Shkodra dhe Pandemia
Por je me fat kur shoferi shkodran të kujtohet për ujin e makinës gati në flakë dhe të hapë krahun në anë të superstradës. Deri atë moment ai nuk e ka ulur asnjeherë muzikën dhe nuk ka pushuar së foluri… Covid 19. dhe Shkodra Anila Prifti Epidemiologe e vetme në gjurmim të Covid 19 për 115 mijë banorët e Shkodrës, Dhurata Hysa zbrapset dy hapa. Nënë e një djali dhe e një vajzë, 54 vjeçe, është e bindur që nuk infektohesh nëse do të respektohen masat. Në rajonin me dendësi afro 7 mijë banorë për km katrorë, Hysa kërkon distancim fizik. “Tani nuk kemi më vatra, por është transmetim komunitar. Personat asimtomatikëjanë evidentë në të gjithë institucionet apo në jetën e përditshme, por ajo që është thënë nuk po zbatohet. Nëse respektohet distancimi fizik dhe maska jo vetëm në ambjentet e jashtme, por edhe në ato familjare shanset për tu infektuar mund të jenë edhe zero” – thotë ajo për “Faktoje”. Grua muzikanti kthehet në familje në fund të ditës. Më afër se askush tjetër