Posts

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Unë kam ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, në vendin e quajtur "Disko e shtetasit A.Zeneli", e cila ndodhet tek "Sheratoni". Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t'iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona për të më eliminuar. Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Në Itali kam mësuar se kishin dërguar njerëz për të më eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulzim Berisha si dhe të afërmit e viktimës. I gjendur në këto kushte, vendosa që me vullnetin tim të lirë të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë kam qenë pjesëmarrës. U nisa nga Italia dhe shkova në Au

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV

Image
Anila Prifti Daniel Gazulli Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat më të shquara të shkencës evropiane të shekullit XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidh dy prej epokave më në shenja të kohës: humanizmit dhe Rilindjes Evropiane. Duke marrë parasysh shtrirjen e veprimtarisë së tij: astronomì, matematikë, fizikë, filozofi, diplomacì, arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet. Pa dyshim, dy lëmet ku ai shkëlqeu më shumë janë astronomia dhe diplomacia. Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe veprën e tij, është e domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecias e sidomos të Raguzës (Dubrovniku i sotëm – ku ai jetoi e punoi më gjatë). Janë veçanërisht me vlerë seritë e mëposhtme arkivore: Diversa Notare; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj. Por edhe arkivat private (nëse ruhen ende, e nuk i kanë rrënuar dallgët e mbrapshta të kohëve) kan

Historia e shqiptarëve dhe “Historia e Shqipërisë”

Image
Nga Anila Prifti Përkimet e ngjarjeve tronditëse, prej kohësh jam munduar t`i emërtoj, herë si mallkim... e herë si rastësi të këqija. Shpeshherë i kam veçuar në mendimin tim, kam ndenjur ngeshëm me to, për të marrë të gjitha sepse-të e mundshme. Mirëpo, më ndodh që, në ngatërrime “themelesh” të më turbullohet mendimi, të më lëshojë arsyeja dhe të më braktisë perceptimi. Këto ditë u pështjellova në vorbullën e Historisë, ndërtuar mjeshtërisht prej pseudohistorianëve, ose historianëve dhe akademikëve, që na ushqejnë me bëmat e skandaleve të tyre shkencore dhe mentale. Ca njerëz të mbyllur, të mykur në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, kanë vendosur të hedhin dritë mbi veten, duke thënë se shqiptarët paskan qenë ardhacakë në tokën e tyre!? Ca hartues librash historie, këtej nga anët tona, seç kanë “mrekulluar” me një libër, që po kthehet në gangrenë. Lëmsh i vërtetë historie, i përzier me histori jetësore puthadorësh e servilësh. Akademikët maqedonas vërtetuan dëshpërimin e radhës, me

Parlamenti 2009’ në duart e Oligarkëve

Parlamenti i ardhshëm, ka shumë mundësi të jetë pushtet në duart e biznesmenëve, të grupeve të interesit për të qenë të pranishëm me përfaqësues politikë, në ligjbërje, Lobingje etj. Masat për këtë tashmë janë marrë, pritet vetëm finalizimi. Mbi 150 mijë Euro janë vënë në dispozicion për të shënuar emrin e një kandidati në listën e të përzgjedhurve për deputetë, në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit e pazareve tentojnë të kapin elitën e politikës. Paratë afrohen nga bizneset e ligjshme dhe ato të paligjshme. Ky informacion doli së fundi nga burime të besueshme të dy partive kryesore të politikës shqiptare, PD dhe PS. Sipas kësaj skeme, deputetët e ardhshëm do të jenë në shërbim të biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm, duke krijuar kështu pushtetin e oligarkëve shqiptarë. “Gjithçka po realizohet sipas një skeme hartuar, skemë kjo që e posedojnë katër personalitetet më të larta të Partisë Demokratike. Çdo emër kandidati, në listë, do të vendoset në pozicionin e fituesit të mandatit

Portret

Ecën në atë rrugë së cilës ia di edhe foletë e milingonave. Vite më parë po në atë shteg u ikte shikimeve. Zërat e zogjve kanë pushuar. Zhurma e ndonjë llamarine makine e gërvisht, larg dëgjohen thirrje babëzie, vijnë përtej mureve të rrugicës së saj si klithmë hijena. Eshtë muzg. Ajo kërkon fëshfërimën e pemëve, do të flas me to, por dëgjon dihatjen e bagëtive të vetmuara. Vështron drejt perëndimit, pret shkëlqimin e mikut të saj si dikur, të përshëndet për këtë natë, por zemërimi i natyrës në lot i ndriçon asfaltin që pret të kuqet. Vetëm toka, ajo është më e fortë, e zezë, asaj i dhëmbin këmbët. S’ndjen butësinë poshtë shputës, nuk i duhet të ulet për të pastruar ngadalë baltën e më pas ti japë formë zogjsh, kaproj, shtëpish, të ndërtoi përrallën e saj. Ecën me hapa më të shpejtë, merr frymë thellë, serish thellë, derisa vendos të qetësoj kraharorin që ngrihet e ulet si të njeriut në qeli. Lëviz si një statujë patetike për të treguar legjendën e rremë; koka e ngritur lart në qënd