Posts

Showing posts from 2021

PROFILI i një politikani NDRYSHE që befasoi Kosovën! Emigranti arkitet që do ‘projektojë’ Prishtinën

Image
  Anila PRIFTI     Perparim Rama qe mundi Kurtin Kosovarët besojnë se zbriti me “parashutë”. Me këtë duan të thonë se ishte befasia më e madhe.   Por Përparim Rama, i cili do të drejtojë Prishtinën për 4 vitet e ardhshme, nuk ishte zbulim i rastësishëm. Lobimet për të nisën herët, prisnin vetëm mundësinë. LDK u pa e përshtatshme. Fjala ishte për t’i dhënë imazh tjetër partisë, pas disfatave vitet e fundit, një kohë e artë për arkitektin.   Lumir Abdixhiku kryetari i LDK, pas një vizite në Londër, kthehet në Prishtinë me emrin e Përparim Ramës për kandidat në zgjdhjet vendore. “Në fillim askush nuk verejti, dhe pak kush besonte në fitoren e tij”, tregon një gazetar me emër në Prishtinë.  Vetë Rama afroi rreth vetes në fushatë, të njohurit e tij në LDK por jo të konsumuar politikisht. Më shumë teknicienë, një prej tyre shefi i Shtabit Alban Zogaj, ekonomist i zoti.  “Ai nuk ka pranuar asnjëherë të jetë pjesë e LDK, dhe as ka folur në emër të partisë. Ka premtuar një Prishtinë sipas ide

Voskopoja e 'dashnoreve' të shtrenjta dhe e kishave të mbyllura

Image
  Anila Prifti Nuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë ‘auuu’. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë.  21 km larg Korçës, 185 km larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon  shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak.  Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun.  Kur  ti ankohesh për pakujdesi në levizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave.  Por atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!   Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në google për Voskopojën. Dhe me një sinqeritet naiv i kërkon ato. Është gati të ecë natë e ditë të zbulojë fshatin e djegur 3 apo 4

Une bija

 Une bija Nga dita kur ike, më duhet të bëjë gjysmën e gjerave, ato më pak të bukura, më pak të vërteta. Bëjë gjumë më shumë e shoh më pak endrra që nuk më shërbejnë as si pasqyrë për realitetin tim e as më sinjalizojnë për cfarë do të më ndodhë në të ardhmen, por janë kujtime të harruara që vijnë nga pjesë të largëta të trurit, kushedi sepse. Në të shumtën e neteve të takoj ty; diku të prek e besoj se jam zgjuar, diku ikën e të ndjek nga pas. Kërkoj në atë lloj bote pak gjë të jetë e vertetë. Që kur të zgjohem bashkë të ecim deri në rrugën sipër, ti duke më kujtuar të kem kujdes, si lepurit në strofullën e ujqërve.  Një natë gjysmë zgjuar më dëgjove duke tu lutur dhe prita deri në mëngjes. Nuk pati mrekulli, as kur mbylla derën duke besuar në kthim do të gjej aty. Në mos ty, hijen tënde që nuk di pse herë   vjen fshehurazi kur unë nuk kam më frikë. Në fund të fundit pse duhet të pyesim dhe të kërkojmë përgjigje për cfarë s'kuptojmë?!  Thonë që nëna nuk e braktis kurrë fëmijë