Zinxhirët e një shoqërie në verbëri
Anila Prifti Një kasolle dje mbeti bosh. Mysafiri i vetëm i saj e braktisi. Mbërritën aty gjuetarët, e prej saj nxorën “egërsirën” nën zinxhirë. Të parët, ata që e lidhën me hekura, ishin të një gjaku me mikun e kolibes. Per te mos u turperuar, për të mos bërë zhurmë ose, meqenëse ngjasonte me një “bishë”, duhej lidhur dhe mbajtur larg nga njerëzit. Të dytët ishin “vrasësit” e zhurmës. Ia zgjidhën zinxhirët e trashë e të keqpërdredhur - për të mos dëgjuar për pak çaste ulërimën e tij - e për ta degdisur te një palë “zinxhirë” të rinj. Fatkeqi 25-vjeçar u bë preja e frymëzimit të tyre. Sot kasollja është bosh, por errësira ende aty; ashtu si te “Minjtë” e Dino Buxattit, që i detyruan Fisnikët të bëheshin Shërbëtorë e të vlonin qull në kazanë, ndërsa kacavirreshin në trupin gjysmë të zhulosur. Janë gjurmët e një shoqërie në verbëri, që nuk do të gjejë dot shpëtim. U tha se zgjidhen zinxhirët e një të sëmuri mendor në Fier, ashtu sikurse u tha se ishte i tillë, prandaj edhe ia