Posts

Showing posts from October, 2020

Spital, apo konsulore pensionistesh?

Image
  ANILA PRIFTI   Në 11 Maj 2015, kur kryeministri Edi Rama u kërkoi votën banorëve të Tepelenës për Termet Peçin bëri këtë premtim: “Nga garantimi i mjekëve të rinj për spitalin e Tepelenës, që janë duke munguar për shkak se ata me më eksperiencë janë drejt pensionit dhe më të rinj nuk ka dhe për këtë arsye, qeveria ka një program të plotësimit të boshllëqeve për mjekë specialistë në një sërë spitalesh të vendit”… https://ëëë.ps.al/te-reja/termet-peci-drejtimi-i-duhur-per-tepelenen   Eshtë një prej shumë premtimeve që iu është bërë banorëve të Tepelenës. Para dhe pas tij shumë të tjera. Por në spitalin me 30 mjekë në vitin 2008, sot ka vetëm 4 të tillë dhe plot 84 shtretër bosh si dëshmi e qartë e mungesës së frekuencës.   “Që kur ministër i Shëndetësisë ishte Leonard Solis, këtë gjë mbaj mend por asgjë nuk është bërë, kemi kërkuar mjek dhe nuk kanë sjellë ”, tregon për “Faktoje’ Shahin Meçaj, mjek i vjetër pneumolog që i duhet të bëjë 4 shërbime roje në javë. Ka mjaft spec