Posts

Myzeqaret e lodhur

Image
E lënë mënjanë bri vargut të kodrave në të majtë të autostradës, kur shkon për në jug të vendit, Lushnja duket e harruar. Dikur pikë turistike, "Blerimi" prej të cilit tregohej nga larg edhe qyteti, tashmë nuk ka as pamjen e një lokali fshati. Rrugët zhurmohen nga gjeneratorët apo kërcitja e ndonjë kovaçhani, muzikë kjo që në vitet e hershme. I çorientuar në kalimet pa lidhje, qyteti banohet më tepër nga të ardhurit e zonave të ndryshme. Vendasit janë larguar, kurse ata që janë tregojnë për varfërinë e mbjellë në vite. Nga statistikat mësohet se numri i të punësuarve është mjaft i vogël, ndërkohë që aktualisht aty numërohet rreth 120 mijë banorë si Prefekturë. Të flasësh për atë çka sot ndodh në këtë qytet me histori, duhet kohë... Ai pasohet nga fshatra gati të vdekura, siç thonë vendasit, dhe pse dikur ato rrethonin fushën e Myzeqesë "Hambari i Shqipërisë". Projekti për autostradën Lushnjë-Fier duket sikur i ka ngrohur banorët, por sërish janë dyshues. Ndonëse jan

http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=all&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Prifti,+Anila&LIMIT=50&STARTFROM=151

Ketu do te gjeni artikuj ne vite!

Dita e Verës, një festë në emër të së panjohurës

Image
Orientimi drejt ekstremeve të jetës duket se është rruga më e thjeshtë për ne. Dje propaganda televizive bëhej me atë çka sot quhet paqe në popull, por ajo është shumë larg për një vend me të papunë, të pashpresë, të futur në kurthin e pakuptimësisë. Kështu u shfaq dhe festa e djeshme, ajo e Ditës së Verës, njohur nga mitologjia si ditë e luleve dhe daljes nga ngujimi i të ftohtit. Që në orët e para, turma njerëzish zaptuan bulevardin e kryeqytetit dhe lëvizja ishte e pandalshme, e pavetëdijshme, e tërhequr drejt asaj që quhet një vend për t’u ulur. Në njërin plan shfaqen këngëtarë të ekzaltuar nga prania e kryetarit të Bashkisë, që ndërsa çirren për t’u dëgjuar edhe pak më larg, llogarisin paratë në fund. Kurse në anën tjetër kalvari i njerzëve me trajse dhe mjetet e fikura si në kortezh. Për ta nuk ka shumë problem të dish pse 14 marsi quhet Dita e Verës, historinë e saj dhe pse duhet të gëzohesh. Mjafton futja mes turmës e kështu mund të ndjehesh një festues i devotshëm. Natyra kish

Rendi Publik: Ironia e krimit

Vetëm dy orë pasi Ministria e Brendshme replikoi me Partinë Socialiste për rendin dhe sigurinë, krimi sfidon egërsisht. Nga një fshat i largët, Podgorie i Korçës, mbërrin lajmi për vrasjen e një personi, gjatë një përplasjeje me armë zjarri. Vdekja e tij u pasua edhe me plagosjen e një kalimtareje. E gjitha thuhet se ndodhi midis dy kushërinjve për arsye të paqarta. Më herët, po në Rrethin e Korçës, policia njoftoi për vetëvarjen e dyshimtë të vrasësit të kambistit, në qelinë e paraburgimit në Drenovë. Në Vlorë, një studente në mëngjes herët goditi me thikë të dashurin e saj. Kronologjia e krimeve ditën e djeshme, pas vrasjeve e grabitjeve të bujshme në Tiranë e Durrës, 60 orët e fundit, ironizojnë deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, i cili reagoi pas akuzave të opozitës për mungesën e sigurisë në vend. “Sot Shqipëria është në nivele më të ulëta kriminaliteti se edhe vetë vendet e Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësi i MB. Në përforcim të deklaratës, ai raportoi një shif

Në Prishtinën e Vlorës

Image
Vlora Dumoshi Anila Prifti Prishtina, mes heronjve të Remarkut dhe dy lumenjve të fshehur.  Emër që mund të vijë nga një gjuhë e lashtë indoevropiane. E kuptimi lidhet me diçka që i përket së kaluarës.  Për herë të parë shkroi për të Johan Kantakuzen, perandori bizantin, në vitin 1342. Ai e përshkroi Prishtinën si një fshat, shënohet në arkivat historike. Sot është kryeqyteti i Kosovës me rreth 600 mijë banorë. Dy lumenj që flenë nën asfalt nga koha e Serbisë, duket si mundësia e vetme për t’u afruar prishtinalive ndjesinë e mallit.  Dilema; qytet me lumë apo pa lumë, edhe pse rrugët janë të mbushura me heronj të papunë, si në veprat e Remarkut. Njësoj si në Tiranë: me militantë të dëshpëruar dhe shtetarë ambiciozë. Kurse ata, idealet e të cilëve qëndrojnë fshehur si lumenjtë, në sarkazëm bisedojnë me vetveten.  Edhe dielli ndriçon e nxeh njëlloj  Muzika prezantohet ndryshe, nga çka serviret e njohur në Tiranë me tallava; dëgjohet rock, jazz, house, ritme e tinguj në përzgjedhje Vlo

Kronikat e vdekjes që sfidojnë jetën

Gjashtë persona çdo ditë tentojnë të vetëvriten; njëri prej tyre vdes. Në 30 orë, një jetë shuhet në aksident. Çdo orë, tri gra kërkojnë ndihmë kundër dhunës së burrit. Një vrasje në tri ditë regjistrohet për shkak të konfliktit me pronën; po kaq është edhe treguesi i vrasjeve për motive banale. Është kjo gjendja ku po gjallojnë shqiptarët, gati njësh me instinktin e vdekjes. Asgjë nuk ka ndryshuar tek ata, në atavizmin e ndjenjës së shkatërrimit. Nëse para ‘90-s humbëm lirinë morale, u izoluam fizikisht, duke u kthyer në objekte të diktaturës, sot po humbasin ekzistencën individuale në kërkim të lirisë që, në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse arratisja nga liria. Lajmet për vdekjet në rrugë, për vetëvrasjet, për krimet në familje, na shfaqin panoramën e luftës midis shqiptarëve dhe padijes së tyre. Si një shoqëri e papërpunuar në institucionalizimin e hipokrizisë, në fshehjen e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, niveli i agresivitetit shfaqet banal, deri në formën e urrejtjes sy më sy. Një

Asgjë s’ndryshon, veç frika rritet

Nga Anila Prifti -  Ka kohë që nuk ndodh asgjë. Veç ndryshimeve globale të klimës, çdo gjë tjetër duket e njëjtë. Padashur, kupton se je dëshmitar i përsëritjeve të bezdisura, si bisedat apo lëvizjet në faqet e Internetit, ku bëhesh njësh me kompjuterin; shikon e merr informacion të bollshëm për botën nga tej xhamit të ftohtë. Por, pasi del prej aty, nuk mban mend as edhe fjalët që tenton t’i rendisësh bukur e me mendim të rrjedhshëm, veç të rritet malli për letrën, bardhësia e së cilës të ndriçonte imagjinatën e mendjes. Ndërsa pjesa tjetër është njësoj: si një garë midis së mirës dhe së keqes, idiotësisë dhe urtësisë, humbësve dhe fitimtarëve, ashtu si recetat e barnave për sëmundjet, si viruset për njeriun dhe për kompjuterët. Duket sikur gjithçka ecën në një drejtim, dhe ti bindesh përherë e më tepër se asgjë nuk të duhet për të menduar si dikur, kur besoje se gjërat ndryshojnë. Njeriu di gjithçka për botën, merr informacion tej kufijve të inteligjencës së tij, por, më shumë se ku