Monday, January 4, 2010

Kur natyra nuk fal!


Anila Prifti

U çmend natyra!!! Po çmendet e do të çmendet. E ka zënë keq me ne e fatin tonë të kudondodhjes. Vazhdon të bëjë presion me ujë duke na kërcënuar ekzistencën tonë dhe të sendeve tona. Tashmë përballë saj duket se jo vetëm që bie pesha e racionales për të mundësuar qëndrim, por edhe pesha e besimit të madh se natyra i fal lehtë gjërat e saj.
Në të vërtetë edhe fal, e ndoshta më shumë se ndër ne e me ne s`ka falur gjëkundi. Kursimet e saj na kanë ngrehur shkretinave të mendjes se gjithçka është e jona, se duhet përderisa edhe kundra ligjeve të saj ne mund ta ngremë. Mund të fuqizojmë ngrehinën tonë në kohëpakohën e gjithçkasë që duhet të na përkasë me çdo kusht. E njëherë, kur ndoshta edhe vetë asaj (natyrës) i dalin kundër edhe ligjësitë e veta, atëherë mbetemi ne dhe ajo, si përballje të marra për të cilat s`ka gjykim, të gjykuar dhe gjykues. Kjo është ajo c`ka lehtë mendoj teksa shoh litarët e gjatë e të egërsuar të ujit në kërkim të shtratit të hershëm, e që ne njerëzit prej kohësh bëjmë gjumin e brejtësve mbi të. Është lumi që shpall hapur tërbimin e tij prej bishe të sapozgjuar ballë njeriut të vogël, ashtu si poezitë e vrullshme pushtojnë shpirtin e një poeti vetëvrasës. Njerëzve çmendurisht te uritur në padijen e tyre as që edhe u ra në mend se orëve të errësirës, minutave kur një vit shkoi dhe një tjetër erdh, trokiti edhe natyra. Me atë shpejtësi dhe befasi që vetëm ajo mund të vijë, hyri heshtazi si për të festuar me ata; sfiduesit e saj. Kështu ndodhi në veri të vendit tonë, në ultësirën e Shkodrës përreth Bunës dhe në atë Lezhës afër detit. Si një përballje superfuqish, deti ngre dallgët dhe hyn në brendësi, kurse lumenjtë zbritën nga malet; qindra banesa ndodhen mes ujit. Por edhe pse shikon fëmijë gjysmë të zhveshur,të rritur të hidhëruar, nuk është e lehtë të akuzosh për padrejtësi natyrën, ndërsa kërkon atë c`ka njeriu i ka grabitur. Pas kësaj vijnë pamjet sa banale aq edhe kokëshkreta prej njeriu. Nga njëra anë qëndrojnë ata që në propagandojnë në emër të jetës dhe të mirëqenies, nga ana tjetër ata të mjerët; viktimat.
Një i moshuar mendueshëm shikon ujin përreth shtëpisë së tij gjysmë të fundosur dhe vendos të qëndrojë deri në fund. Eshtë banorë i Dajçit të Bregut të Bunës, ashtu si edhe bashkëfshatarëve të tjerë, uji i ka rrëmbyer gjithçka sende të vetat; apo si ata janë mësuar tu thonë kohëve të sotme; pasurinë. Odat janë të pabanueshme dhe nuk është ndonjë çudi që muret e dykatëshes të shemben. Pjesëtarët e tjerë të familjes të marrë me forcë nga ushtria janë dërguar në ambjente t’tjera në Shkodër. Asgjë e vlefshme, e çmueshme nuk duket të ketë shpëtuar në këtë lagje fshatarësh, por plaku vazhdon të qëndrojë. Fytyra e tij, si e një portreti skalitur në bronz duket se i njeh mirë tekat e natyrës, ndaj ai vetëm hesht. Me një dru të gjatë në dorë rremon në fundin e ujit të turbullt me shpresën për të shpëtuar c`të mundet. Nuk dëgjon as thirrjet e policisë a të ushtrisë, që në emër të Shpëtimit i kërkojnë të largohet prej aty. Nuk dëgjon as lutjet e gruas që herë pas here merr rrugën drejt hapësirës së ujshme me shpresën se burri do të tundohet nga rënkimet e saj. Kjo pamje sa intriguese aq edhe e dhimbshme të tregon sesa i vogël e i mjerë është njeriu. Sa i vogël për të marrë në dorë fatin e jetës së tij, sa i mjerë në egërsinë për të marrë gjithçka mendon se i takon. Duket si një përballje e fundit midis lumit dhe plakut 70 vjeçar. Herën e shkuar, takimi midis tyre ndodhi rreth 30 vjet më parë. Edhe kësaj rradhe uji do të shkojë, duke i rrëmbyer plakut atë c`ka mblodhi gjithë jetën e tij; si një kompensim për gjumin që bëri pa pyetur për natyrën.

11 comments:

anton said...

Natyra hakmerret athere kur njeriu mendon se ka arritur cdo gje

pershendetje anila

Mira Prela said...

Anila sot situata eshte shume e rende ne Shkoder, Uji ka hyre ne hyrje dhe liqeni eshte ngritur mjaft. Banoret i ka kap paniku, thone se do permbytet gjithe Shkodra

Fredi Ndoja said...

Faruadin Hoxha sapo foli ne Tv e tha se situata eshte shume e rrezikeshme. Profesori dhe ndertuesi i digave tha se ishte hera e pare qe shikonte nje gjendje te tille. Zoti na ndihmoft ne qe jetojme ne veri dhe jemi poshte digave

Mira Prela said...

Po sapo e degjova edhe une, por ai tha se nuk bahet fjal me u ca digat nese lejohet derdhja e ujit

Fredi Ndoja said...

Normal keta nuk do thone po u hapen digat pa ndodh

Mira Prela said...

Po pse nuk i kane hap me pare keto dreq digash, sot tere diten kane folu per çarjen e tyre

Fredi Ndoja said...

Kur ti hapnim moj Mira kur skishte uje?

Mira Prela said...

Sot eshte bllokuar edhe rruga per ne Tirane, asnje makine nga Shkodra nuk mundi te kaloj

Fredi Ndoja said...

Situata eshtye serioze nuk eshte shaka. Po ndodh katastrofa!

Mira Prela said...

Zoti na ndihmoft!

B.B.A.'s World said...

Hello, my name is Bogdan from Romania. You have a wonderful site. I would like if we exchange links / banners. Thank you!
My website address is: http://descopera-travel.blogspot.com/
E-mail: bogdan_burca@yahoo.com
If you want to do link exchange, banners leave your comments on my blog! a good day!