Posts

Blinishti, fshati ku luten...

Image
Tek ecin lehtë me trup të përkulur, pa rënkime dhe i ngjiten asaj pak tatëpjete për t’u ulur pranë faltores, kupton se ke hyrë në vendin ku njerëzit qetësojnë shpirtin para Zotit. Ata luten çdo ditë, bëjnë kryq sapo bie këmbana dhe prekin bukën. Në krah të djathtë të autostradës, sapo kalon Lezhën në drejtim të Shkodrës, shfaqet kisha e madhe. Dje ajo mori emrin e martirëve të vrarë në 45-ën. At Daniel Dajani dhe Padër Pasti kujtohen nga vendësit ditën e ceremonisë, me rastin e përurimit të kishës së re në fshatin Blinisht të Lezhës. Qendra e fshatit është e populluar, katolikët ngadalë futen në tokën e Zotit. Të urtë që nga lashtësia, këta banorë duket se nuk jetojnë asnjë çast pa besim. Në hyrje të kishës një memorial kujton ngjarje të frikshme. Emrat e gjashtë vajzave të vrara në trotuaret përtej kufijve, janë shënuar në pllakën e mermertë. Don Antoni Sharra është njeriu që në kujtim të atyre vajzave vendosi gurët e parë. Pas kësaj historitë rrjedhin dhimbshëm. Banorët kanë dëgjuar

Shkodra në përballje me harresën...

Image
Gropat e shumta në rrugën e vetme që të fut në Shkodër, të bëjnë të ndërrosh krenarinë e saj, me dhimbjen e mosndryshueshmërisë prej kaq kohësh të këtij qyteti. E njëjta pamje, së cilës nuk i kursej gjithë madhështinë që të ofron emri Shkodër, më shfaqet përzier me imazhin ndërtuar gabimisht... që të ngatërrohet në çdo pëllëmbë që shkel këmba...Një "dorë" i mungon qytetit në përballje me egërsinë e harrimit ose "kujtimit" të përgjakshëm, që duket se s'do të shkulet nga ato anë... Askund më shumë se në Shkodër nuk duket e largët dita që; premtimet të realizohen, fjala e dhënë të kthehet në një vepër, çfarëdo, veç të shikohet diçka ndryshe. Para përshëndetjes unike të "shkodranit" që lajmëron hyrjen në vendin e tij, të shfaqet pamja e gërmadhizuar e qytetit. "Kalaja" sërish ka forcën e demonstrimit të qëndresës... Legjenda të imponon domethënien e saj shekullore, por kjo ndodh vetëm në momentin që, nga Buna ngre kokën. Udha e mbarë se erdh pran

NEXHMIJE HOXHA GENJEN

Djali i Mehmet Shehut komenton librin e te vese se Enver Hoxhes "Miqesi e Tradhtuar" Intervistoi: Anila Prifti 1.- Ka disa dite qe ne gazeten "Shekulli" po botohen pjese nga libri i Nexhmije Hoxhes "Miqesi e tradhtuar". A i keni ndjekur keto? Po i kam ndjekur. Duke u nisur nga titulli mendova se ajo ka hequr dore nga varianti i agjenturave. Por jo, ajo i permbahet variantit se Mehmet Shehu ka qene agjent qe para se te hyje ne parti dhe ne levizje "Nacional-Clirimtare). Po te jete keshtu, atehere Enver Hoxha ka qene subjekt ndaj te cilit ka marre urdher te punoje Mehmet Shehu. Kaq naive eshte Nexhmije Hoxha sa te mendoje se mund te ekzistoje miqesi midis agjentit dhe subjektit? Apo ky eshte nje truk publicistik i saj per te shitur librin? Ne baze te permbajtjes se librit, ai mund te kishte pak a shume titullin "Karriera e nje agjenti ne udheheqjen e larte te Partise". Por me kete titull apo dicka te ngjashme, asaj nuk ia blen njeri librin, ve

Myzeqaret e lodhur

Image
E lënë mënjanë bri vargut të kodrave në të majtë të autostradës, kur shkon për në jug të vendit, Lushnja duket e harruar. Dikur pikë turistike, "Blerimi" prej të cilit tregohej nga larg edhe qyteti, tashmë nuk ka as pamjen e një lokali fshati. Rrugët zhurmohen nga gjeneratorët apo kërcitja e ndonjë kovaçhani, muzikë kjo që në vitet e hershme. I çorientuar në kalimet pa lidhje, qyteti banohet më tepër nga të ardhurit e zonave të ndryshme. Vendasit janë larguar, kurse ata që janë tregojnë për varfërinë e mbjellë në vite. Nga statistikat mësohet se numri i të punësuarve është mjaft i vogël, ndërkohë që aktualisht aty numërohet rreth 120 mijë banorë si Prefekturë. Të flasësh për atë çka sot ndodh në këtë qytet me histori, duhet kohë... Ai pasohet nga fshatra gati të vdekura, siç thonë vendasit, dhe pse dikur ato rrethonin fushën e Myzeqesë "Hambari i Shqipërisë". Projekti për autostradën Lushnjë-Fier duket sikur i ka ngrohur banorët, por sërish janë dyshues. Ndonëse jan

http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=all&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Prifti,+Anila&LIMIT=50&STARTFROM=151

Ketu do te gjeni artikuj ne vite!

Dita e Verës, një festë në emër të së panjohurës

Image
Orientimi drejt ekstremeve të jetës duket se është rruga më e thjeshtë për ne. Dje propaganda televizive bëhej me atë çka sot quhet paqe në popull, por ajo është shumë larg për një vend me të papunë, të pashpresë, të futur në kurthin e pakuptimësisë. Kështu u shfaq dhe festa e djeshme, ajo e Ditës së Verës, njohur nga mitologjia si ditë e luleve dhe daljes nga ngujimi i të ftohtit. Që në orët e para, turma njerëzish zaptuan bulevardin e kryeqytetit dhe lëvizja ishte e pandalshme, e pavetëdijshme, e tërhequr drejt asaj që quhet një vend për t’u ulur. Në njërin plan shfaqen këngëtarë të ekzaltuar nga prania e kryetarit të Bashkisë, që ndërsa çirren për t’u dëgjuar edhe pak më larg, llogarisin paratë në fund. Kurse në anën tjetër kalvari i njerzëve me trajse dhe mjetet e fikura si në kortezh. Për ta nuk ka shumë problem të dish pse 14 marsi quhet Dita e Verës, historinë e saj dhe pse duhet të gëzohesh. Mjafton futja mes turmës e kështu mund të ndjehesh një festues i devotshëm. Natyra kish

Rendi Publik: Ironia e krimit

Vetëm dy orë pasi Ministria e Brendshme replikoi me Partinë Socialiste për rendin dhe sigurinë, krimi sfidon egërsisht. Nga një fshat i largët, Podgorie i Korçës, mbërrin lajmi për vrasjen e një personi, gjatë një përplasjeje me armë zjarri. Vdekja e tij u pasua edhe me plagosjen e një kalimtareje. E gjitha thuhet se ndodhi midis dy kushërinjve për arsye të paqarta. Më herët, po në Rrethin e Korçës, policia njoftoi për vetëvarjen e dyshimtë të vrasësit të kambistit, në qelinë e paraburgimit në Drenovë. Në Vlorë, një studente në mëngjes herët goditi me thikë të dashurin e saj. Kronologjia e krimeve ditën e djeshme, pas vrasjeve e grabitjeve të bujshme në Tiranë e Durrës, 60 orët e fundit, ironizojnë deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, i cili reagoi pas akuzave të opozitës për mungesën e sigurisë në vend. “Sot Shqipëria është në nivele më të ulëta kriminaliteti se edhe vetë vendet e Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësi i MB. Në përforcim të deklaratës, ai raportoi një shif