Posts

Showing posts from September, 2021

Voskopoja e 'dashnoreve' të shtrenjta dhe e kishave të mbyllura

Image
  Anila Prifti Nuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë ‘auuu’. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë.  21 km larg Korçës, 185 km larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon  shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak.  Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun.  Kur  ti ankohesh për pakujdesi në levizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave.  Por atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!   Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në google për Voskopojën. Dhe me një sinqeritet naiv i kërkon ato. Është gati të ecë natë e ditë të zbulojë fshatin e djegur 3 apo 4