Gazetarja e Report Tv Anila Prifti nderohet me çmimin e parë për gazetari cilësore ‘Fatos Baxhaku’: Gazetaria është gjymtuar, por unë mbijetova



https://www.youtube.com/watch?v=foXX-KUrjXo


Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me motivacionin për respektim të faktit dhe të vërtetës në gazetari, Anila Prifti, gazetarja e Report Tv, është nderuar me çmimin e parë ‘Fatos Baxhaku’ për gazetarinë. Vlerësimi i është dhënë nga Qendra ‘Faktoje’ dhe mban emrin e Fatos Baxhakut, që ishte shembulli i gazetarit me integritet dhe me parimet e një gazetarie cilësore.

Në një aktivitet të zhvilluar në Hotel Rogner, në konferencën e titulluar ‘Mos u rrej’, si një mesazh edhe në këtë 1 prill, drejtuesja e ‘Faktoje’ Klodjana Kapo ka vlerësuar gazetaren e Report Tv për profesionalizmin dhe vërtetësinë e lajmeve.

E emocionuar për këtë vlerësim tjetër të rëndësishme në një karrierë të gjatë, gazetarja Anila Prifti kishte një mesazh për të gjithë kolegët e saj, në veçanti ata që rishtazi i janë bashkuar këtij misioni të vështirë, sidomos në një vend si ky i yni.

 “Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan. Një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon. Një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë gjë. Për pasojë, ai trajtohet pa integritet.  Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën.  Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo. Tek ‘Dyert e Renda të Shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vesh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër trashëguar nga motet e fëmijërisë”. Përpiquni që kjo ndryshojë”, ishte mesazhi i gazetares Prifti.

Qendra ‘Kurajo’ nderoi me çmim edhe gazetarët Albina Hoxhaj (çmim inkurajues), Vertisa Duro (çmimi i tretë) dhe Rajmond Tola (çmimi i dytë).

https://faktoje.al/faktoje-sfidon-1-prillin-me-ndarjen-e-cmimeve-per-shkrimet-me-te-mira-fact-checking/

https://shqiptarja.com/lajm/gazetarja-e-report-tv-anila-prifti-nderohet-me-cmimin-e-pare-per-gazetari-cilesore-fatos-baxhaku-gazetaria-eshte-gjymtuar-por-une-mbijetova


https://lapsi.al/2022/04/01/anila-prifti-vleresohet-me-cmimin-fatos-baxhaku-gazetaria-eshte-gjymtuar-por-une-mbijetova/


https://alfapress.al/aktualitet/anila-prifti-fiton-cmimin-fatos-baxhaku-gazetaria-eshte-gjymtuar-ndos-i13705

Comments

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV