ndoc Partinë e kisha degjuar që fëmijë, dhe nuk mu desh shumë kohë ta kujtoja. Eshtë nga ata

U shkarkuan nga vetting-u, dhjetëra prokurorë e gjyqtarë “bëhen” avokatë

Image
 ANILA PRIFTI  https://shqiptarja.com/lajm/u-shkarkuan-nga-vettingu-dhjetera-prokurore-e-gjyqtare-behen-avokate Zyrtarisht 62% e prokuror      Zyrtarisht 62% e prokuror   dhe gjyqtarëve janë shkarkuar nga  vetting -u për lidhje me krimin, për fshehje të pasurisë apo për mungesë profesionalizmi. Pavarësisht se nuk mund të punojnë në këtë profesion për së paku 15 vite, dhjetëra prej tyre janë futur sërish në sistemin e drejtësisë, kësaj here nga “dera e pasme” e avokatisë. Natën e 25 tetorit të kaluar njësiti i Komisariatit 4 në Tiranë u vu në alarm pas një telefonate në sallën operative. Kur policia shkoi në furrën e Adriatik Bakollarit, zbuloi se, një 21-vjeçar, Franko Ogiçi, kishte vjedhur dy  calzone  dhe një  molto , me vlerë 200 lekë të reja. Ogiçi më herët ishte proceduar për posedim kanabisi, por nuk mundi të shpëtonte, kur e mori uria. Ai iu lut policëve ta linin të lirë, se do t`ia kthente dëmin fqinjit furrxhi, por nuk pati fat. Prokuroria e referoi procedimin penal në gjyka

Shiroka e fëmijëve, e 'gjarpërinjve që pinë ujë në liqen' dhe 'a ke punë me kënd?'

Image
  ANILA PRIFTI Shirokën e dua, jo vetëm për erën e saj, që dikur i kanë pas thënë shir ok, që do të thotë; ikë kur vjen…. Por sa herë shkoj atje, pushtohem me emocione të mira. Një qytezë e vogël, dikur e populluar nga familje të shumta të veriut- u thoshin “njerëz të egjen (të egër)! Vendi i rrapeve, qetësisë së liqenit dhe e Patër Anton Harapit, njeriu i Shkodrës dhe një nga të mëdhenjtë e Shqipërisë, frat françeskan që u pushkatua nga regjimi komunist, mbase krenaria e mendimit tonë filozofik, përbuzur e mohuar në dekada, i panjohur as sot ! Kësaj here nuk më afroi negativitet apo si shpesh udhëtarët kanë shumë arsye për të mos u kënaqur, ose ndryshe nga çfarë ndjejnë, shprehin pakënaqësi, dhe e kundërta. E dua natyrën gjysmë të egër të Shirokës, me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh, dhe sikur mos të ishte pedonalja për të cilën asgjë nuk me bind çfarë çmimi ka fituar, do të ishte më mirë. Shiroka, 4 km larg Shkodrës, shtrihet deri në kufi me Malin e Zi. Aty gjenden shenjat e

Voskopoja e 'dashnoreve' të shtrenjta dhe e kishave të mbyllura

Image
ANILA PRIFTI https://shqiptarja.com/lajm/voskopoja-e-dashnoreve-te-shtrenjta-dhe-e-kishave-te-mbyllura   Nuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë ‘auuu’. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë.  21 km larg Korçës, 185 km larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon  shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak.  Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun.  Kur  ti ankohesh për pakujdesi në levizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave.  Por atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!   Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në google për Voskopojën. Dhe me një sinqerit