Sunday, September 10, 2017

Jeta është e mundur vetëm përmes harresës

 
Emil Cioran

Jeta mund të durohet vetëm falë gjumit.  Sepse jeta është e mundur vetëm përmes harresës. Gjumi të bën të harrosh dhe kjo pastaj i bën iluzionet të mundura. Në mengjes ju e nisni një jetë të re. Ndërsa, pagjumësia ju bën që në vazhdimësi të jeni në gjendje të vetëdijshme dhe të kthjellët. Kjo iu çon në konflikt me secilin. Arrini deri atje sa ta vini në dyshim të qenit tuaj një qënie njerëzore. I vetmi reagim ndaj kësaj është një dinjitet i çmendur; krenaria që mbin nga një fatkeqësi është e vetmja gjë këtu që ju jep kurajo. Sepse dikush mund të thotë: “Fati im nuk është edhe fati i të tjerëve” dhe gjithashtu është edhe ajo ndjenja ngazëllyese se nuk i përket njerëzimit. Në të njejtën kohë, jeni edhe i ngazëllyer edhe i dënuar.  Njëriu është një qënie që është e vetëdijshme, derisa pagjumësia është dënimi për faktin që e zotërojm një instikt të tillë.

No comments: