Posts

Nën pushtetin e energjive negative?!

Agresiviteti, inati, ndjenja e shkatërrimit, instinkti i vdekjes, e që Frojdi në librat e tij me një fjalë të vjetër greke e quante: Tanatos, po mbyt shoqërinë shqiptare. I shfaqur në format e tij të dhunshme individuale, në jetën e përditshme; vëllai urren ose vret vëllain, komshinjtë rrihen me njëri tjetrin, vritet shoferi për parkim, burri rreh gruan, prindërit dhunojnë fëmijët, kafepirësi urren kalimtarin, ekzekutohet për një dele etj. Si një shoqëri e papërpunuar në institucionalizimin e hipokrizisë, në fshehjen e urrejtjes ndaj njeri tjetrit, niveli i agresivitetit shfaqet banal, deri në formën e urrejtjes sy më sy; është i drejtpërdrejtë; një person mund të nxjerrë armën e të vrasë tjetrin pse ai e shikon në sy. Numërohen me dhjetëra raste të tilla akte kriminale që ndodhen vitin e kaluar e që policia i motivoi "krim banal për shkak të konfliktit të çastit". E lartë është dhe shifra e vrasjeve në familje për një fjalë, për një shikim jo normal pa shtuar këtu numrin e r

Shoqëri që nxit krimin

Në të gjitha shoqëritë paragjykimi është i pranishëm. Në atë shqiptare ka një ndryshim thelbësor: Ai është nxitës direkt i krimit. Kjo shoqëri, të cilën ende nuk mund ta emërtojmë, nxit krim, vrasje, dhunë, që në mënyrën e të shprehurit dhe të komunikuarit. Ambjente të ndryshme në kryeqytet e periferi jo vetëm nuk njohin rregullat me elementare të komunikimit në grup, në shoqëri, familje, profesion, por guxojnë të dalin dhe me mendje kriminale. “Gruaja jote shkon me filanin....gruaja e tij ka atë.., ai është fëmija i atij, etj, etj”, me zhargone të tilla përballen çdo ditë shtresat e shoqërisë sonë shqiptare. Si pasojë e këtij zhargoni vrastar, rritet çdo ditë numri i të vdekurve; me vetëvrasje, vrasje etj. Në botën shqiptare çdo gjë paragjykohet. Nga ato më banalet, deri tek ccwshtjet e rëndësishme, që kanë të bëjnë me jetën e një personi. Kush është ky që flet? I kujt është ky, nga ka ardhur? Ky është djali i .... Më ka folur x për të, ai nuk di të hajë, nëna e tij ka qenë, është...k

Përmes urisë në qytetin e thesarit...

Image
Udhëtimi për në veri të ngarkon. Pas çdo kilometri, sapo kalon Tiranën, ndjesi të forta, shpesh herë në konflikt, të përfshijnë. Të kaluarën e hershme, të librave, nuk e sheh askund. Figura e burrave të urtë e trima të përzihet me kalimtarë të lodhur, pa dhëmbë, të vrazhdë prej mungesës, kurse bukuria e lartësive është ulur keqas tek e zeza që thyhet me kolorin më dramatik në trupin e femrës. Nuk ka lidhje kjo panoramë e sotme me lashtësinë e sjellë fuqishëm deri tek ne...Nuk dëgjon zë; baladat në vetmi heshtin si pulsi i një të vdekuri. Për të shkuar deri në qytetin minator në veri- lindje, Bulqizë, duhet kohë e qetësi, nerv e durim, edhe harresë... Tek Ura e Milotit, pasi devijon djathtas autostradës Tiranë- Shkodër, pa hyrë në Lezhë, një tabelë e bojatisur të tregon kilometrat, mbi 70-të, të asaj që duhet të përshkosh deri në Bulqizë. Kjo llamarinë nuk tregon asgjë para kilometrave pa fund gropash që kapërcehen duke thithur ajër të pastër. Veriorët e këtyre zonave duken pilotë majë-

Lazarati, fshati që “lufton me hënën”

Image
Rrënojat e kullës 300 vjeçare, n’skaj të fshatit në pllajë mali, të thërrasin në lashtësi. Lazaratasve, banorëve me fytyrë si të skalitur në gurë, nuk u pëlqen të shohin shenjat e një krishterimi të hershëm. Ata betohen për muslimanizëm dhe si për çdo gjë tjetër ndjehen krenar për të. Betohen edhe se luftuan me grekët në 1854-n..., u pushtuan.... Sot kanë hashashin! Eshtë edhe fat edhe mallkim për ta. E gjelbërta e bimës së drogës gjendet edhe në sytë e tyre, si një shkëlqim kameleoni në xhungël. Këta fshatarë “kokëkrisur” të imunizuar me sirenat e policisë, me zhurmën çjerrëse të helikopterëve, vrapojnë e “luftojnë me hënën” sa herë nuhasin rrezikun...Shumë varre ka në anë të fshatit... Po afron dita e tyre më me fat dhe u duhet të flenë në këmbë, me armë në dorë, ashtu si kolumbianët zbrasin kallshnikovët andej nga dëgjohet deri dhe fëshfërima e një gjarpri. Bima në korrik do të korret, do të shitet...Atëherë, fshatarët e vendit më me emër në Shqipëri, ulen nën hijen e fundgushtit

Gërdec, mallkim i hershëm

Image
Kohë më parë dikush u ka treguar se emri Gërdec vinte nga një sëmundje e vjetër, që edhe të shëmtonte. Nuk e kishin besuar! As se, Gërdec është një mallkim i vjetër. Sot e besojnë të gjithë banorët e këtij fshati! E tregojnë në netët e lagështa, teksa rënkojnë para mureve të rëna. Kërkojnë të dinë më tepër për të, përbri themeleve -rrënoja, ku derdhën gjak e mund. Ishte një sëmundje, ishte dhe një mallkim. Sa kohë duhet të kenë kaluar, kur thuhej "të ka zënë Gërdeci" dhe sa kohë para të mallkonin "të zëntë Gërdeci"? Askush nuk e mban mend. Mallkimi ishte aty, është me ta, e do t'i ndjekë pas... Kështu besojnë të gjallët, pas tragjedisë së 15 marsit në fshatin Gërdec, ku shpërthimi i një depoje municionesh mori 26 jetë dhe la gjysmë të gjallë me qindra të tjerë. La jashtë pa rrugë e dëshirë me mijëra qenie, deri dje udhëtues në atë të quajtur Jetë. Sot, aty dëgjohen rënkime. Dikush ende thërret nga thellësia e gropës së zezë, hapur si gojë e së keqes. S'dihet

Në Vain, aty ku kërkohen eshtrat e Remzi Hoxhës...

Image
Të vjetrit, shfletues librash, tregojnë se, Konti Ciano, dhëndrri i Musolinit, gjuetar i zoti ishte i dhënë pas vendit të quajtur Vain, në perëndim të Lezhës. Aq shumë e dëshironte, saqë edhe kur i nevrikosur vraponte për të vrarë insektet e shpifura, mendonte se si të pushtonte Shqipërinë. Edhe sot gjuajnë në këtë vend me 2200 ha, nga të cilat 200 ha janë mbuluar me bimësi pyjore, 1900 ha sipërfaqe ujore dhe 100 ha tokë bujqësore e urbane. Rezervati i Kune-Vainit është cilësuar si rezervati më origjinal, më i bukur dhe një ndër më të pasurit e pellgut të Mesdheut, edhe pse gjahu i rosave ka rënë. Mbase, për të të treguar një tjetër gjueti, atë të njeriut... Tabela, që të lajmëron mirëseardhjen e rezervatit, vazhdon të jetë ndanë ndërtesave të betonuara. Polici i pyllit ngre traun me përtesë. Temperatura e lartë ka filluar. Rruga përmes bimësisë, ku makinat këmbehen me vështirësi dhe shoferët shihen sy më sy nuk është aspak e qetë. Kafzhëzat që lanë pas dimrin janë zgjuar. Specie të za

Aty ku femra shitej 500 marka

Image
Zona ka vite që është pastruar, nuk ka më femra, na thotë një oficer i antikrimit në Shkodër. "Ajo kohë mendoj se ka ikur. Shumë u vranë, disa u burgosën, të tjerë sot radhiten tek Vipa-at e parave", vazhdon oficeri, një djalë me origjinë nga veriu. Në fakt ai dhjetë vjet më parë ka qenë në bankat e shkollës, por i kanë treguar dhe di për atë çfarë ndodhte në Bajzë, vetëm pak kilometra larg qytetit verior, Shkodër. Historinë e vendit ku, femrat e sjella nga trafikantët këtej kufirit të Shqipërisë, tregtoheshin si bagëtitë, e dinë thuajse të gjithë banorët e këtij vendi me ajër të pastër dhe vila të sistemuara bukur, ndërtuar me herët se në çdo territor tjetër. "Ajo çfarë nuk mund ta mendosh kurrë, ka ndodhur këtu", thotë një grua, banore e komunës së Bajzës. "Femrat viheshin në radhë njëra pas tjetrës dhe detyroheshin të ecnin lakuriq për t'u parë nga blerësit. Iu shikonin gojën, dhëmbët, trupin, këmbët", thotë ajo. Pasi na nguli sytë e ftohtë dhe të a