Posts

Showing posts from December, 2017

Nuk kam harruar..

Image
Nuk kam harruar... Ishte një zakon i vjetër mes nesh. Kur diçka nuk shkonte, ti më shkruaje letër.. Në heshtje më prisje mua dhe letrën aty nën jastëk. Nuk ishte gjëja ime te flisja shumë, e ruaja siç mund të ruash diçka të shtrenjtë për një kohë të varfër. Në atë mungesë, të shkruaja dhe unë letër. Ishte ndryshe; kujdesesha të mos hidhëroheshe. Doja të ishe e lumtur, por s'dija si tjetër. Si rregull ndoshta duhej të isha pesimiste, apo të ndjeja se jeta është përvoje e dhembëshme, me ankth dhe e pakuptimtë. Por me kalimin e viteve; une isha me fat. Munda të përdor pasionin, dashurine time për ty dhe ju, në funksion të një dite të bëjshme. Plot me momente të bukura, ka nga to që sot më mungojnë. Sikurse  çaste që kalojnë, për të më rikthyer aty ku jam, ne pjesën e vertetë. Nuk të kam afër, duke më porositur. Por nuk jam e vetmuar, as e frikësuar. Ndoshta për shkakun se skam fëmijë, si ti mua. Sonte kishim Krishtlindjen;  nuk kam harruar.... nise letren nënë