Posts

Image
E vetmja mënyrë që të jesh i lumtur… Shkruar nga “The Talks” Një bashkëbisedim me Woody Allen - Zoti Allen, besoni vërtet se lumturia në jetë është diçka e pamundur për t’u arritur? Kjo është perspektiva ime dhe ka qenë gjithmonë e tillë. Unë kam një pikëpamje shumë të zymtë, pesimiste mbi jetën. Kam qenë përherë kështu që i vogël; nuk është se kjo ndjesi u përforcua me kalimin e moshës apo si pasojë e ndonjë gjëje tjetër. Unë ndjej se jeta është një përvojë e zymtë, e dhembshme, plot ankthe dhe e pakuptimtë dhe se e vetmja mënyrë që ju mund të jeni të lumtur, është t’i tregoni vetes disa gënjeshtra. - Shumica e njerëzve s’do të binin dakord me këtë që thoni… Por unë nuk jam njeriu i parë që e them këtë dhe as më i dituri. Kjo është deklaruar më herët nga Niçe, Frojdi dhe të tjerë. Cilido ka nevojë për disa iluzione që të mund të jetojë. Nëse e shihni me ndershmëri dhe në mënyrë të qartë, jeta bëhet e padurueshme, pasi ajo është një sipërmarrje tejet e zymtë. - Ngjan

Shopen, shopen

Image

itzhak perlman schindler's list; çmund te doje me teper nje zemer =D

Image
Nuk di nese ishte Itzhak Perlman me Schindler's List apo nje email i 2011-s.  Duhet te kishin kaluar me teper se tre a kater vite, nga hera e fundit kur u ndjeva ashtu.  Shume kohe pa ngasheryer...

Po perjetojme tmerre qe as i kuptojme :(

Image
Kushedi sa here te kam degjuar =D 

Nene duhet te vdesesh !?

Me teper se dy vjet duke lenguar. Kete term dua te perdor per tia bere vetes me te lehte, se ne te vertete ti po vuan dhimbshem dhe padrejtesisht. Nene duhet te vdesesh!?  S’kam degjuar gje tjeter qe kur ALS te zoteron ty. E thone te njohurit, te afermit, mjeket. Nder ta, asnje nuk i di dhimbjet e tua. Ne rastin me te mire ndokush pati durimin te degjoje copez rrefimi per cfare ndodh ne shtepine tone. As une nuk i di tmerret ne trupint tend dhe pse aty; deshmitare e syve qe nuk mbyllen asnjehere.  Sepse ashtu dyshon se bashkohesh me shpejt me boten tjeter. Ne ate bote ku   nuk do te shkosh; andej ku nuk dime çeshte dhe si eshte;  me e lehte te durosh deri ne agoni. Do te qendrosh ne shtrat, edhe kur mbytesh me peshtymen tende; edhe kur nuk mund te perfundosh dot as gjysmen e gotes me lengun e sheges. Do te jesh aty, ne ate qe ne besojme se eshte bota e te gjalleve. Nuk jam nga ato qe di te rrefehem, e rrefimi te ndihmoje dike tjeter. Sjam as ajo qe di te tregoj cilen jete

ALS, vëmendje për VIP-a

Anila Prifti    Me ALS (Sklerozë Amiotrofike Laterale), u njoha këtë fillim vere. Nuk kisha dëgjuar më parë për të. Kuptova mungesën e shakasë nga zëri i trishtë i specialistit nurolog në QSUT Altin Kuqi. Po më njoftonte për një realitet të ri. Nuk pata përceptim të saktë për rrezikun, por në imagjinatë një “vrasës” ishte nisur drejt nënës time. Në dispozicion për të shuar kureshtjen e frikësuar ishin vetëm pak orë. Çdo gjë; sikur shfletoje një libër të bardhë dhe dy radhë në fund për mbylljen dramatike. Mjeku u mjaftua me “më vjen keq, e kam të vështirë…” dhe me heshtjen e mëpasshme për të më treguar se ajo çfarë kërkoja të dija në pak minuta, nuk kishte lidhje me naivitetin, frikën, apo mëshirën. ALS është aty me ty! Të merr frymën, gjymtyrët, të shuan të qeshurën dhe të qarën, e gjitha kjo gjatë një procesi turture. Kurse ti, vetëm mund të jesh një dëshmitar i heshtur i dhimbjes së njeriut tënd. Mbaj mend mjekun, i cili u kujdes të më tregonte se sëmundja konsiderohej “sfidë e

ZEKTHI -Liria e Fjales ndryshe: Marshi i vdekjes -nga E.Kaceli

ZEKTHI -Liria e Fjales ndryshe: Marshi i vdekjes -nga E.Kaceli : Në një qytet të vjetër (antik) U çuan shpirtrat e vdekur dymijë vjet më parë. Të gjithë u strukën në shpellat e shpirtit Frika zapt...