Posts

Covid dhe Puna në Durrës

Image
Fatos Çerenishti, pronar i resort FAFA     ANILA PRIFTI  Biznesi ku punonte Eda Domi në Durrës mbylli aktivitetin me daljen e aktit Normativ të qeverisë që urdhëronte këtë masë, pas shfaqjes se coronavirusit. 30 vjeçarja, nënë e një vajze mbeti e papunë gjatë atyre muajve dhe vetëm me një pagë lufte.  Me rihapjen e dyqanit të fotografive ku punonte, Eda priste të rikthehej në punë, por pronari bëri shkurtime. Ajo iu drejtua zyrës së Punës dhe nga muaji prill ajo i përket kontigjentit të mijëra të papunëve sot në Durrës.   “Isha shitëse në këtë biznes prej shumë vitesh. Shpresoj të gjej një vend pune, por deri tani nuk kam mundur. Përvec Zyrës së Punës po kërkoj edhe vetë.   Eshtë shumë e vështirë, si unë në Durrës shumë njerëz kanë humbur punën nga Covidi. Kam frikë se do të vazhdojë gjatë kështu”- thotë 30 vjeçarja Domi. Rritet numri i punëkërkuesve     “Gjatë muajit mars, si pasojë e pandemisë u deklaruan afro 6 mijë persona që humbën vendin e punës, por shumë pak prej tyre

Covid dhe Gjirokastra e lënë

Image
  Qafa e Pazarit Anila Prifti Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO Gjirokastra nuk ka infektim komunitar nga Covid 19.   Deri në fund të korrikut ishin vetëm dy vatra; pjesëtarët e dy familjeve asimopatikë, që pas karantinimit 14 ditorë vazhojnë jetën normalisht, thotë Drejtori i Shendetit Publik Shpëtim Novi. I njohur për arkitekturën fine, otomane, mbijetuar deri në kohët e sotme në rajonin e Ballkanit, ky qytet për shkak të pandemisë ka disa muaj që po përjeton pasoja të rënda ekonomike. Goditjen e fortë e ka marrë turizmi që deri një vit më parë ishte nga shpresat me të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore. “ S hqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të marrin leje përmes një kërkese online drejtuar autoriteteve greke. Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të

Covid 19. dhe Durrësi

Image
  Anila PRIFTI Covid 19 ka mbërritur herët në Durrës. Nëpër korridoret e ambjenteve shëndetësore në qytetin bregdetar, emri i virusit u artikulua që kur u shfaqën rastet e para të të infektuarve në Kinë. Ministria e Shëndetësisë udhëzoi informim dhe trajnime për personelin e bluzave të bardha.   “Praktikisht puna jonë për Covidin ka filluar shumë herët këtu tek ne. Ka filluar që kur dolën rastet në Kinë. Ne kemi patur një protokoll të ndryshueshëm, deri tek rasti i parë që u konstatua në Shqipëri”, tha për “Faktoje” Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës,  Aurora Hyka   Por gruaja, e quajtur Drita Ziskoja, nuk është shumë e shqetësuar për pandeminë. Ajo prej ditësh pret në zyrën e gabuar. Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi 24 viktima nga 51 në gjithë vendin, dhe la afro 10 mijë të pastrehë në Durrës u largua tek njerëzit e saj në Greqi.   Është kthyer të gjejë zgjidhje për dëmet në shtëpi dhe në lokal.   Ulur tek shkallët e Bashkisë bregdetare   kërkon të d

Shkodra dhe Pandemia

Image
  Por je me fat kur shoferi shkodran të kujtohet për ujin e makinës gati në flakë dhe të hapë krahun në anë të superstradës. Deri atë moment ai nuk e ka ulur asnjeherë muzikën dhe nuk ka pushuar së foluri… Covid 19. dhe Shkodra Anila Prifti   Epidemiologe e vetme në gjurmim të Covid 19 për 115 mijë banorët e Shkodrës, Dhurata Hysa zbrapset dy hapa. Nënë e një djali dhe e një vajzë, 54 vjeçe, është e bindur që nuk infektohesh nëse do të respektohen masat. Në rajonin me dendësi afro 7 mijë banorë për km katrorë, Hysa kërkon distancim fizik. “Tani nuk kemi më vatra, por është transmetim komunitar. Personat asimtomatikëjanë evidentë në të gjithë institucionet apo në jetën e përditshme, por ajo që është thënë nuk po zbatohet. Nëse respektohet distancimi fizik dhe maska jo vetëm në ambjentet e jashtme, por edhe në ato familjare shanset për tu infektuar mund të jenë edhe zero” – thotë ajo për “Faktoje”.  Grua muzikanti kthehet në familje në fund të ditës. Më afër se askush tjetër

Kohë që nuk ndodh gjë

Image
Pikture e Millet 1870, Nudo dhe patat Veç ndryshimeve globale të klimës, çdo gjë tjetër duket e njëjtë. Je dëshmitar i përsëritjeve të bezdisura, si bisedat apo lëvizjet në faqet e Internetit; merr informacion të bollshëm për botën por nuk mban mend fjalet e tua. Vetem malli për letrën te rritet; bardhësia e së cilës ndriçonte imagjinaten. Pjesa tjetër është njësoj: si një garë midis së mirës dhe së keqes, idiotësisë dhe urtësisë, humbësve dhe fitimtarëve. Ashtu si recetat e barnave, si viruset për njeriun dhe për kompjuterët. Duket sikur gjithçka ecën në një drejtim, s'ka me kthim. Njeriu di gjithçka për botën, tej kufijve të inteligjencës së tij, por, më shumë se kurrë i manipuluar. I rrethuar me frikë për mosndryshueshmërinë e asgjëje, ngre kështjella vetmie. Çdo gjë shkon sipas një rendi të kaluar. Njerëz te zhytur në panik.

Vit tjeter

Lame pas nje vit per nje tjeter ;) Dhe meqe  koha shkon, do te kete gjithnje nje te ardhme, qe do te mbaje te mirën dhe te keqen, pasi bota eshte bazuar ne kete model te perzier.

Nuk kam harruar..

Image
Nuk kam harruar... Ishte një zakon i vjetër mes nesh. Kur diçka nuk shkonte, ti më shkruaje letër.. Në heshtje më prisje mua dhe letrën aty nën jastëk. Nuk ishte gjëja ime te flisja shumë, e ruaja siç mund të ruash diçka të shtrenjtë për një kohë të varfër. Në atë mungesë, të shkruaja dhe unë letër. Ishte ndryshe; kujdesesha të mos hidhëroheshe. Doja të ishe e lumtur, por s'dija si tjetër. Si rregull ndoshta duhej të isha pesimiste, apo të ndjeja se jeta është përvoje e dhembëshme, me ankth dhe e pakuptimtë. Por me kalimin e viteve; une isha me fat. Munda të përdor pasionin, dashurine time për ty dhe ju, në funksion të një dite të bëjshme. Plot me momente të bukura, ka nga to që sot më mungojnë. Sikurse  çaste që kalojnë, për të më rikthyer aty ku jam, ne pjesën e vertetë. Nuk të kam afër, duke më porositur. Por nuk jam e vetmuar, as e frikësuar. Ndoshta për shkakun se skam fëmijë, si ti mua. Sonte kishim Krishtlindjen;  nuk kam harruar.... nise letren nënë