Posts

Lazarati, fshati që “lufton me hënën”

Image
Rrënojat e kullës 300 vjeçare, n’skaj të fshatit në pllajë mali, të thërrasin në lashtësi. Lazaratasve, banorëve me fytyrë si të skalitur në gurë, nuk u pëlqen të shohin shenjat e një krishterimi të hershëm. Ata betohen për muslimanizëm dhe si për çdo gjë tjetër ndjehen krenar për të. Betohen edhe se luftuan me grekët në 1854-n..., u pushtuan.... Sot kanë hashashin! Eshtë edhe fat edhe mallkim për ta. E gjelbërta e bimës së drogës gjendet edhe në sytë e tyre, si një shkëlqim kameleoni në xhungël. Këta fshatarë “kokëkrisur” të imunizuar me sirenat e policisë, me zhurmën çjerrëse të helikopterëve, vrapojnë e “luftojnë me hënën” sa herë nuhasin rrezikun...Shumë varre ka në anë të fshatit... Po afron dita e tyre më me fat dhe u duhet të flenë në këmbë, me armë në dorë, ashtu si kolumbianët zbrasin kallshnikovët andej nga dëgjohet deri dhe fëshfërima e një gjarpri. Bima në korrik do të korret, do të shitet...Atëherë, fshatarët e vendit më me emër në Shqipëri, ulen nën hijen e fundgushtit

Gërdec, mallkim i hershëm

Image
Kohë më parë dikush u ka treguar se emri Gërdec vinte nga një sëmundje e vjetër, që edhe të shëmtonte. Nuk e kishin besuar! As se, Gërdec është një mallkim i vjetër. Sot e besojnë të gjithë banorët e këtij fshati! E tregojnë në netët e lagështa, teksa rënkojnë para mureve të rëna. Kërkojnë të dinë më tepër për të, përbri themeleve -rrënoja, ku derdhën gjak e mund. Ishte një sëmundje, ishte dhe një mallkim. Sa kohë duhet të kenë kaluar, kur thuhej "të ka zënë Gërdeci" dhe sa kohë para të mallkonin "të zëntë Gërdeci"? Askush nuk e mban mend. Mallkimi ishte aty, është me ta, e do t'i ndjekë pas... Kështu besojnë të gjallët, pas tragjedisë së 15 marsit në fshatin Gërdec, ku shpërthimi i një depoje municionesh mori 26 jetë dhe la gjysmë të gjallë me qindra të tjerë. La jashtë pa rrugë e dëshirë me mijëra qenie, deri dje udhëtues në atë të quajtur Jetë. Sot, aty dëgjohen rënkime. Dikush ende thërret nga thellësia e gropës së zezë, hapur si gojë e së keqes. S'dihet

Në Vain, aty ku kërkohen eshtrat e Remzi Hoxhës...

Image
Të vjetrit, shfletues librash, tregojnë se, Konti Ciano, dhëndrri i Musolinit, gjuetar i zoti ishte i dhënë pas vendit të quajtur Vain, në perëndim të Lezhës. Aq shumë e dëshironte, saqë edhe kur i nevrikosur vraponte për të vrarë insektet e shpifura, mendonte se si të pushtonte Shqipërinë. Edhe sot gjuajnë në këtë vend me 2200 ha, nga të cilat 200 ha janë mbuluar me bimësi pyjore, 1900 ha sipërfaqe ujore dhe 100 ha tokë bujqësore e urbane. Rezervati i Kune-Vainit është cilësuar si rezervati më origjinal, më i bukur dhe një ndër më të pasurit e pellgut të Mesdheut, edhe pse gjahu i rosave ka rënë. Mbase, për të të treguar një tjetër gjueti, atë të njeriut... Tabela, që të lajmëron mirëseardhjen e rezervatit, vazhdon të jetë ndanë ndërtesave të betonuara. Polici i pyllit ngre traun me përtesë. Temperatura e lartë ka filluar. Rruga përmes bimësisë, ku makinat këmbehen me vështirësi dhe shoferët shihen sy më sy nuk është aspak e qetë. Kafzhëzat që lanë pas dimrin janë zgjuar. Specie të za

Aty ku femra shitej 500 marka

Image
Zona ka vite që është pastruar, nuk ka më femra, na thotë një oficer i antikrimit në Shkodër. "Ajo kohë mendoj se ka ikur. Shumë u vranë, disa u burgosën, të tjerë sot radhiten tek Vipa-at e parave", vazhdon oficeri, një djalë me origjinë nga veriu. Në fakt ai dhjetë vjet më parë ka qenë në bankat e shkollës, por i kanë treguar dhe di për atë çfarë ndodhte në Bajzë, vetëm pak kilometra larg qytetit verior, Shkodër. Historinë e vendit ku, femrat e sjella nga trafikantët këtej kufirit të Shqipërisë, tregtoheshin si bagëtitë, e dinë thuajse të gjithë banorët e këtij vendi me ajër të pastër dhe vila të sistemuara bukur, ndërtuar me herët se në çdo territor tjetër. "Ajo çfarë nuk mund ta mendosh kurrë, ka ndodhur këtu", thotë një grua, banore e komunës së Bajzës. "Femrat viheshin në radhë njëra pas tjetrës dhe detyroheshin të ecnin lakuriq për t'u parë nga blerësit. Iu shikonin gojën, dhëmbët, trupin, këmbët", thotë ajo. Pasi na nguli sytë e ftohtë dhe të a

Kurthi i torturës

Një gruaje i duhet të lindë djalë për burrin. Një fëmije i duhet t’i bindet babait tiran; një të dënuari t’i ulë kokën policit; opozitarit të ruajë jetën nga shteti; i varfëri t’i nënshtrohet të pasurit... Shoqëria shqiptare është e zënë në kurth nga dhuna dhe tortura. Shembuj më klasikë janë rastet e bëra publike, si rezultat i dhunës shtetërore, si: Torturimi i Remzi Hoxhës dhe shokëve të tij, rrahja e gazetarëve në 97-n, deputetëve etj. Informacionet nga OJQ-të ndryshme, statistikat e organizatave të huaja, të policisë dhe gjykatave tregojnë për dhunë kolektive. Sot, në vendin tonë, në tre gra, njëra torturohet. Me qindra fëmijë rrezikojnë të kthehen në dhunues, për shkak të konflikteve familjare. Një e treta e popullsisë dhunohet për shkak të varfërisë në mbijetesë. 30 vajza në ditë i nënshtrohen kushteve të prostitucionit. Mbi 500 mijë shqiptarë përjetojnë sëmundje mendore, si pasojë e tranzicionit të gjatë. “Problemi i dhunës ndaj grave është një problem serioz, sidomos në Shqipë

Vizat e shqiptarëve në “kafazin zoologjik” të PS

Anila Prifti Për shkak të trajtimit të problemeve më të errëta, lehtësisht prezentë, ku është përfshirë jo vetëm shoqëria jonë, me politikën dhe politikanët shqiptarë kam marrëdhënie të thjeshta. Në fakt sa herë ndaloj tek kjo çështje, më krijohet ndjesia e neverisë, si pas një darke, ku uria nuk shuhet prej çorbave të yndyrosura keq. Kështu më ndodhi dhe dje... Në transmetimin robotik të mediave elektronike lexova se “asnjë vend i botës nuk do t’i besonte Shqipërisë në lëvizjen e lirë të njerëzve....”. Zëdhënësi i lajmit, si tepër të tjerë, është një i përfshirë në këtë politikë shqiptare, afër kreut të Partisë Socialiste dhe krye-bashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Nuk jam e sigurt, nëse ky i fundit ishte venë në dijeni më parë për deklaratën e lartpërmendur, por gjithsesi kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia asaj çfarë dua të shpreh më poshtë. Padashur të merrem me vogëlsitë e “lajmsit të keq”, dua t’i kujtoj se, për së pari; Evropa nuk shikohet me matësin e një plevice...e as me poli

edhe nje ligj per prostitucionin..

Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello). Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike…. Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e ci